• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministri i Kosovës: Jam kërcënuar nga serbët

17:11 : 28/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku deklaroi se është kërcënuar me jetë nga serbët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çeku u shpreh se kërcënimet kanë ardhur si mesazhe në rrjete sociale, por edhe në mënyrë private, të cilat përmbajnë ndër të tjera, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.

Çeku nënvizoi se kërcënimet erdhi pas reagimit ndaj flamurit, ku gjendej harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë, shpalosur fillimisht nga tifozët serbë në Botërorin “Katar 2022” dhe më pas nga futbollistët serbë në dhomat e zhveshjes.

Sipas tij, shovinizmi serb është rreziku më i madh për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Janë mesazhe, të cilat janë dërguar edhe në hapësirën publike të rrjeteve sociale, të profileve, por edhe private, të cilat përmbajnë fyerje, gjuhë të urrejtjes, por edhe kërcënimeve direkte, si pasojë e asaj që ka ndodhur dhe reagimet që kemi pasur si institucione dhe si shoqëri, në raport me aktin skandaloz të ekipit të futbollit të Serbisë në Botërorin e Katarit. Me një flamur i cili nuk ishte vetëm simbol nacionalist, për më tepër, një veprim shovinist, një pretendim i qartë pushtues, një aspiratë territoriale e Serbisë në raport me Repulikën e Kosovës.

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja kush është kandidati i VV për Prishtinën

REL: Lista Serbe jashtë loje! Si do të mbrohen interesat e serbëve në Kosovë?

Pas këtyre reagimeve dhe sensibilizimit të opinionit botëror, përfshirë edhe FIFA-n dhe nisjes së procedurës disiplinore ndaj Serbisë, si pasojë erdhën edhe këto mesazhe me përmbajtje shumë problematike. Për hir të së vërtetës, nuk është diçka e re, sepse gjuhë të tillë ekstremiste nga Serbia, kemi pasur edhe në të kaluarën. Këtu targetohen edhe zyrtarë të shtetit të Kosovës, edhe intelektualë publikë, edhe shoqëria civile. Për mua, është edhe një dëshmi se shovinizmi serb është rreziku më i madh për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar të shtunën se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.

Etiketa: Hajrulla ÇekuMinistri i Kosovësserbet

Lajme të lidhura

BOTA

Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja kush është kandidati i VV për Prishtinën

18:14 : 18/06/2025
BOTA

REL: Lista Serbe jashtë loje! Si do të mbrohen interesat e serbëve në Kosovë?

13:57 : 30/04/2025
SPORT

Skandali i radhës në Kongresin e UEFA-s, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës (Video)

16:43 : 03/04/2025
BOTA

Analiza: Ç’do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiç për serbët nga Kosova?

18:13 : 25/03/2025
BOTA

Ambasada gjermane përplaset me komentuesit serbë: Bjeshkët e Kosovës nuk janë serbe

21:11 : 11/03/2025
RAJONI

Nga Vullin deri te Bërnabiç: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

15:40 : 06/03/2025
Para

Surpriza nga Franca, Benzema mund të luajë në Botëror

TË GJITHA

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: Trump ndaloi Serbinë të pushtonte Kosovën

20:25 : 30/06/2025

Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje, deri tani flakët kanë shkumbuar rreth 2800 hektarë

20:21 : 30/06/2025

Aktiviteti prodhues i Kinës tkurret për të tretin muaj radhazi

20:18 : 30/06/2025

Barcelona e gatshme të sakrifikojë yllin e skuadrës për transferimin e Williams

20:03 : 30/06/2025

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025

Qëndrimit i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

19:49 : 30/06/2025

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim!

19:49 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com