• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi me azilin/Braverman s’i ndahet shqiptarëve: Vetëm 36 nga 12,000 u deportuan

10:21 : 24/11/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Sa herë bëhet fjalë për emigrimin e paligjshëm dhe ka diskutime të ashpra për çështjen e azilkërkuesve dhe dështimin e politikave të Home Office, ligjvënësit britanikë do ta adresojnë problemin duke iu referuar shqiptarëve.

Këtë ka bërë sërish mbrëmjen e djeshme në Komitetin e Çështjeve të Brendshme në Commons, ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, e cila nuk i ndahet shqiptarëve pavarësisht se termi “pushtim” dhe retorika e saj kriminale u kritikuan fort si në Tiranë dhe në Londër, në një tubim që pa mbi 3500 shqiptarë të protestonin në sheshin para Westminster.

Gjatë debatit për paaftësinë ose neglizhencën e punonjësve të Home Office për të trajtuar në kohë kërkesat për azil, pasi u zbulua se çdo punonjës i çështjeve zgjidh vetëm një kërkesë për azil në javë, Braverman tha se “vetëm 36 nga 12,000 emigrantët shqiptarë që kanë arritur në Britani këtë vit janë deportuar direkt nga qendra e pritjes së emigrantëve në Manston”.

Teska raportonte para deputetëve, Braverman zbuloi se stafi i Home Office do të marrë bonuse deri në 2500 £ për të shpejtuar procesin, pasi synimi i qeverisë së Rishi Sunak është katërfishimi i shkallës me të cilën zgjidhen kërkesat.

Por deputeti i partisë Konservatore ku edhe ministrja bën pjesë, James Daly i tha asaj se ishte “paaftësia e gradës” që secili nga 1000 punonjësit e çështjeve të azilit të Home Office merrte vetëm një vendim në javë, teksa numri i dosjeve të mbartura arrin në 122,000.

Lexo edhe:

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Kriza humanitare në Gaza, Britania e Madhe jep paketë ndihme 4 milionë paund

Por, Braverman tha se po bëhen lëvizje për të përmirësuar procesin e vendimmarrjes me synimin për të rritur numrin e kërkesave që secili anëtar i stafit proceson, ndërsa departamenti synon të punësojë 500 punonjës shtesë deri në mars.

“Ka pasur presione në rritje mbi sistemin e azilit për disa vite. Jam dakord që jemi në krizë. Nuk mendoj se është e drejtë të përpiqemi të minimizojmë sfidën me të cilën po përballemi ose të sugjerojmë se është e lehtë për t’u rregulluar”, tha ajo.

Më tej Braverman pranoi se qeveria ka dështuar në mbrojtjen e kufijve, por papërgjegjshmërish fajësoi emigrantët që kalojnë Kanalin për “abuzim me bujarinë e popullit britanik“.

Ndërkohë, deputeti konservator Lee Anderson i tha Braverman se departamenti po vendoste dhjetëra mijëra azilkërkues në hotele “sepse Ministria e Brendshme ka dështuar të kontrollojë kufijtë“.

“Ne kemi dështuar të kontrollojmë kufijtë tanë, po, dhe kjo është arsyeja pse Kryeministri dhe unë jemi absolutisht të vendosur për ta rregulluar këtë problem“, u përgjigj ajo.

E pyetur se si Home Office arriti të mbajë 4,000 emigrantë në kushte të këqija në Manston, Braverman tha se “unë do t’ju them se kush është fajtori, është shumë e qartë se kush e ka fajin“, duke drejtuar gishtin nga autoritetet.

“Janë njerëzit që po thyejnë rregullat tona, që vijnë këtu ilegalisht, duke shfrytëzuar njerëzit e cenueshëm dhe duke u përpjekur të abuzojnë me bujarinë e popullit britanik”, nënvizoi ajo.

Burimi: DailyMail/ Përshtati: Boldnews.al

Etiketa: Britania e Madheemigrantet me gomoneshqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

BOTA

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

09:03 : 03/06/2025
BOTA

Kriza humanitare në Gaza, Britania e Madhe jep paketë ndihme 4 milionë paund

19:20 : 21/05/2025
BOTA

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

19:01 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott: Politikanët e korruptuar…

19:49 : 30/04/2025
BOTA

Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Myanmar

14:40 : 30/03/2025
BOTA

Britania ‘krahë’ SHBA-së, nuk do t’i përgjigjet rritjes së taksave për çelikun dhe aluminin

22:29 : 11/03/2025
Para

Grabitën 11 pika karburantesh, merr fund "spektakli" i dy shqiptarëve në Greqi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com