• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primare në PD/ Pedagogu Artur Lazri prezanton kandidaturën për bashkinë e Mirditës

12:03 : 29/11/2022
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Pedagogu i Shkencave Politike Artur Lazri ka paraqitur këtë të martë kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës.

Lazri gjatë prezantimit të tij tha se synon fitoren e bashkisë Mirditë në zgjedhjet e 14 majit.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dashur miq. Të dashur demokrate e demokratë stoikë të PD Mirditë! Të dashur mirditorë! Paraqes kandidaturën time në Primaret e PD-së për Bashkinë Mirditë, së pari duke dëgjuar zërin tuaj dhe duke marrë përgjegjësi në këto kohë ekzistenciale për demokracinë në Mirditë e gjithë Shqipërinë. I lindur dhe rritur në Mirditën tonë të vlerave historike kombëtare në familjen fole të martirëve  të demokracisë dhe Lidhjes së Prizrenit, 42 vjeçar, babai i 2 fëmijëve, sot pedagog në shkenca politike e më parë mësues në zonat e Mirditës, me një eksperiencë 17-vjeçare në mësimdhënie e menaxhim publik e privat, ndjehem plotësisht gati për këtë sfidë komunitare të jashtëzakonshme vlere e besimi.

Në traditën familjare, me bashkëshorten si doktoresha juaj, mbetemi të përkushtuar në shërbim komunitar, pavarësisht hapësirave profesionale jashtë Shqipërisë. I farkëtuar bashkë me ju, nëpër betejat politike që i kemi fituar apo humbur, kemi qëndruar të bashkuar dhe ia kemi dalë ta mbajmë kokën lart me vlerë e krenari mirdite. Eksperienca ime politike, ka nisur herët nëpër vite hap pas hapi, duke filluar nga anëtar e deri Kryetar i FRPD Mirditë, nga anëtar e deri i zgjedhur në kryesi e organe tjera të PD-së në Mirditë e më tej në departamentet e PDSH.

Lexo edhe:

E trishtë, ndahet nga jeta ish-pedagogu i Universitetit të Tiranës

Arrestimet tek UBT-ja/ Pedagogu: E prisnim të ndodhte, SPAK të thellojë edhe më tej hetimin

Garancia personale kontribuese dhe drejtuese me fitore historike mbetet beteja elektorale parlamentare e vitit 2021, ku si drejtues i fushatës elektorale me mirditorët e bashkuar treguam qëndresë dhe fitore përballë presionit, shantazhit dhe blerjes së votave nga pushteti.

Të dashur demokratë mirditorë! Pikërisht në zanafillën e fitores historike të 2021, le të marrim forcën e bashkimit të sinqertë të anëtarëve, simpatizantëve, vlerave humane të djathta, të grave dhe burrave, të rinjve dhe të rejave, intelektualëve, studentëve, punëtorëve dhe ti përqendrojmë ato në fitoren e madhe për Bashkinë Mirditë me 14 maj 2023. Sfidat na presin tek dera e shtëpisë, bashkë do i zgjidhim. Së pari, Bashkimi i PD. Do e fillojmë bashkimin nga shtëpia jonë demokrate dhe pastaj do e zgjerojmë deri sa të krijojmë aleancën e vlerave kundër të keqes që na ka zaptuar çdo hapësirë në Shqipëri.

Së dyti, Shpopullimi. Mirdita po vuan gangrenën e madhe të largimit të njerëzve dhe familjeve, kryesisht të rinjve. Vetëm 110 nxënës u ulën në klasën e parë në të gjithë Mirditën. Bashkë, do bëjmë gjithçka mundemi të ofrojmë kushte optimale për njerëzit që ata të mos largohen. Do nxisim mirditorët e diasporës që ata të investojnë në Mirditën e tyre. Do bashkëpunojmë e konkurojmë për projekte zhvillimi me institucionet përkatëse në Shqipëri e BE.

Së treti, Qeverisja e mirë. Punësimi tej normave për frymë popullsie me mbi 600 punonjës ku një pjesë e tyre nuk e dinë as ku e kanë vendin e punës, si dhe korrupsioni galopant në Bashkinë Mirditë, ka sjellë qeverisje të keqe dhe inekzistente, shërbime preferenciale apo të munguara.  Së katërti, Zhvillimi dhe vizioni. Mirdita ka nevojë vetëm për dinjitet ‘’Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para’’, ka thënë Shteinmetz. Të dashur demokratë! Ju kërkoj votën dhe mbështetjen tuaj! Le ti kthejmë bashkë Mirditës veladonin e munguar të historisë, paqes dhe zhvillimit. Mirdita e para! Zoti na e priftë të mbarën! I juaji, Artur Lazri.

Etiketa: Artur LazripedagoguPrimaret ne PDzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E trishtë, ndahet nga jeta ish-pedagogu i Universitetit të Tiranës

10:27 : 23/03/2025
AKTUALITET

Arrestimet tek UBT-ja/ Pedagogu: E prisnim të ndodhte, SPAK të thellojë edhe më tej hetimin

22:23 : 25/02/2025
AKTUALITET

“Zorraxhi studiosh, shpifësirë, papagall. Ik blej cigare”/ Gazetari dhe pedagogu përplasen në emision

16:52 : 06/12/2024
BOTA

Aktori i njohur “shpërthen” ndaj Trump: Ai është një përbindësh

21:01 : 10/03/2024
AKTUALITET

U përllogarit gabim rezultati, kërkohet rinumërim votash në Kamëz, Tiranë e Dibër

15:18 : 20/05/2023
AKTUALITET

Berisha gjen “zgjidhjen” për të ndalur shit-blerjen e votës: Duhet votim me detyrim!

14:47 : 20/05/2023
Para

Meta “shuan” çdo dilemë: Marrim pjesë në protestë, më 6 dhjetor në krah të Berishës

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com