• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova fle mbi qymyr, por importon nga jashtë

14:19 : 15/11/2022
në RAJONI

Rreth 6 milionë euro është vlera e thëngjillit (qymyri) të përpunuar që bizneset në Kosovë kanë importuar në dy vjetët e fundit nga shtetet fqinje dhe të tjera, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës.

Importi ka arritur këtë vlerë me gjithë faktin se Kosova zë vendin e pestë në botë për rezerva të thëngjillit.

Por, problemi duket se qëndron te fakti se “Kosova Thëngjilli” – kompania e vetme e licencuar për shitjen e thëngjillit të përpunuar në Kosovë – nuk e ka vazhdimisht këtë lëndë, ndërsa kërkesat për të janë në rritje tash e sa kohë.“Kosova Thëngjilli” është shoqëri aksionare, e krijuar në vitin 2013, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës – KEK.Lexo edhe: Borrell: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje para 21 nëntorit

Ajo e blen thëngjillin nga KEK-u, e përpunon dhe më pas e shet. Kontrata mes KEK-ut dhe “Kosova Thëngjillit” përditësohet çdo tre vjet.

Afati i kontratës aktuale pritet të skadojë muajin e ardhshëm, por nga KEK-u nuk tregojnë nëse ajo do të vazhdohet ose jo.“Sasia e përcaktuar në kontratë është shpërndarë në tërësi… Për rrjedhojë, kontrata është përmbushur plotësisht”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga KEK-u.

Lexo edhe:

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Për tre vjet, “Kosova Thëngjilli” blen nga KEK-u rreth 600 mijë tonë thëngjill.“Ne e blejmë thëngjillin nga KEK-u, e përpunojmë, e terim, e sitim dhe e qesim në treg… ua shesim konsumatorëve, kompanive të ndryshme vendore dhe jashtë Kosovës”, shpjegon për Radion Evropa e Lirë Enver Sadiku, një prej punëtorëve të kompanisë.Sipas tij, sasia e thëngjillit të kontraktuar para tre vjetësh nga KEK-u, është shpenzuar rreth tre muaj më parë, për shkak të kërkesave të mëdha.“Vetëm Korporata Energjetike e Maqedonisë [së Veriut], nga muaji tetor i vitit të kaluar deri në muajin maj të këtij viti, ka marrë [prej nesh] 120 mijë tonë”, thotë Sadiku.Thëngjilli i përpunuar përdoret për disa qëllime. Përfshirë edhe ngrohjen, edhe pse ndikon në ndotjen e ajrit kur digjet.Kërkesat për këtë produkt thuhet se janë rritur gjetkë. Për shkak të krizës energjetike që ka përfshirë Evropën.Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar, po ashtu, mungesa të energjisë elektrike gjatë dimrit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të gjejnë alternativa për ngrohje.Ajo, madje, ka shfuqizuar një vendim të vitit 2018. Në bazë të të cilit shitja e thëngjillit nga KEK-u ka qenë e ndaluar.

KEK-u tashmë ka shpallur një ankand. Për të dhënë në dispozicion të nxjerrjes dhe shitjes rreth 100 mijë tonë thëngjill.Nga kjo kompani thonë se ankandi pritet të finalizohet. Me nënshkrim të kontratës “shumë shpejt”. Por nuk japin detaje se ku synohet të destinohet kjo sasi e thëngjillit.Kompanitë private blejnë thëngjill në Serbi

Mungesa e thëngjillit të përpunuar në Kosovë ka bërë që kompanitë private në vend t’ua mësyjnë tregjeve rajonale.Nga kompania “Silcapor”, e cila gjendet në Kaçanik – pjesa jugore e Kosovës – thonë se me thëngjill të përpunuar furnizohen nga Serbia.Kjo kompani prodhon blloqe të betonit, ndërsa thëngjillin e përpunuar, përkatësisht të terur, e përdor për pjekjen e blloqeve.Menaxheri Vedat Kalisi thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania, brenda muajit, importon deri në 400 tonë thëngjill të terur.“Vitin e kaluar, këtë produkt e kam blerë në Kosovë, në kompaninë ‘Kosova Thëngjill’, me çmim prej 60 eurosh për ton. Tani nga Serbia, një ton thëngjill, së bashku me transport, më kushton rreth 200 euro”, thotë Kalisi.

Me thëngjill të përpunuar nga Serbia furnizohet edhe kompania “Abi&Elif” nga qyteti i Prizrenit.Kjo kompani merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve.Thëngjillin e shfrytëzon për prodhimin e avullit, i cili më pas përdoret për prodhimin e produkteve të ndryshme – nga turshitë deri tek ajvari.“Në muaj, ne shpenzojmë deri në 100 tonë [thëngjill të përpunuar]”, thotë menaxheri i kompanisë, Abedin Loyna.

“Vazhdimisht kemi blerë prej ‘Kosova Thëngjillit’, por qe dy vjet jo, sepse nuk ka vazhdimisht… Edhe cilësia nuk është në nivel të duhur”, shton ai.

Sipas tij, nëse “Kosova Thëngjilli” do të kishte mjaftueshëm thëngjill të përpunuar dhe me cilësi të lartë, kompania “Abi&Elif” do të kishte leverdi të furnizohej prej saj. Edhe për shkak të afërsisë, edhe për shkak të çmimit.Ai thotë se çmimi në Serbi është “dyfish më i lartë” – deri në 120 euro për ton.

Leci: KEK-u nuk po e shfrytëzon momentin

Hamit Leci, ish-punëtor i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, thotë se mosshitja e thëngjillit nga KEK-u është një gjë “absurde”.Sipas tij, kriza aktuale energjetike është mundësi adekuate për KEK-un që të gjejë tregje të reja, e rrjedhimisht të rrisë të hyrat financiare.Kriza energjetike ka nisur vitin e kaluar me rritjen e çmimeve të energjisë. Kjo si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Ajo është thelluar edhe më, pasi Rusia – një ndër furnizueset më të mëdha me gaz në botë – ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.“Ne i kemi të gjitha kushtet për t’i shfrytëzuar krizat. Sepse kriza në Ukrainë nuk ndodh gjithmonë. Por, këta nuk po e shfrytëzojnë momentin”, thotë Leci, tani pensionist.Sipas tij, “Kosova fle në thëngjill e nuk ka për të shitur”.

Sa ka thëngjill Kosova?

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë thëngjill. Dhe si e tillë, është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij burimi.Basenet më të rëndësishme thëngjillmbajtëse njihen si Baseni i Kosovës, i Dukagjinit dhe i Drenicës.Sasia më e madhe e këtij produkti shfrytëzohet nga termocentralet e KEK-ut për prodhimin e energjisë elektrike.Sipas të dhënave të KEK-ut, nga viti 1922, kur ka filluar nxjerrja e thëngjillit, deri në dhjetor të vitit 2015, nga Baseni i Kosovës janë nxjerrë gjithsej 339 milionë tonë thëngjill.

Për prodhim të energjisë elektrike, KEK-u shfrytëzon mesatarisht 8 milionë tonë thëngjill në vit.Të dhënat e Doganave të Kosovës tregojnë se, gjatë këtij viti, në Kosovë është importuar thëngjill. Në vlerë prej më shumë se 1.5 milion eurosh nga shtetet e rajonit të Ballkanit, Turqia dhe Polonia.Vitin e kaluar, ndërkaq, është importuar thëngjill në vlerë prej 4.3 milionë eurosh. Sasia më e madhe në atë periudhë është importuar nga Mali i Zi, Rusia dhe Serbia./REL

Etiketa: importkosovepasuriqymyr

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025
RAJONI

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

14:56 : 27/06/2025
RAJONI

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

13:18 : 27/06/2025
RAJONI

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota

11:14 : 27/06/2025
RAJONI

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025
Para

Rikthehet “Njerëz dhe fate”? Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi bëhen sërish bashkë

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com