• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grupi i Alibeajt-Ramës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Shkodër, Lezhë e Durrës

11:45 : 22/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve rreth tij i kanë bërë një kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama ku theksohet se duhet të shpallet “gjendja e fatkeqësisë natyrore” në 3 qarqet e prekura nga përmbytjet si Shkodra, Lezha dhe Durrësi.

Në një konferencë për mediat Alibeaj tha se tre përfaqësuesit e PD të qarqeve të prekura nga përmbytjet, i kanë iniciuar kryeministrit kërkesën që gjendja e jashtëzakonshme të shpallet për 30 ditë, në mënyrë që qytetarët e prekur të kompensohen nga qeveria.

Deklarata e Alibeajt:

Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahcallëkut në Shkodër. Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, siç ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe. Nisur nga ky bilanc tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Konkretisht, neni 174 i Kushtetutës përcakton se “Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.”. Kushtetuta nuk përmban ndonjë përkufizim për situatën e fatkeqësisë natyrore, por ai jepet në nenin 3, pika 9 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Kjo dispozitë përcakton se fatkeqësitë natyrore janë fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tejzgjatura, rrëshqitjet artitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe det etj.

Lexo edhe:

Raporti nxjerr zbuluar Ramën: Përmbytja e Vlorës në 2024 nuk ishte nga reshjet

Përmbytja nga “hidrocentrali i dy Vasilëve”, KLSH: Të shkarkohet drejtori i AKBN, Erlind Sulo

Më tej, ligji përcakton përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave. Në nenin 18, gërma “ç” përcaktohet se Këshilli i Ministrave mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. I njëjti parashikim gjendet edhe në nenin 39 të këtij ligji. Ndërsa, neni 40 përcakton kategoritë e emergjencave sipas shtrirjes së tyre, përkatësisht në: (i) emergjenca vendore, kur shtrihet brenda një bashkie; (ii) emergjenca rajonale, kur shtrihet në bashki apo qarqe të ndryshme; dhe (iii) emergjenca kombëtare, kur shtrihet në të gjithë territorin. Neni 42 përmban në mënyrë të detajuar masat që merren nga institucionet publike, strukturat operacionale të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit për përballimin e situatës së fatkeqësisë natyrore.

Duke u kthyer në rastin konkret, rezulton se kemi të bëjmë me një situatë të shkaktuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, të cilat hyjnë në fushëveprimin e konceptit të fatkeqësisë natyrore, sipas përkufizimit të nenit 3, pika 9 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Në këtë kuptim, Këshilli i Ministrave, në përputhje me detyrimet e saj që rrjedhin nga neni 174 i Kushtetutës dhe nenet 18, 39 të ligjit nr. 45/2019, duhet të vendosë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Për shkak se përmbytjet dhe vërshimet e ujit janë të përhapura në bashki të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës, Këshilli i Ministrave, në përputhje me nenin 40, duhet të shpallë gjendjen e emergjencës rajonale, si dhe të përcaktojë masat e nevojshme për institucionet, strukturat, subjektet private dhe qytetarët, në përputhje me nenin 42 të ligjit nr. 45/2019.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, me qëllim përballimin në mënyrë sa më efikase të situatës së krijuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, në funksion të mbrojtjes së shëndetit, jetës, pronave dhe pasurive të qytetarëve, në mbështetje të nenit 174 të Kushtetutës, nenit 39 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile, dhe nenit 10 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të zonave të përmbytura, kërkojmë shpalljen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, si dhe marrjen e masave të nevojshme.

Etiketa: Enkelejd Alibeajgrupi alibeajtpermbytet shkodrapermbytja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti nxjerr zbuluar Ramën: Përmbytja e Vlorës në 2024 nuk ishte nga reshjet

17:34 : 20/01/2026
AKTUALITET

Përmbytja nga “hidrocentrali i dy Vasilëve”, KLSH: Të shkarkohet drejtori i AKBN, Erlind Sulo

19:52 : 03/07/2025
AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

Alibeaj: Ligji i Ramës e Berishës na la pa para nga shteti për fushatën

21:28 : 14/04/2025
AKTUALITET

Dash Shehi bën koalicion me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 11 Majit

12:13 : 27/12/2024
AKTUALITET

“Ligjërisht s’ka problem”/ Alibeaj: Listat e mbyllura do t’i lëmë bosh, do ecim me lista të hapura

20:08 : 25/12/2024
Para

Po ngiste makinën me shpejtësi, Bujar Qamili e pëson keq nga policia

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom