• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha “pushton” Kuvendin, lajmëron protestë kur të zbresin liderët e BE në Tiranë

08:10 : 17/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Seanca e sotme plenare ka qenë një ndër më të pazakontat që kemi parë në sesionin e ri parlamentar, me mazhorancën që tentoi të bllokojë fjalën e ligjvënësve të Partisë Demokratike, duke shfrytëzuar kohën  e përcaktuar në një kërkesë për mocion debati lidhur me çështjen e integrimit europian nga grupi i Enkelejd Alibeaj.

Qëllimisht apo pa dashje Alibeaj kishte rënë dakord me mazhorancën në konferencën e kryetarëve për të lënë një hapësirë diskutimi dy minutëshe për kreun e PD-së Sali Berisha dhe disa prej deputetëve të selisë blu, çka shkaktoi tension në sallë.

Kjo shkaktoi përplasje edhe midis vetë demokratëve, me Edmond Spahon, Tritan Shehun dhe Ina Zhupën që ia faturuan përgjegjësinë Enkelejd Alibeajt, duke e akuzuar se po tenton njëjtë si Rama “t’i mbyllë gojën opozitës”.

Shehu e akuzoi Alibeajn se me grupin e tij kanë hequr emrat e deputetëve të PD nga lista e diskutantëve në mocionin e debatit për çështjen e Integrimit Europian.

“Ju e lexoni rregulloren si t’ju vijë për mbarë, e ndryshoni për momentin, hapni arkivat, nxirrni atë që doni. Unë ju kërkoj të mbani baraspeshim dhe të bëni drejtësi se pastaj flasim për integrim dhe BE, si mund të flasim për BE dhe integrim kur demokracia është shkatërruar këtu. Ndodh një gjë e shëmtuar shumë nga të tjerë shëmbëlltyra tuajat, të cilët na heqin ne emrat nga grupi parlamentar i PD-së në këtë diskutim. Duke marrë shembullin tuaj, duke u bërë kopja juaj, duke u bërë të klonuarit tuaj na e heqin ne emrin në mënyrë të turpshme, në mënyrë të padrejtë. Ju i shkelni si parlament, këta këtu shëmbëlltyrat tuaja i shkelin brenda grupit. Kjo tregon se ka një lidhje të madhe të dy palëve”.

Lexo edhe:

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

Ishin këto fjalët me të cilat Tritan Shehu shprehu kritikat e tij për Grupin e Alibajt, ndërsa Edmond Spaho shkoi më tej dhe i cilësoi si “bedelë të Ramës”.

“Mua s’më përfaqëson as Alibeaj, as Tabaku asnjë tjetër. Unë njoh kushtetuan. Ajo më jep të drejtë mbi bazën e votës. Rregullorja thotë diskutime deri në 10 minuta. Pse s’duhet të flasim? Pse? Se nuk doni ju? Dua të më fusni në listë për çështjen e integrimit, pasi lidhet me shumë gjëra. E di që nuk jam në listë, se ju jeni bedelat e atij që vjen të karrigia e atij. Ju jeni rublaxhintë e atij, ju jeni bedelat e atij që i mbaron me Iç emri. Kur ne kërkojmë të drejtën e fjalës, kërceni si miza e kalit, sikur e ka pickuar miza. Sikurse jeni ju, janë dhe disa të tjerë nga krahu jonë, që bëni të njehen lojë dhe jeni turpi i qytetarëve shqiptarë, e keni përdhosur këtë parlament”, tha Spaho.

Ndërkohë, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj e përdori kërkesën e Alibeajt për t’i ndërprerë fjalën Sali Berishës dhe deputetëve të PD.

Kjo “ndezi” reagimin e Flamur Nokës dhe Sali Berishës, të cilët morën kontrollin e Parlamentit duke bllokuar foltoren, ndërsa Felaj u kundërpërgjigj duke ndërprerë seancën.

As kjo lëvizje e saj nuk e ndali Berishën, i cili nisin transmetimin LIVE të fjalës së tij dhe deputetëve të tjerë të PD si Belind Këlliçi e Edmond Spaho në rrjetin social Facebook.

“Do të mbrojmë të drejtat kushtetuese, kurrë nuk mund të shtypni popullin opozitar. Jeni shndërruar në një strofull hajdutësh që nuk njihni ligj dhe moral. Jam live në të gjithë botën. Le të vijë këtu ai përfaqësuesi i bandave po të dojë. Jam live në të gjithë botën”,  tha Berisha duke nënvizuar se Parlamenti është i qytetarëve.

Pas kësaj, Felaj tentoi disa herë të niste normalisht seancën por e pati të pamundur pasi kontrollin e kishte Partia Demokratike dhe nënkryetarja e Kuvendit u detyrua t’i japë fjalën Berishës, i cili kërkoi përjashtimin e kryeministrit Edi Rama pas gjuhës vulgare të përdorur në seancën e javës së kaluar.

Pas kësaj seanca u pezullua sërish dhe Berisha u prononcua për mediat jashtë godinës së Kuvendit, duke paralajmëruar një protestë kombëtare, këtë herë jo në shesh por para Parlamentit.

“Të gjitha këto e kanë detyruar opozitën të thërrasë popullin, të flasë në këtë parlament. Ky parlament nuk duhet të ekzistojë më, ky parlament duhet të marrë fund. Ndaj dhe sot, ju garantoj se sot do jetë një ditë në lartësinë e 12 nëntorit, por shumë shpejt ajo datë do të kalohet nga protestat e tjera të fuqishme para parlamentit”, tha Berisha.

Kreu i PD tha se për protestën do të vendoset brenda dy ditësh dhe data e zhvillimit të saj me shumë gjasë pritet të jetë 6 dhjetori, dita kur në Tiranë do të zhvillohet samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, teksa do të zbarkojnë në Tiranë liderët kryesorë europianë.

“Shqiptarët do t’i hyjnë vezirit brenda thuhet. Protesta e radhës nuk është vendosur akoma do vendoset brenda dy ditësh e do jetë brenda vitit. Këtu zbret Europa e duhet të shohë popullin e saj. Betejë për fjalën e lirë dhe dinjitetin”, tha ai.

Etiketa: protesta e PDSali Berishaseanca e kuvendit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

14:47 : 01/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

17:32 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Piramidë mashtrimi”/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Drejtësia armë politike

11:42 : 30/06/2025
Para

Ilda Bejleri zbulon se nuk fle në një shtrat me partnerin, ja pse

TË GJITHA

Nervozizmi e tradhtoi/ U kap me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

19:03 : 03/07/2025

Lecce i hap rrugë largimit të Ramadanit: Cikli i tij në klub ka përfunduar!

19:00 : 03/07/2025

Shkencëtari: Njerëzimi do ta arrijë singularitetin brenda 20 viteve

18:52 : 03/07/2025

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

18:52 : 03/07/2025

BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it

18:40 : 03/07/2025

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

18:31 : 03/07/2025

VIDEO/ Sekuestrimi i pasurive të Suel dhe Mario Çelës në Itali, publikohen PAMJET nga operacioni

18:25 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com