• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: SPAK fsheh emrat e të arrestuarve për inceneratorët

20:38 : 16/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Hetimi i SPAK konfirmon faktin se qeveria vijon të paguajë për punë të pakryera në inceneratorin e Fierit, bazuar në dokumente të falsifikuara dhe fiktive, por rrethi i përgjegjësisë mbyllet te të njëjtët të akuzuar.

Nga Edmond Hoxhaj, BIRN

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën se kishte avancuar hetimet për inceneratorin e Fierit dhe kishte siguruar 11 masa arresti nga Gjykata e Posaçme, megjithatë, SPAK nuk bëri me dije emrat e të arrestuarve dhe as faktin se sa prej tyre ndodheshin aktualisht në qeli.

SPAK njoftoi se hetimet e reja kanë zbuluar se Ministria e Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan fatura fiktive dhe vazhduan të paguanin qindramijëra euro për punë të pakryera, edhe pasi inceneratori i Fierit u sekuestrua dhe administratorët e kompanisë koncesionare dhe zyrtarë publikë ishin vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Megjithatë, SPAK nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse po hetonte zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për kryerjen e pagesave, pa verifikuar më parë situacionet e punimeve të kryera.

Lexo edhe:

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

“Nuk kemi ndonjë njoftim tjetër për të bërë, hetimet vazhdojnë. Kur të përfundojnë hetimet do japim njoftim,” i tha BIRN zëdhënësja e SPAK, Xhuljeta Krasta.

Sipas njoftimit të SPAK, kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u pagua deri më 30 qershor 2022 në shumën 4.2 miliardë lekë [rreth 35 milionë euro], ndërsa një pjesë e këtyre pagesave u kryen mbi bazën e situacioneve të punimeve të falsifikuara.

“Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare…,” tha SPAK përmes një njoftimi për shtyp.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këtë skemë vjedhje dyshohet se është përfshirë edhe mbikqëyrësi i punimeve, shtetasi Arben Dervishaj, i cili ishte administrator i kompanisë supervizore “AVE Consulting”. SPAK e akuzon atë se ka miratuar dhe më pas ka dorëzuar pranë ministrive situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare.

“…Dervishaj në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, konkretisht në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadiume në Itali,” thuhet në njoftim.

Hetimet janë thelluar edhe për ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin e tij të Përgjithshëm, Alqi Bllako. Sipas SPAK, Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet nga kompania koncesionare në këmbim të favorizimit të kësaj të fundit, ndërsa Bllako ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes punësimit fiktiv të babait të tij në inceneratorin e Tiranës, përmes një page prej 6 mijë eurosh në muaj për periudhën tetor 2018-janar 2020.

Në këtë aferë rezulton të jetë krijuar edhe një skemë tjetër mashtrimi për sigurimin e përfitimeve të paligjshme nëpërmjet Tatimit të Vlerës së Shtuar, TVSH. Sipas SPAK, shtetasit Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi dhe Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skemën e mashtrimit me TVSH, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k..

Ka rezultuar se gjatë periudhës mars 2017 – maj 2017, shoqëria e Zotos ka realizuar blerje fiktive në vlerën totale 359 milionë lekë nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, “R.S.I&T Group” sh.p.k. dhe “Frogy 03” sh.p.k. me përfaqësues Robert Shabanin; “Froggy” sh.p.k, “R.B-General Servis” sh.p.k dhe “Pupa Services” sh.p.k me administrator Regan Merdani; “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; si dhe me shoqërinë “Leli-17”sh.p.k. të administruar nga Enver Sheshi.

Nga kreditimi i TVSH-së nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59.9 milionë lekësh.

SPAK sqaroi se më 11 nëntor, Gjykata e Posaçme miratoi 10 masa arresti me burg dhe 1 masë arresti shtëpiak për veprat penale të mashtrimit dhe krijimit të skemave mashtruese, korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, të cilat janë ende duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit.

Etiketa: inceneratoretspakzoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

16:55 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
Para
Foto - PD

Spaho: Pa portin e Durrësit, ekonomia shqiptare dhe Kosovare jep shpirt

TË GJITHA

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Gjermania pëson disfatë, argëtohet Spanja

23:32 : 04/09/2025

Horoskopi ditor, 5 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:22 : 04/09/2025
NË foto, Kristjan Kola

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

23:16 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Santo Domingo shqiptari, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kokai*e

23:11 : 04/09/2025

V*asja në Shkodër, policia: Kristian Kola u ekzekutua jashtë një lokali

23:07 : 04/09/2025

Vra*ja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, autorët ishin 2 persona me motorr

22:54 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com