• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja te Kodra e Diellit, shpallet në kërkim autori dhe dy ndihmësit (EMRAT)

18:42 : 30/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lexo edhe:

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

Shpallet në kërkim Vladimir (Valmir) Kola, autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt, më 30 Tetor në Tiranë.

Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë: Kened Antoni e Gjelosh Krasniqi, të akuzuar për mbështetje të autorit të krimit, i cili rezulton se është larguar nga vendi.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së Briken Sanajt në zonën e “Kodrës së Diellit”. Ndaj tij është marrë masa “arrest në burg” në mungesë.

Sipas hetimeve, nuk ndodhet në Shqipëri. Efektivët e policisë, pak ditë më parë, kanë shkuar për të ekzekutuar urdhër-arrestin në banesën e familjes në zonën e Shëngjinit në Lezhë, por nuk kanë gjetur personin e dyshuar.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autori i dyshuar i vrasjes ka dalë nga Shqipëria 2 ditë pasi ngjarja ka ndodhur. Tashmë emri i tij do ti dërgohet pikave kufitareve dhe aeroporteve me qëllim arrestimin e tij. Po ashtu, gjeneralitetet e tij i janë dërguar edhe Interpolit.

E njëjta masë është marrë nga gjykata edhe për dy persona nga Peja e Kosovës, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar ekzekutorin.

Ata janë: Gjelosh Krasniqi 49 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Kened Antoni, 25 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Vladimir (Valmir) Kola

Vrasja

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gjelosh Krasniqi, më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion shtetasit Vladimir (Valmir) Kola, i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së shtetasit Briken Sanaj.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit. Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar e tyre dhe në bashkëpunim me policitë homologe, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njoftoi policia.

“Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit”, shtuan të njëjtat burime.

Motivi

Dyshimet janë se krimi ka ndodhur për hakmarrje.

Sipas raportimeve mediatike, në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze.

Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola. Mes familjeve thuhet se nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua. Ata raportohet se bënin lëvizje të kontrolluara, për shkak të këtij konflikti dhe nuk ekspozoheshin në publik.

Etiketa: Briken Sanajgjakmarrjekodra e diellitvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

10:05 : 10/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025
Para

VIDEO/ Partizani mundet nga iranianët në miqësore, por Skuka nuk i ndahet golit

TË GJITHA

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025

Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

10:52 : 10/10/2025

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

10:46 : 10/10/2025

Tha se shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Putin, Merkel kritikohet ashpër për deklaratat e saj

10:42 : 10/10/2025

Zyrtarizohet nga UEFA, kush është gjyqtari që do vendosë drejtësi në Serbi–Shqipëri

10:35 : 10/10/2025

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

10:20 : 10/10/2025

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar

10:19 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com