• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bedel i Ramës, të klonuarit e PS”/ Deputetët e PD akuza të forta grupit të Alibeajt

11:10 : 17/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Përplasje janë regjistruar që nisje të seancës së sotme në Kuvend. Ato lindën pas rrëzimit të kërkesës së shtatë deputetëve të opozitës për debat gjatë seancës së sotme lidhur me mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Por përveç debatit midis mazhorancës dhe opozitës, një përplasje është regjistruar edhe midis deputetit demokrat Tritan Shehu dhe Enkelejd Alibeaj.

Shehu e akuzoi Alibeajn se me grupin e tij kanë hequr emrat e deputetëve të PD nga lista e diskutantëve në mocionin e debatit për çështjen e Integrimit Europian.

“Ju e lexoni rregulloren si t’ju vijë për mbarë, e ndryshoni për momentin, hapni arkivat, nxirrni atë që doni. Unë ju kërkoj të mbani baraspeshim dhe të bëni drejtësi se pastaj flasim për integrim dhe BE, si mund të flasim për BE dhe integrim kur demokracia është shkatërruar këtu. Ndodh një gjë e shëmtuar shumë nga të tjerë shëmbëlltyra tuajat, të cilët na heqin ne emrat nga grupi parlamentar i PD-së në këtë diskutim”, tha Shehu.

Ish-ministri i Jashtëm në vijim e cilësoi grupin e Alibeajt një shëmbëlltyrë të mazhorancës së Edi Ramës dhe klonin e tyre, për mënyrën sesi veprojnë kundër interesave të PD.

Lexo edhe:

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

Zhupa: Pushteti po cenon të drejtën e medias, çdo ditë sulme ndaj gazetarëve

“Duke marrë shembullin tuaj, duke u bërë kopja juaj, duke u bërë të klonuarit tuaj na e heqin ne emrin në mënyrë të turpshme, në mënyrë të padrejtë. Kam qenë ministër i Jashtëm dhe të mos kem të drejtë të flas për integrimin. Na është hequr e drejta dhe shumë kolegëve të tjerë. Ky është një turp i botës që bëhet nga këta që kujtojnë se drejtojnë një pjesë të njerëzve këtu që kanë marrë me vete figura dhe pozicione absolutisht sureale. Kështu nuk shkohet në integrim duke shkatërruar rregullore, ju në një anë, këta që janë para meje në anën tjetër. Ju i shkelni si parlament, këta këtu shëmbëlltyrat tuaja i shkelin brenda grupit. Kjo tregon se ka një lidhje të madhe të dy palëve”, deklaroi ai.

Vetë Alibeaj iu përgjigj akuzave të Shehut gjatë fjalës së tij duke kërkuar që ai të tërheqë fjalët.

“Këtu nuk bëhet pazar me askënd. Kushdo që përdor fjalët; të shitur te Rama, të lidhur me Ramën, t’i tërheq fjalët se është turp!”, tha Alibeaj.

Edhe deputetja e PD, Ina Zhupa tha se është njoftuar së fundmi se nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ndërsa akuzoi pjesën tjetër të kolegëve të saj se janë bërë bashkë me mazhorancën që të mos i “lënë të flasin e të bëjnë opozitë”.

“Si qenka kufizuar koha e deputetit? Dyshoj, që këta duan që ta limitojnë që të bëjnë vetë marrëveshjen me mazhorancën. Dhe të mos na lënë të flasim e të bëjmë opozitë. Në momentin që ne kërkojmë fjalën, aq sa të na bjerë…dua ta di në cilin nen më ndalohet të flas për procesin e integrimit. Kush e ka vendosur që opozita të mos flasë? 1 apo 2 minuta, sa të bëjnë?”, tha Zhupa.

Pavarësisht kundërpërgjigjes së Alibeajt edhe deputeti tjetër demokrat Edmond Spaho e akuzoi grupin e tij duke thënë se janë ata bedelat e Edi Ramës dhe rublaxhinjtë.

“Mua s’më përfaqëson as Alibeaj, as Tabaku asnjë tjetër. Unë njoh kushtetuan. Ajo më jep të drejtë mbi bazën e votës. Rregullorja thotë diskutime deri në 10 minuta. Pse s’duhet të flasim? Pse? Se nuk doni ju? Dua të më fusni në listë për çështjen e integrimit, pasi lidhet me shumë gjëra. E di që nuk jam në listë, se ju jeni bedelat e atij që vjen të karrigia e atij. Ju jeni rublaxhintë e atij, ju jeni bedelat e atij që i mbaron me Iç emri. Kur ne kërkojmë të drejtën e fjalës, kërceni si miza e kalit, sikur e ka pickuar miza. Sikurse jeni ju, janë dhe disa të tjerë nga krahu jonë, që bëni të njehen lojë dhe jeni turpi i qytetarëve shqiptarë, e keni përdhosur këtë parlament”, tha Spaho.

Etiketa: Edmond SpahoEnkelejd Alibeajgrupi alibeajtina zhupaKuvendiseanca e kuvendittritan shehu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zhupa: Pushteti po cenon të drejtën e medias, çdo ditë sulme ndaj gazetarëve

10:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Projekt-ligji për njohjen e më shumë se dy gjinive/ Shehu: Grupet LGBT duan të degradojnë shoqërinë

15:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

13:54 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton vetëm emrat e PS-së te Komisionet Parlamentare, PD nuk i dorëzon

17:27 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

08:31 : 16/09/2025
Para

Berisha injoron Felajn, del “live” në FB: Xhaçka, ministrja me investime strategjike

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com