• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e Portit Durrësit/ Trimërohet Pëllumbi, kërcënon deputetët e opozitës

11:54 : 16/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Porti i Durrësit dhe hijet e dyshimit që lidhen me të kanë bërë sot që në “fushën e lojës” të zbresë vetë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po mbron në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese, projektin që dyshohet se i fal privatit rreth 1 milionë metër katrorë tokë publike.

Balluku e nisi fjalën e saj duke akuzuar opozitën për dhunë psikologjike dhe “fyerje ndaj investitorit Alabbar“, referuar debateve të djeshme në Komisionin e Ekonomisë ku deputetët e Partisë Demokratike argumentuan se po falet porti i Durrësit te klientë të qeverisë që janë inkudruar në marrëveshje nëpërmjet kompanive offshore.

“Dje kam parë sesi deputetët kanë dhunuar psikologjikisht një grup teknikësh dhe kanë zbatuar hap për hap projektin. Kërkoj se kjo mos të ndodhë edhe sot. Po kontribuoni jo mirë për Shqipërinë. është e tmerrshme që të përballen me situatën që po njolloset Alabbar. S’ka asnjë kompani offshore të implikuar. Për sa i përket personit Mohamed Alabbar, është një person që mjafton të klikoni në internet dhe do i’u dal aktiviteti i tij. Ju s’mund të ofendoni, dhunoni, teknicjen, këto sjellje mund të kenë pasoja juridike edhe në bashkëpunimin me investitorin… Fyerjet nuk kontribuojnë në imazhin e mirë të Shqipërisë. Muhamed Alabbar po baltoset”, tha Balluku.

Duke përdorur emrin e kreut të kompanisë “Emaar”, zv/kryeministrja u përpoq të ndalte zërat kundër projektit të dyshimtë, por është vetë kontrata me 100 faqe e projektit “Durrës Yachts & Marina” që tregon se emri i Alabbar (i përmendur “si mburojë”  nga kritikat, për 2 vite rresht nga Rama & Co), nuk fsheh dot mungesën e përftuesit fundor.

I shitur nga Rama-Balluku si garancia më e fortë për projektin e Durrësit, “Emaar Group” rezulton të mos jetë fare pjesëmarrës në të, pasi Mohammed Al Rashed Alabbar është kujdesur që të sjellë në Shqipëri kompaninë e tij “Symphony Global Holdings Limited”, me pronarë anonimë dhe të regjistruar në offshore.

Lexo edhe:

I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

Kompanisë në fjalë Mohammed Alabbar vetëm pak kohë më parë i ndryshoi emrin dhe e ktheu në “Eagle Hills Real Estate Developments sh.p.k”, e cila do të ketë në dorë fatin e tokës publike të portit.

Hije dyshimi mbi këtë projekt ngrihen edhe për skemën e financimit që i ngjan një skeme të pastrimit të parave, pasi vetëm me 6.8% financim nga aksionerët dhe bankat, (investimi në total parashikohet 2 miliardë euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard euro.

Duket e pamundur që kjo skemë e mbështetur fort nga qeveria t’i vyejë interesit publik, pasi me statusin e investitorit strategjik të skemës, TVSH e munguar për buxhetin e shtetit pritet të jetë 20% e investimit total, pra rreth 400 milion euro.

Sakaq, tensionet në komision gjatë diskutimeve për vlerën e kontratës dhe përfituesit e saj nuk munguan teksa drejtuesi i Veprimtarisë Prodhuese, Arben Pëllumbi tentoi disa herë t’i bllokojë fjalën demokratëve që i kërkuan llogari Ballukut.

Pëllumbi i Ramës u trimërua papritur duke u përplasur me deputetin e PD-së Luan Baçi. Ai e kërcënoi Baçin se do ta nxirrte jashtë nga mbledhja, teksa më parë nuk kishte lejuar që të merrte fjalën për replikë me Ballukun, kreu i Partisë Agrare Agron Duka.

DEBATI NE KOMISION:

Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.

(Ndërhyn Agron Duka pa mikrofon)

Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll

Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.

(Baçi kërkon fjalën për procedurë)

Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

Baçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra

Arben Pëllumbi: Po na lër tani.

Baçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?

Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…

Baçi: Pa provoje njëherë

Etiketa: afera porti i durresitarben pellumbibelinda ballukuLuçiano Boçporti i durresittendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës

22:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

16:37 : 04/10/2025
AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Transporti publik u ikën bashkive, do administrohet nga ministria e Ballukut

20:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

PD denoncon aferën korruptive të Ballukut: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia

13:44 : 02/10/2025
Para

Primaret/ Enkeleda Mushi shpall kandidaturën për Gjirokastrën

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com