• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Hoteli “Ador” u konfiskua për 5 mln €, në ankand nxirret për 800 mijë euro

14:33 : 24/11/2022
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga Boldnews.al

Një nga pasuritë më të mëdha të krimit të organizuar, të sekuestruara në Shqipëri, ka qenë hoteli “Ador” në Rinas. Një ambient luksoz, afër aereoportit, i cili i kaloi shtetit në dhjetor të vitit 2021.

Sipas SPAK, prona i përkiste Admir Hoxhës, i cili është dënuar me 12 vite burg. Ai bënte pjesë një grup kriminal që kishin ngritur një laborator droge në Has.

Aktualisht Hoxha është i lirë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë, pasuria e tij më e madhe (e sekuestruar) ka dalë në ankand.

Por, shikoni se me çfarë çmimi?!

Lexo edhe:

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Në njoftimin e fundvitit të kaluar, SPAK shkruan se pasuria ka një vlerë 5 milionë euro. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Pronës Publike e nxjerr në ankand me një vlerë 800 mijë euro!

Faksimile: Njoftimi i hapjes së ankandit për hotelin “Ador”, me një vlerë 800 mijë euro
Faksimile: Njoftimi i hapjes së ankandit për hotelin “Ador”, me një vlerë 800 mijë euro

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Drejtoria e Përgjithshme e Pronës Publike, një institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ka hapur një ankand në bazë të një VKM-je. Sipas tyre, në këtë vendim përcaktohen kriteret, mënyrat dhe procedurat e dhënies në përdorim dhe të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara, e cila shpallet për shitje me një çmim fillestar.

Më tej, në këtë vendim, thuhet se pasuria është në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, por që prej ditës që u sekuestrua, pasurisë i është vënë shiriti dhe s’është menaxhuar.

Në dokument shkruhet gjithashtu se pasuria e cila nxirret në ankand është “Bar-Restorant hotel ‘Ador'”, me numër pasurie 32/24”. Ka një truall 3320 metra katrorë dhe sipërfaqe ndërtimi 638 metra katrorë. Por, shikoni pak çmimin e ankandit; 82.000.000 lekë. Ose, rreth 800 mijë euro! Një shumë gjashtëfish më e vogël nga vlera reale e kësaj pasurie.

Faksimile: Në shpalljen e ankandit, pjesëmarrësit duhet të shkruajnë se s’kanë konflikt interesi me pronarin e parë
Faksimile: Në shpalljen e ankandit, pjesëmarrësit duhet të shkruajnë se s’kanë konflikt interesi me pronarin e parë

Në dokumentet shoqëruese, ministria thotë se personat apo firmat e interesuara duhet të bëjnë kërkesë me shkrim për blerjen e objektit, mandat pagesën apo garancinë bankare në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë. Gjithashtu edhe “deklarimin personal të secilit pjesëmarrës, që vërteton se ky i fundit nuk është në konflikt interesi”.

Pra, me Admir Hoxhën, i cili vijon të jetë i lirë.

Ka dyshime se pas këtij çmimi “fshihen” njerëzit e pronarit të parë dhe se pasuria do të vijojë të menaxhohet sërish nga familja Hoxha. Madje, për këtë arsye, që nga vitit 2018 e deri në ditët e sotme, bari, restoranti dhe hoteli nuk është menaxhuar, pas “frikës” së Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për ta menaxhuar.

Faksimile: SPAK thotë se vlera e hotelit “ADOR” është 5 milionë euro. Përse u nxor në ankand me vlerë 800 mijë euro?!
Faksimile: SPAK thotë se vlera e hotelit “ADOR” është 5 milionë euro. Përse u nxor në ankand me vlerë 800 mijë euro?!
Faksimile: SPAK thotë se vlera e hotelit “ADOR” është 5 milionë euro. Përse u nxor në ankand me vlerë 800 mijë euro?!
Faksimile: SPAK thotë se vlera e hotelit “ADOR” është 5 milionë euro. Përse u nxor në ankand me vlerë 800 mijë euro?!

Më sipër, faktuam se Drejtoria e Pronave e ka nxjerrë në ankand këtë pasuri me një vlerë 800 mijë euro. Por, sa e ka vlerësuar vetë SPAK kur e sekuestroi dhe konfiksoi?!

Në dhjetor të vitit të kaluar, sipas njoftimit më sipër, SPAK shkruante në rrjete sociale se hoteli “Ador” në pronësi të Admir Hoxhës, i ka kaluar shtetit.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftimin e SPAK. Pra, me një vlerë 5 milionë euro. Apo, 6 herë me shumë sesa vlera e nxjerrjes në ankand.

Vlera e këtij ankandi veçse i vë vulën paaftësisë së organeve të drejtësisë, apo edhe të qeverisë, për luftë “pa kompromis” me krimin e organizuar. Nëse do ta luftosh, duhet t’i marrësh pasurinë. Por, edhe në këtë moment që ia merr, sërish e fal atë te pronari i parë!

Etiketa: 5 milione eurohotel "ADOR"konfiskohetspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
Para

Përplasi për vdekje me makinë një 21-vjeçare, vetëdorëzohet në polici shqiptari

TË GJITHA

Avokati dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com