• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Xi Jinping kritikon hapur Justin Trudeau, çfarë fshihet pas ‘shpërthimit’ publik

18:54 : 17/11/2022
në BOTA

Pas më shumë se 1 mijë ditësh distancim social për shkak të pandemisë (e cila nënvizoi gjithashtu mbylljen politike të Kinës ndaj botës perëndimore), Xi Jinping i është rikthyer dialogut ballë për ballë dhe pragmatizmit.

Politologët vërejnë se për G20 ai mori pjesë në mbrëmjen gala pa maskë, i veshur me një këmishë balinese sipas ritualit të këtyre samiteve.

Në tre ditët në Bali, ai mori dhe ekspozoi shtrëngime të ngrohta duarsh, një përkëdhelje pas shpine dhe mbi tre orë ballë për ballë me Joe Biden. Lehtësim për ata që kanë frikë nga një luftë e re e ftohtë dhe një injeksion i mirë optimizmi për bursat botërore.

Më pas ai u dha takime dypalëshe udhëheqësve të vendeve strategjike: Australisë, Francës, Italisë, Holandës, Spanjës, Koresë së Jugut. Me të gjithë, premtime për dialog dhe bashkëpunim ekonomik. Për Giorgia Melonin edhe një ftesë për të vizituar Pekinin.

Turneu i kthimit të madh të Xi në skenën botërore pas Bali-t vazhdon në Bangkok për samitin e APEC (Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor). Këtu është planifikuar një bisedë e rëndësishme me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Lexo edhe:

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

Analistët vërejnë se ka një ndryshim të dukshëm të tonit në politikën e jashtme kineze: Xi nuk dëshiron të ndjekë mikun e tij Putin në marshimin drejt izolimit ndërkombëtar.

Por performanca e Xi në skenën e G20 nuk ishte e gjitha buzëqeshje. Dje TV kanadez kapi një shpërthim të stuhishëm në të cilin lideri kinez akuzoi kryeministrin Justin Trudeau se i kishte ‘kaluar gazetave çështjet e diskutuara’ në bisedimet e tyre dypalëshe.

Të martën, të dy kishin biseduar për rreth dhjetë minuta në një dhomë të mbushur me pjesëmarrës të samitit. ‘Gjithçka iu dha shtypit dhe në terma të papërshtatshëm, takimi ynë nuk shkoi kështu’, i tha Xi, Trudeau-it në Mandarin, duke kundërshtuar rrjedhjen e informacioneve me një shprehje zhgënjyese të rëndë.

Një diplomat kinez përktheu njëkohësisht dhe kryeministri kanadez dukej i impresionuar. Në përgjigje, ai uli kokën dhe tha: ‘Në Kanada besojmë në një dialog të lirë, të hapur dhe të sinqertë që do të vazhdojmë ta kemi, por do të ketë gjëra për të cilat nuk biem dakord…’.

Xi e ndërpreu duke ngritur e ulur duart për të theksuar mesazhin: ‘Atëherë krijoni kushtet, krijoni kushtet, përndryshe është e kotë të komunikosh’.

Xi ishte i vetëdijshëm se shfryrja e tij po kapej nga kamerat.

Dhe ai e dinte edhe se shtypi i huaj, i armatosur me kamera dhe videokamera, ishte futur në Kongresin Komunist në Pekin në tetor, kur ai kishte nxjerrë nga salla ish-presidentin Hu Jintao, i cili ndoshta nuk ishte dakord me linjën e tij.

Në atë rast tronditës për një parti të mësuar të respektonte udhëheqësit e saj të moshuar në pension, Xi mbajti një distancë të akullt.

Një nga dy gjërat po ndodh: ose izolimi shumë zgjatur gjatë pandemisë e ka bërë atë të pamësuar me rreziqet e vëzhgimit të lëvizjeve të tij, ose këto dalje po luajnë lojën e tij. Ato janë krijuar për të dërguar sinjale ashpërsie te shokët e tij kinezë dhe kundërshtarët perëndimorë.

David Mulroney, ish-ambasador kanadez në Kinë nuk ka dyshime. Sipas tij ‘Xi e paramendoi qortimin dhe donte që ai të ishte publik. Luajti rolin e mësuesit para nxënësit’. Si përfundim Xi Jinping me sa duket ka hequr maskën e tij anti-Covid, por përdor kamerat e fshehta për të projektuar forcën e tij perandorake.

Po pse Xi humbi durimin në Bali?

Në veçanti, shtypi kanadez u informua se Trudeau në një takim të shkurtër vetëm për vetëm të martën ngriti ‘me shqetësim të madh çështjen e ndërhyrjes kineze në politikën e brendshme kanadeze’.

Pekini sigurisht mohoi rrethanën që ka krijuar mjaft bujë në Otawa. Mediat kanadeze kanë raportuar për një rrjet të fshehtë që dyshohet se mbështeti dhe financoi kandidatët politikë pro-kinezë në zgjedhje.

Marrëdhëniet midis Otawës dhe Pekinit janë përkeqësuar që nga viti 2018, kur policia kanadeze arrestoi Meng Wanzhou, vajzën e themeluesit të Huawei-t, në aeroportin e Vankuverit, me kërkesë të drejtësisë amerikane.

Si hakmarrje, Kina burgosi ​​dy shtetas kanadezë me akuza për spiunazh. Çështja përfundoi me lirimin e të treve, por tensioni mbeti dhe Huawei u përjashtua nga infrastruktura 5G në Kanada për arsye të sigurisë kombëtare.

Guido Santevecchi-Corriere della Sera

Etiketa: Justin TrudeauXi Jinping

Lajme të lidhura

BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

19:55 : 24/10/2025
BOTA

Trump konfirmon takimin me Xi Jinping në Korenë e Jugut

19:22 : 17/10/2025
BOTA

Mesazhet që “ulërasin” nga Pekini: Siguria e Europës nuk do të jetë më kurrë e njëjtë

09:45 : 04/09/2025
Para

Apartamenti në sekuestro, Kushtetuesja rrëzon ish-kryetarin

TË GJITHA

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com