• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primaret/ Agron Loka kandidon për Bashkinë Krujë

11:44 : 16/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Agron Loka prezantoi kandidaturën në primare për Bashkinë e Krujës. Gjatë prezantimit në selinë blu, Loka u shpreh se “sot, nga drejtimi i Bashkisë sonë nga Rilindja, Kruja dhe Krutanët, ashtu si e gjithë Shqipëria  po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra.”

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetar, të nderuar demokratë;

Përmes këtij komunikimi, kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me ju vendimin për të marrë pjesë në primaret e degës së PD Krujë dhe Fushë Krujë, për përzgjedhjen e Kandidatit për Kryetar të Bashkisë.

Lexo edhe:

Si po e zhvlerëson opozita diasporën, pak orë para daljes së listës

“Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra”, Curri debat me Kalajën: Sa kam kaluar si ti…

Vendimi për të marrë pjesë në këto primare, mbështetet në qytetarinë, energjinë dhe patriotizmin që treguan bashkëqytetarët e mi, të cilët menjëherë ju bashkuan lëvizjes së demokratëve shqiptarë për të shpëtuar pluralizmin, për të rithemeluar dhe për ta rikthyer Partinë Demokratike në identitetin e saj euro-atlantik dhe në vlerat e saj të lirisë, demokracisë, votës së lirë dhe interesit kombëtar.

Unë jam Agron Loka, lindur e rritur në Fushë Krujë, në një familje të thjeshtë, e cila ashtu si shumë familje shqiptare, ka mundur t’i rrisë fëmijët e saj me dashurinë për punën, me dashurinë për vendlindjen, me dashurinë dhe respektin për njerëzit dhe me besimin në Zot.

Tradita familjare, arsimi, përvoja ime politike, eksperienca në punë dhe në sipërmarrjet private, por sidomos, marrëdhëniet e mia me bashkëqytetarët, kanë qenë frymëzimi dhe motivi im për të kandiduar në këto zgjedhje.

Sot, nga drejtimi i Bashkisë sonë nga Rilindja, Kruja dhe krutanët, ashtu si e gjithë Shqipëria  po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra.

Përballja dhe trajtimi i pasojave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të 2019, braktisja në pandeminë Covid 19, helmimi i qytetarëve nga uji i pijshëm, shfaqën papërgjegjshmërinë dhe fytyrën antinjerëzore të këtij klani politik.

Sot çdo prind krutan, përballet me papunësinë dhe ndjehet i pambrojtur dhe i pambështetur për të realizuar përgjegjësitë e tij prindërore në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tij.

Sot, çdo i ri dhe e re krutane, ka të gjitha arsyet për tu ndjerë të dëshpëruar. Ata janë plotësisht të braktisur nga Bashkia dhe nuk kanë asnjë mundësi për arsimim, kualifikim profesional dhe punësim.

Sot një fermer dhe blegtor krutan, është krejtësisht i braktisur nga pushteti vendor dhe ai qendror. Kjo ka bërë që tokat dhe arat e Bashkisë sonë të jenë gjithnjë e më pak të punuara e të mbjella. Numri i fermave blegtorale dhe i krerëve të bagëtive të jetë gjithnjë e më vogël.

Sot, çdo nxënës i shkollave të Bashkisë sonë, përballet më cilësinë më të dobët të shërbimit arsimor. Kjo pasi arsimi dhe sidomos drejtimi  dhe administrimi i tij, është tërësisht i politizuar, larg cdo standardi profesional dhe infrastrukturor dhe larg interesave të prindërve.

Sot një artist krutan, është krejtësisht i pa konsideruar nga planifikimet dhe agjendat kulturale të Bashkisë. Artistët dhe konsumatorët e artit, kinemaja, teatri, Teatri i Kukullave, strukturat për promovimin e talentit artistik, janë krejtësisht koncepte të panjohura për Bashkinë aktuale.

Sot një ZEJTAR krutan është plotësisht i panjohur nga Bashkia. Asnjë projekt, asnjë nismë për mbështetjen, ruajtjen dhe promovimin e zejeve nuk është pjesë e buxheteve të Bashkisë.

Sot, një fëmijë krutan, për të shijuar një kënd lodrash duhet të udhëtojë me prindërit për në Tiranë ose Durrës. Krijimi i të tilla këndeve dhe hapësirave për fëmijët, është krejtësisht jashtë vëmendjes së Bashkisë aktuale.

Sot, një pensionist krutan është gjithnjë e më i varfër ekonomikisht dhe plotësisht i braktisur nga aspekti social.

Sot e gjatë gjithë këtyre viteve, Bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e turizmit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Bashkisë sonë janë të mirënjohura përtej kufirit shqiptar.

Sot numri i bizneseve të vogla është në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjë herë. Njësitë e shitjeve dhe shërbimeve sot janë të kërcënuara në ekzistencën e tyre. Edhe në këtë sektor, roli, përfshirja dhe ndikimi i Bashkisë ka qenë krejtësisht i munguar.

Të dashur bashkëqytetarë, më lejoni të shpreh besimin, angazhimin dhe përkushtimin tim që kjo situatë, më 14 maj 2023 merr FUND dhe Bashkia Krujë do të kthehet në duart tuaja dhe në shërbimin tuaj. Unë jam i sigurt që energjia, mençuria dhe patriotizmi i krutanëve do të fitojë mbi braktisjen, korrupsionin dhe varfërinë që mbolli Rilindja!

Etiketa: Agron Lokabashkia krujeprimaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po e zhvlerëson opozita diasporën, pak orë para daljes së listës

11:39 : 12/03/2025
AKTUALITET

“Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra”, Curri debat me Kalajën: Sa kam kaluar si ti…

22:52 : 03/03/2025
AKTUALITET

“20 vendet e listës së mbyllur”/ Gazetari tregon çfarë do të ndodhë në PD pas Primareve

22:15 : 03/03/2025
AKTUALITET

Pa garuar në Primare, kandidat për deputet i PD? Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë!

13:15 : 03/03/2025
AKTUALITET

Berisha “zhgënjen” fituesit: Primaret nuk ishin garë për të qenë në listë të sigurtë!

12:53 : 03/03/2025
AKTUALITET

Pse po vonohen rezultatet e Primareve? PD: Kanë probleme 2 qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë

17:38 : 02/03/2025
Para

Si mund të aktivizohen obligimet e NATO-s për mbrojtje nga lufta në Ukrainë

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com