• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shkundja” e bursës “zgjon” edhe Bordin e Ramës, ja si ndryshon çmimi i karburanteve

14:28 : 18/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme për të vendosur që të ulë çmimin e karburantit në vend.

Duke krahasuar vendimin e sotëm me atë të 16 nëntorit rezulton se kemi të bëjmë me një rënie të lehtë të çmimeve pasi nafta do të shitet me 3 lekë më pak dhe benzina me 4 lekë. Ndërkohë, është ulur edhe çmimi i gazit që do të shitet me 3 lekë më pak.

Por, në një kohë kur çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është në “pikiatë” bordi i ngritur nga kryeministri Edi Rama tallet me shqiptarët duke bërë një ulje thuajse qesharake.

Bordi i cilësuar si “komunist” edhe nga vetë kryeministri, ka favorizuar gjatë 10 ditëshit të fundit kompanitë e naftës, të cilat po blejnë më lirë në bursë dhe po shesin më shtrenjtë. Një prej faktorëve që e tregon këtë është vonesa në uljen e çmimit, kur në bursa nafta zhvlerësohet, apo kur zhvlerësohet edhe dollari.

Kjo ka ndodhur disa herë që nga koha kur bordi vendosi më 12 nëntor çmimin 223 për litër dhe mjafton një krahasim me vendimet e Entit Mbikëqyrës të tregut të karburanteve në Maqedoninë fqinje, për të kuptuar diferencën në çmim.

Lexo edhe:

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

Në Shkup u dha urdhër për uljen dy herë të çmimit më 14 nëntor dhe dy ditë më pas në një total prej 10 lekësh, ndërsa benzina gjithashtu u ul me 5 lekë.

Në fqinjin lindor argumentohet se këto çmime të reja për naftën vijnë si shkak i uljes së çmimeve në tregjet botërore dhe një arsye tjetër është dobësimi i dollarit në kursin valutor, por Bordi në Tiranë edhe ndryshimet që lajmëron i ka me “pikatore” dhe përherë jo më të mëdha në vlerë se 2-4 lekë.

NJOFTIMI I BT:

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 907, – 42 nga data 15.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 987, -37 nga data 15.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 113.39 (+0.66  nga data 15.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Etiketa: bordi i transparencesccmimi i naftescmimi i karburanteveUlet lehtë çmimi i karburanteve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

10:09 : 19/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

12:16 : 16/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:00 : 10/06/2026
AKTUALITET

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rritet sërish çmimi i naftës

13:15 : 02/06/2026
Para

Banka Qendrore Europiane ngre alarmin për rreziqet e shtuara në sistemin financiar

TË GJITHA

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

20:01 : 24/06/2026

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:17 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş