• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sera e kanabisit “zhvesh” kupolën drejtuese të policisë në Berat, përjashtohen 7 oficerë

15:31 : 22/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Një furtunë e vërtetë është vendimi më i fundit i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për të firmosur përjashtimin e 7 komisarëve dhe inspektorëve, së bashku me urdhrin e shkarkimit të shefit të Policisë Edmond Tarkaj në Drejtorinë e Beratit.

Tarkaj dhe gjithë kupola drejtuese në Berat kanë qenë nën hetim nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që pas zhvillimit të operacionit “Stuhia” që çoi në zbulimin e 870 kg kanabis në serat e fshatit Rërëz dhe arrestimin e 11 personave, ndërsa u shoqëruan mbi 100 gra që ishin punësuar për të pastruar e paketuar lëndën narkotike.

Në një mënyrë apo tjetrën policia e kishte pranuar se rendi në Berat kishte dalë jashtë kontrollit në një kohë që aktiviteti kriminal kryhej në mes të ditës.

Policia Vendore e Beratit pasi u la tërësisht jashtë loje në aksionin që çmontoi aktivitetin kriminal, ku ishin punësuar dhjetëra gra, të cilat mbërrinin në fshat nga zona të tjera të Shqipërisë, përfshirë Shkodrën, Lezhë, Kamzën e të tjerë, u vesh me hije të forta dyshimi për rolin e saj.

Ndaj AMP dhe Prokuroria nisën menjëherë një hetim për të zbuluar rolin e drejtuesve të lartë policorë në Berat, por edhe oficerëve lokalë në mbarëvajtjen e këtij procesi, për të shmangur goditjen e tij nga forca e ligjit.

Lexo edhe:

Berat, humb jetën i riu në qendrën për personat me aftësi ndryshe

Nxirrnin ilegalisht gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 2 të proceduar

Kjo liri e krimit për të vepruar i ka “ngrënë kokën” drejtorit Tarkaj dhe kupolës së tij drejtuese, pavarësisht se ai ishte një investim direkt dhe një prej njerëzve më të besuar të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili është edhe drejtues qarku për PS në Berat.

Tashmë Tarkaj do të zëvendësohet nga Kastriot Skënderi, i cili deri më tani mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Skënderi, disa vite më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Tiranës, ndërsa ky është ndryshimi i parë në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit me Rrumbullakun në krye.

NJOFTIMI I POLICISE:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, zhvilloi një analizë pune me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se pavarësisht se informacioni përmes të cilit u godit veprimtaria e organizuar e kultivimit të kanabisit në sera, në territorin e fshatit Rërëz, ishte tërësisht i strukturave të posaçme për hetimin e krimit të organizuar, në Policinë e Shtetit, mosevidentimi i kësaj paligjshmërie të hapur, nga vetë strukturat vendore të Policisë së Beratit, është tërësisht i patolerueshëm dhe i ndëshkueshëm.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka zhvilluar dhe përfunduar një hetim të thelluar, në përfundim të të cilit, bazuar në shkeljet e rënda administrative që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Drejtues i Parë Edmond Tarkaj, uljen në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur për emërimin e Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj, në detyrën e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Në vijim, bazuar në shkeljet administrative dhe në mospërmbushjen e detyrave funksionale, Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë, të 7 punonjësve të Policisë, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues, konkretisht:

  1. Kryekomisar B. M., me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
  2. Kryekomisar S. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
  3. Komisar A. H., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
  4. Nënkomisar A. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
  5. Nënkomisar M. R., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
  6. Inspektor V. T., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
  7. Inspektor G. S., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh.

-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.

-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie.

Në fund të analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat e Policisë në qarkun Berat, angazhim, përkushtim, profesionalizëm, bashkëpunim me qytetarët, performancë, reagim në kohë dhe zgjidhje të problematikave në bazë të kompetencave që iu jep ligji.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është i vendosur për të ndëshkuar cilindo nga radhët e Policisë që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje dhe abuzim që mund të kryhet nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm, profesional dhe ligjor.

LEXO EDHE:

Sera me kanabis në Berat i “ha kokën” të besuarit të Çuçit, shkarkohet Edmond Tarkaj

I besuari i Çuçit ktheu Beratin në fermë kanabisi. A mori bekimin e ministrit?

Etiketa: Edmond Targajpolicia e beratitsera me kanabis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berat, humb jetën i riu në qendrën për personat me aftësi ndryshe

14:19 : 25/11/2023
AKTUALITET

Nxirrnin ilegalisht gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 2 të proceduar

17:54 : 04/11/2023
AKTUALITET

Policia zbulon masat për qarkullimin e mjeteve në pelegrinazhin e malit të Tomorrit

17:39 : 17/08/2023
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, dy mjete përplasen “kokë më kokë”

22:46 : 27/03/2023
AKTUALITET

Sera e kanabisit në Berat/ Shfryhet operacioni, Apeli “liron” 8 nga 11 të arrestuarit

20:26 : 30/12/2022
AKTUALITET

Kanabisi në Berat/ Berisha: Ministri kërkoi që sera të mos preket

19:12 : 12/12/2022
Para

Katër mënyra për të lehtësuar dhimbjen e fytit pa ilaçe

TË GJITHA

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com