• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbytja e Shkodrës/ Berisha: KESH-i kreu krim, Rama-Balluku hapën portat e HEC-ve

13:06 : 21/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Situata e rënduar në qarkun e Shkodrës, ku mbi 1 mijë hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit dhe mbi 300 familje janë evakuuar, ka shtyrë kryedemokratin Sali Berisha që të udhëtojë drejt kryeqendrës së Veriut.

Berisha është ndalur fillimisht në fshatin Kuç, që është një prej zonave më të prekura nga përmbytjet, ku ka takuar banorët dhe bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama, ministren e Energjisë Belinda Balluku dhe KESH-in për situatën.

Berisha tha se energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha nga ana e qeverisë Rama, ndërsa theksoi se përmbytjet në Shkodër mund të ishin shmangur nnëse do prodhohej energji dhe do ulej niveli.

“Kjo ishte absolutisht e parashikueshme, e ndalueshme. Energjia nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar. Qeveria ka qëndrim armiqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme”, tha Berisha.

Sipas kreu të PD pavarësisht se qeveria ishte lajmëruar nga IGJEUM se vendi do të përballej me reshje të pazakonta dhe kryesisht Alpet e Veriut, ata vazhduan të lidhnin kontrata për blerje energjie, duke bërë që dje kur ishte i nevojshëm prodhimi për të ulur nivelin e prurjeve, të mosvepronin dot.

Lexo edhe:

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

Kjo kontratë vjedhjeje sipas Berishës e detyroi ditën e djeshme KESH të hapte portat e Komanit dhe Vaut të Dejës për të përmbytur Shkodrën.

“Këto reshje kanë qenë të parashikuara. Qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ja ka dërguar shkresën në zyra këtyre qeveritarëve që vjedhja jua ka verbuar sytë. Instituti, në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Belinda Ballukun sepse e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur. Ndërsa importonin energji e kishin bllokuar prodhimin dhe tani thotë e bëra për të shtuar rezervat. Por ku i pate sytë kur të dhënat e meteorologëve thanë se do të kenë reshje ekstreme. Pra nga data 14-20 nëntor 10 mln euro energji elektrike, 5 mln i fusin në xhep. Tani që ka plasur skandali përpiqen të mashtrojnë. Nuk donin të ndërprisnin vjedhjen dhe sot janë mbi 2500 hektarë të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës, dhe të gjitha këto janë nga skema e vjedhjes. Zonja dilte dhe tmerronte shqiptarët se dimrin do e kemi të vështirë”, tha Berisha.

Berisha hodhi akuza të forta edhe ndaj KESH, duke thënë se ka kryer krim të rëndë duke lejuar hapjen e portave pa njoftuar autoritetet lokale në Shkodër, në mënyrë që këto të fundit të merrnin masa për të mbrojtur banorët e zonave të rrezikuara nga përmbytjet.

“Dëshmi e një papërgjegjshmërie të plotë të qeverisë. Mbrëmë janë hapur tunelet e Komanit. Nga mbrëmë deri para pak kanë derdhur nga portat e Vaut të Dejës 2000 m kub/ sek, dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve. Prandaj kanë bërë këtë përmbytjet ata me këto shkarkime kriminale. Kriminale se ishte e parandaluar. Kur kanë kryer krimin, nuk kanë njoftuar kryetarin e Bashkisë, nuk ju kanë njoftuar juve. Ata duhej të njoftonin disa orë përpara. Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë që dje kërkoi që KESH të njoftonte për çdo lëvizje. KESH duhej të njoftonte, ata e kanë detyrim që të njoftonin”, tha Berisha ndër të tjera.

Etiketa: Edi Ramapermbytet shkodrapermbytjaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025
Para

Qeveria fsheh kontratën e kateve shtesë me Armando Lilon e "Arlis shpk"

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com