• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD me banorët e Divjakës/ Dhori: Ta harrojnë tarifën; Sharka: Pse s’vjen Braçe këtu?

12:37 : 18/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Banorët e Divjakës janë bërë bashkë sërish për të protestuar kundër vendosjes së traut dhe aplikimit të tarifës që ka parashikuar Ministria e Turizmit për hyrjen në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.

Ata marshuan mëngjesin e sotëm nga sheshi para bashkisë drejt hyrjes së parkut, teksa disa furgonë policie i shoqëruan përgjatë ecjes së tyre me pankarta në duar.

Përkrah banorëve edhe në ditën e pestë të protestës është gjendur deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, e cila iu drejtua me një mesazh të qartë ministres së Turizmit e Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke i kërkuar të heq dorë nga vendimi për vendosjen e traut.

“Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me ministren, por kur doja ta ngrija këtë kauzë në Kuvend, ministrja kishte ikur. S’ka asnjë koment apo argument për këtë shkelje, arbitraritet që po i bëhet këtyre njerëzve, të punës dhe që shohin vendin e tyre. Po i shkelet dinjiteti. Nuk flitet për tarifën, pasi nuk do të ketë as të ulët as të lartë, këtë ta dijë mirë zonja Kumbaro. Ne flasim për dinjitetin e qytetarëve, të cilët do të lëvizin lirisht në parkun e tyre”, u shpreh deputetja e PD.

Dhori tha se nuk do të lejohet të vendoset as trau dhe as të ketë tarifë, pasi bëhet fjalë për dinjitetin e qytetarëve që iu hiqet e drejta e shfrytëzimit të bukurive natyrore të parkut të Karavastasë.

Lexo edhe:

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

Gazetari: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

“Jemi pro për këtë kauzë, kundër bllokimit të hyrjes në park dhe në plazhin e Divjakës. Është kauzë jo vetëm për Divjakën, por edhe për gjithë shqiptarët. Kjo është protestë pa ngjyrime politike, por për të gjithë shqiptarët”, tha Dhori.

Nga ana tjetër, ajo i kërkoi ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi që  efektivët e policisë të udhëzohen që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve dhe jo për kabinën ku do të paguhet tarifa për të hyrë në parkun e Divjakës.

“Kam disa ditë, që unë komunikoj me Bledi Çuçin në rrjeteve sociale dhe mendoj se mund ta ketë marrë mesazhin. Policia që ai drejton ka qenë që në ditën e parë në mbrojtje të kësaj kabine. Bledi Çuçi një këshillë për vartësit tuaj që të jenë këtu për të ruajtur qytetaren dhe jo për të mbrojtur këtë që ka ardhur nga skrapi dhe atje do e ketë vendi”, tha ajo.

Ndërkohë, kreu i PD-së në Lushnje Eduart Sharka e vendosi theksin te dëmet në turizëm që aplikimi i tarifës do të sjellë.

“Këtë zonë e kanë ruajtur qytetarët e Divjakës. Ne do të jemi të parët. Nuk u themi qytetarëve shkoni ju përpara se ne vijmë mbrapa Dëmi është shumë më i madh për Parkun. Do mungojnë truistët do të jetë një zonë, ju kujtoj që këtyre djemve të rinj këtu ka pas një tra në Divjakë, ku bëhej kontrabandë cigaresh. Ndoshta kjo qeveri ka ndërmend të bëjë kontrabandë dhe jo gjë tjetër”, deklaroi ai.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mungesën në protestë të deputetit të PS, Erion Braçe, i cili në rrjetet sociale ditën e djeshme sulmoi ashpër ministren Kumbaro dhe ARRSH duke i akuzuar për “lajthitje” me vendimin, Sharka tha: “Po të lexosh atë që thotë duhet të ishte bashkuar protestës. Pastaj në rast se i thotë për të rritur interesat politik është punë për atë”.

Etiketa: banoret e divjakesEduard Sharkaerion braceIlda Dhoriministria e turizmitmirela kumbaroprotesta ne Divjaketrau ne divjake

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

21:50 : 11/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/“Ambasadorët bio”, gafa e Mirela Kumbarës në “Diplo2025”: 110,000 turistë vizituan Spanjën në vitin 2024

08:43 : 10/09/2025
AKTUALITET

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025
AKTUALITET

Pika e vogël e Kumbaros, kompleksi gjigand i Gjiknurit

21:22 : 04/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimi financiar përmes XUEX, Braçe: Po mashtrohen shqiptarët jashtë vendit

20:09 : 31/08/2025
Para

Inceneratorët/ Berisha: "SKAP-i" i partisë nuk mund të mbulojë këtë krim të Ramës

TË GJITHA

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Të paparanueshme, është antikushtetuese

10:55 : 19/09/2025

Eksplozivi në banesën e Xhelal Mziut/ Kamerat e sigurisë ishin jashtë funksionit

10:48 : 19/09/2025

Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE në Shqipëri: Për të ardhur keq

10:47 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com