• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situatë kaotike/ Hapen digat, uji “gllabëron” gjithçka në veri, zhduken babë e bir

15:28 : 20/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë nisur prej orëve të para të mëngjesitë të sotëm kanë “paralizuar” vendin duke shkaktuar probleme serioze në disa zona kryesisht ato veriore.

Problematika të shumta janë shënuar në veri të vendit kryesisht në Shkodër dhe në Lezhë ndërsa burimet bëjnë me dije se situata kaotike është ka ardhur për shkak se autoritetet kanë hapur digat e kaskadës së Drinit. Si pasojë e keqmenaxhimit raportohet se i gjithë territori i vendit është përmbytur ku uji ka “gllabëruar” çdo tokë bujqësore, çdo shtëpi ndërsa mediat raportojnë paraprakisht për 3 viktima.

Situata problemtike, bllokohet hyrje e automjeteve në qytetin e Shkodrës

Përkeqësohet situata në hyrje të Shkodrës, bllokohet qarkullimi për mjetet e vogla. Banesat në disa zona janë përmbytur ndërsa disa të tjera nuk kanë energji elektike. Sakaq, tokat bujqësore janë gjithashtu nën pushtetin e ujit, kjo pasi lumi Gjadër ka dalë nga shtrati. Poashtu niveli i lumit Kir në Shkodër është rritur për shkak të reshjeve të dendura. Zona e Bardhajve ka pasur prani të ujit në oborret e banesave.

Në lagjen “Ajsëm” nivei i ujit është rritur, ndërsa banorët janë detyruar të lëvizin me varka për të shkuar në pjesën tjetër të qytetit. Raportohet se 10 banesa janë përmbytur në këtë zonë. Harku i Berdicës” në hyrje të Shkodrës është mbuluar nga uji gjithashtu. Me dhjetëra hektarë tokë ndodhen nën ujë, rrugët kombëtare janë pjesërisht të përmbytura, ndërsa shtëpitë në fushën e Shkodrës po rrethohen nga uji. Në disa zona në këtë qytet uji shkon deri në 50 centimetra.

Lexo edhe:

Dy të vdekur në Australi nga përmbytjet e mëdha, izolohen dhjetëra mijëra banorë

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, shkarkohet e dhunuara

Pamje nga përmbytjet në Shkodër:

Situata është përkeqësuar ndjeshëm në fshatin Kuç të Gurit të Zi në Shkodër. Sipas raportimeve të banorëve niveli i ujit është rritur ndjeshëm, ndërsa raportohet se uji ka hyrë pothuajse në çdo shtëpi duke shkatërruar gjithçka.

Ndërkohë, po rrezikohet edhe gjëja e gjallë dhe po bëhen përpjekje edhe për largimin e tyre nga zonat e mbuluara nga uji tashmë. Situata nuk paraqitet e mirë aq tek Harku i Bërdicës në hyrje të qytetit të Shkodrës. Uji ka dalë në rrugë duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Krahasuar me vitet e kaluara të përmbytjeve, kur uji del tek Harku i Bërdicës, po shkarkohen sasi të mëdha uji nga HEC Vau Dejës, në rendin e 2500- 3000 m3 për sekondë dhe jo 1300 siç deklaron KESH.

  • U rrëmbyen nga përroi në Malësinë e Madhe, vajza shpëtoi, babë e bir po kërkohen nga polumbarët!

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin zyrtar para pak minutash lidhur me zhdukjen në ujërat  e përroit në Shkrel të Malësisë të Madhe, të një makine ku udhëtonin një baba me dy fëmijët e tij, 13 dhe 17 vjeç, Pjetër Rrushi. Sipas Policisë, vajza ka mundur të shpëtojë, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e babait me djalin. Ata tashmë po kërkohen nga forcat e specializuara.

  • Paralelisht raportohet për 1 viktimë në Fier

Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Fier teksa një 60-vjeçar humbi jetën teksa ishte duke punuar në biznesin e tij, një pikë mbledhjeje skrapi në vendin e quajtur Kthesa e Patosit. 60-vjeçari sipas policisë u godit në kokë aksidentalisht nga një mjet tip pirun që shërben për lëvizjen e materialeve të rënda. Për shkak të goditjes, burri nuk ka mundur t’i shpëtojë plagës së marrë pavarësisht dërgimit në spital.

Ashtu si çdo herë ku ka reshje të dendura shiu, zona në afërsi të Xhamisë së Plumbit në Shkodër ndodhet në vështirësi. Uji është brenda shtëpive, ndërsa banorët thonë se dëmet janë të mëdha. Reshjet e shiut sollën bllokimin e segmentit Shkrelë-Bogë: gjithashtu kjo zonë është pa drita dhe me rrugë të mbyllura nga vërshimi ujit dhe rrëshqitja e dheut.

Shiu rriti ndjeshëm prurjet edhe në lumin Drin. Vërshimi i ujit solli për pasojë përmbytje të rrugëve dhe fushave. Më herët gjatë ditës, situatën e pa nga afër ministri Peleshi, i cili tha se po punohet për zhbllokimin e kanaleve kulluese. Sipas tij, në zonat më të rrezikuara të vendit, ka patur evakuime.

Reshjet shkaktuan rënien e dherave në Torovicë, në rrugët e Mirditës etj. Ndërsa nga era e fortë shumë fshatra janë pa energji elektrike si Kallmeti, Torovica, Rraboshta, Fishtë, Zejmeni etj.

Në Fushë-Krujë vijon të mbetet problematike nënkalimi në autostradën në Fushë-Mamurras. Pamjet tregojnë se ky nënkalim është mbuluar nga uji duke vështirësuar kalimin e mjeteve.

Probleme me reshjet u shënuan edhe në qarkun Dibër, kryesisht në Bulqizë. Uji përmbyti rrugën kombëtare, e menjëherë pas shiut, zona u përfshi nga rrebeshi i breshrit.

Qarku i Durrësit: Edhe ky qark është përfshirë nga reshje të dendura shiu, por situata është e menaxhueshme. Ka prani uji në disa akse të qytetit të Durrësit kryesisht në zonë  pas stadiumit, që është një problematikë e përhershme si dhe shëtitore, por nuk ka penguar qarkullimin rrugor. Anijet e vogla dhe peshkarexhat deri në datë 22 nëntor nuk lejohet të dalin në det.

Qarku i Vlorës: Në këtë qark ka pasur një erë të dendur, ku disa pemë janë rrëzuar duke bllokuar qarkullimin. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të lirojë rrugën, e ndërsa edhe në Vlorë, anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla nuk janë lejuar që të dalin në det. Trageti i linjës Brindisi-Vlorë është nisur me 6 orë me vonesë. Nga ana tjetër, në Dukat dhe Orikum ka pasur dritave dhe po punohet për rikthimin e energjisë elektrike. Ndërkohë që në qafën e Llogorasë ka prezence mjegulle, por dhe erë të fortë gjë që sjell probleme për drejtuesit e automjeteve.

 

Situata në vend, çfarë njoftojnë autoritetet:

“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile forcat e emergjencave civile po punojnë për zgjidhjen e problematikave të shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë, veçanërisht në Shkodër, Lezhë e Dibër.

Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët për të kaluar rrugën në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve të vogla për shkak të pranisë së ujit.

Është ndërhyrë dhe normalizuar situata në dy banesa të përmbytura në fshatin Kakarriqë, të bashkisë Lezhë
Në Shkodër është ndërhyrë në një banesë në lagjen Ajasëm, ku është bërë evakuimi i familjes dhe të Xhamia e Plumbit.

Në njësinë administrative Bërdicë është bërë e mundur evakuimi i 2 familjeve.

Në bashkinë Klos po punohet për zhbllokimin e rrugës që lidh fshatin Ketë me qendrën e njësisë administrative Xibër.

Situata po monitorohet në vijim në zonën e Obotit të vjetër, në fshatrat Shirq, Mushan dhe Dajç, ku ka rrezikshmëri nga prurjet e shumta.

I gjithë sistemi i reagimit të emergjencave civile është në gatishmëri. Ministria E Mbrojtja, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje të gjithë banorëve në zonat e rrezikuara nga përmbytjet të bëjnë kujdes me lëvizjet, të njoftojnë autoritetet në rast nevoje”

Etiketa: mbytjemoti i keqpermbytjeReshje te dendura shiushiSituatë kaotikestuhiviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Dy të vdekur në Australi nga përmbytjet e mëdha, izolohen dhjetëra mijëra banorë

09:25 : 22/05/2025
AKTUALITET

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, shkarkohet e dhunuara

21:31 : 21/05/2025
AKTUALITET

Mos harroni çadrën, njihuni me parshikimin e motit për nesër

17:42 : 21/05/2025
BOTA

Moti i keq godet Francën, përmbytje të mëdha nga reshjet e dendura, raportohet për tri viktima

21:59 : 20/05/2025
BOTA

Sulm me thikë në Gjermani, lëndohen disa persona. Policia në kërkim të autorit

20:05 : 18/05/2025
AKTUALITET

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e shtunë! Ja sa do të jenë temperaturat

08:09 : 17/05/2025
Para

Publikohet VIDEO nga tragjedia në Shkodër, polumbarët në kërkim të babë e bir

TË GJITHA

Largohet shiu, java e ardhshme nis me mot të kthjellët

15:12 : 25/05/2025

Presidenti i Bayern Munich dorëzohet për Wirtz: Ka marrë rrugën drejt Premier League!

15:11 : 25/05/2025

Pas fundosjes së anijes luftarake, Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë

14:59 : 25/05/2025

Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

14:59 : 25/05/2025

E rëndë në Itali! Po arratisej nga policia, shqiptari përplaset me makinë për vdekje

14:36 : 25/05/2025

Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

14:32 : 25/05/2025

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë

14:22 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com