• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania shtetësi pas pesë vjetësh, planifikon të lejojë shtetësinë e dyfishtë

20:28 : 26/11/2022
në BOTA

Gjermania është duke modernizuar ligjin e shtetësisë. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Maximillian Kall, tha të premten në Berlin, në konferencën e rregullt të shtypit të qeverisë gjermane, se “projektligji është pothuajse gati”. DW tregon se cilat janë ndryshimet e parashikuara?

Shtetësi pas pesë vjetësh

Ndërsa deri tani, për të marrë pasaportën gjermane duhet të kesh jetuar së paku 8 vjet në Gjermani me dokumente të rregullta, me projektligjin e ri mund ta marrësh shtetësinë pas pesë vjetësh. Në disa raste të veçanta, të integrimit të mirë në shoqëri e punë, madje edhe pas tri vjetësh. Angazhimi vullnetar shpërblehet gjithashtu.

Shtetësi pa provim për më të moshuarit

Edhe për imigrantët e brezit të parë, mbi 67-vjeçarë, që jetojnë prej dekadash në Gjermani, por nuk e kalojnë lehtë testin e gjuhës, do të ketë lëshime. Për ta do të mjaftojë që “të jenë të aftë të kuptohen në gjermanisht”.

Lexo edhe:

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

Poashtu edhe fëmijët e lindur në Gjermani mund të marrin automatikisht shtetësinë gjermane, nëse njëri prej prindërve jeton në mënyrë të rregullt prej pesë vitesh në Gjermani.

Përjashtimet nga shtetësia mbeten të njëjta

Shumë rregulla kanë mbetur të njëjta në projektligj: Nga natyralizimi do të përjashtohen persona që kanë kryer vepra penale, qoftë në Gjermani, qoftë në vendin e tyre, ose që kanë shfaqur në të kaluarën qëndrime antikushtetuese.

Gjithashtu do të jetë e vështirë për personat që nuk mund të provojnë identitetin e tyre, që kanë një leje qëndrimi të përkohshme ose që janë me Duldung.

Pak shanse kanë edhe ata që marrin përfitime sociale nga shteti. Përjashtime për këta ka vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Shtetësia e dyfishtë lejohet

Deri tani, për të marrë shtetësinë gjermane duhet të dorëzoje shtetësinë e vendit tënd. Ky rregull pritet të hiqet.

Sipas draftit, të cituar nga disa mediume, marrja e shtetësisë edhe në të ardhmen do t’u jepet vetëm personave që nuk kanë bërë vepra penale, as në vendin e tyre e as në vendin aktual. Dhe që nuk janë kundër kushtetutës.

Gjermania është vend imigrimi

Parimet kryesore për një ligj të reformuar të shtetësisë ishin vënë qysh në marrëveshjen e koalicionit mes Partisë socialdemokratëve, Të Gjelbrit dhe partisë liberale, në nëntor 2022.

Zëdhënësi  i ministrisë së brendshme, tha se “qeveria federale e sheh Gjermaninë si një vend të larmishëm imigrimi, si një shoqëri të larmishme imigrimi, dhe për këtë arsye po modernizon normat ligjore, veçanërisht në fushën e ligjit të shtetësisë.”

Opozita kritikon

Opozita gjermane konservatore e ka pritur me zemërim lajmin për projektligjin e ri.
Nënkryetarja e grupit parlamentar opozitar, CDU/CSU,  Andrea Lindholz, tha për gazetën “Bild”, se mesa duket, “koalicioni synon ta nxjerrë pasaportën gjermane në tregun e vjeturinave”.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, u shpreh i indinjuar me planet e koalicionit të qendrës së majtë. Ai i quajti ato “të padiskutueshme”. Sipas tij, liberalizimi i ligjit të natyralizimit e ul motivimin e imigrantëve për integrim dhe shpërblen mungesën e vullnetit për t’u identifikuar qartë me Gjermaninë”.

Miratimi pritet të jetë i vështirë

Tema e shtetësisë ka qenë një nga temat më të ndjeshme për elektoratin partiak në Gjermani. Që tani projektligji ka shkaktuar shumë komente kritike në median sociale.

Por edhe gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e kritikoi projektligjin dhe e quajti “zhvlerësim të shtetësisë gjermane” dhe “mospërfillje të interesave gjermane”

Nuk përjashtohet mundësia, që pas miratimit nga kabineti qeveritar dhe Bundestagu, ai të bllokohet nga Landet në Bundesrat, ose të ketë nevojë për angazhimin e një komisioni ndërmjetësues, derisa të miratohet përfundimisht. Por për momentin, sipas burimeve qeveritare në Berlin, ai ka dalë nga ministritë dhe i është dorëzuar për shqyrtim kancelarisë, shkruan /DW/

Etiketa: gjermanianenshtetesi

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
SPORT

Nagelsmann kritikohet për humbjen e Gjermanisë: Na mungoi agresiviteti ndaj një rivali të fortë!

17:10 : 05/06/2025
SPORT

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025
SPORT

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025
SPORT

Gjermani-Portugali/ Zhbllokohet supersfida, Wirtz kalon në avantazh “panzerat”

22:23 : 04/06/2025
Para

“Po punohet për marrëveshje me Shqipërinë”, Britania rregulla të reja për emigrantët

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com