• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sera e kanabisit me “bekimin” e policisë, AMP kalon në “sitë” drejtorinë e Beratit

11:21 : 16/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Më 11 nëntor në media u “shit” si një megaoperacion policor zbulimi i një sere prej 2 hektarësh në fshatin Rërëz të Beratit.

Sera ishte përshtatur me krevat dhe dushe ku rreth 95 gra e vajza nga Tirana dhe qytezat rreth saj ishin stacionuar prej më shumë se 20 ditësh, duke punuar në pastrimin dhe paketimin e kanabisit.

Gratë nga Tirana e Fushë-Kruja deklaruan gjatë marrjes në pyetje se ishin mashtruar nga grupi kriminal, që u kishin thënë se do të vilnin ullinj. Ato madje pretenduan se ishin kërcënuar se do i vrisnin familjarët dhe në krye të tyre për t’i ruajtur ishin Drita dhe Izmira Mema, 2 gra që janë në burg si organizatore të rrjetit.

Me 5 mijë lekë pagesë ditore për punën me kanabisit, gratë e kërcënuara nga 16 në 65 vjeçe kishin zgjedhur të heshtnin.

Kjo tregon për një aktivitet kriminal në shkallë organizate, pasi sera e Kutallisë mbrohej edhe nga 9 roje me armë në duar.

Lexo edhe:

Berat, humb jetën i riu në qendrën për personat me aftësi ndryshe

Nxirrnin ilegalisht gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 2 të proceduar

Por aktiviteti kryhej në ditën për diell, mes serave të tjera të fermerëve që kultivojnë domate e luleshtrydhe, teksa furgonët e bandës së ngarkuar me arka me kanabis hynin dhe dilnin nga fshati të pa shqetësuar.

Për të shitur si sukses zbulimin e serës doli në konferencë për mediat vetë drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati.

Por operacioni që nisi me mbi 100 të shoqëruar u shfry më shpejt seç pritej, teksa 95 gratë e shoqëruara u liruan në mbrëmje dhe të nesërmen në gjyq dolën vetëm 11 persona.

Gjykata la në burg për këtë aktivitet kriminal ku plot 800 kg kanabis u gjetën të gatshme për të dalë në treg dhe mbi 700 arka të tjera në përgatitje e sipër, pronarin e tokës së lënë me qira Hamdi (Xhimi Dyli), nënë e bijë Drita dhe Izmira Mema që mbikëyqrnin punëtoret dhe rojet e armatosur Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Edison Mema, Mirvaldo Disha, Blerim Xheka dhe Samuel Lushaj.

Asnjë gjurmë nga “bosët” e krimit që i dhanë jetë këtij aktiviteti kriminal në zemër të një nga zonave bujqësore që njihet si “hambari” i Beratit dhe ku vetë kryeministri Edi Rama ka shkuar të lëvdojë punën e fermerëve dhe pikave grumbulluese.

Edhe pse duket realisht e pamundur që aktiviteti i paligjshëm të jetë zhvilluar pa “bekimin” e uniformave blu pasi punishtja ishte ngritur në një zonë lehtësisht të aksesueshme dhe shumë pranë aksit nacional Fier–Berat, krerët e Policisë në Tiranë dhe gjykata duket se zbatuan paktin e heshtur për të “mbyllur” operacionin me 11 të arrestuarit.

Pavarësisht kësaj, dyshimet e opinionit publik për seriozitetin e punës së Policisë së Shtetit duket se kanë vendosur me shpatulla pas muri AMP e Ardi Veliut.

Agjencia raportohet se ka nisur hetime për serën me kanabis, pasi ka dyshime të forta mbi Drejtorinë e Policisë në Berat se elementë të caktuar kanë qenë në dijeni të aktivitetit kriminal.

Në sajë të këtyre hetimeve, pritet që në pyetje të merret zinxhiri komandues i policisë së Beratit, si dhe specialistët e policëve të zonës ku ndodheshin serat.

Agjentët e AMP do të marrin në pyetje efektivë të policisë duke mos përjashtuar as drejtorin e policisë së qarkut Berat, Edmond Tarkaj.

Etiketa: Kutallipolicia e beratitsekuestrohet kanabissera me kanabis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berat, humb jetën i riu në qendrën për personat me aftësi ndryshe

14:19 : 25/11/2023
AKTUALITET

Nxirrnin ilegalisht gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 2 të proceduar

17:54 : 04/11/2023
AKTUALITET

Policia zbulon masat për qarkullimin e mjeteve në pelegrinazhin e malit të Tomorrit

17:39 : 17/08/2023
AKTUALITET

Ruloti i “turistëve” rumunë me 118 kg kanabis, policia zbardh operacionin në Kapshticë (Video)

10:02 : 03/04/2023
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, dy mjete përplasen “kokë më kokë”

22:46 : 27/03/2023
AKTUALITET

Kërcënohet arkëtari i Njësisë Administrative Kutalli (Detaje)

10:18 : 15/02/2023
Para

Inceneratorët/ SPAK lëshon 11 urdhër arreste, 5 në pranga

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com