• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Albin Kurti tregon kur do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

20:22 : 15/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për APA News, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe rajon.

Kurti tha se dëshiron të plotësojë shpejt vendet e lira në veri të Kosovës pas tërheqjes së serbëve nga institucionet, duke shtuar se nuk dëshiron që të presë që ata të kthehen.

“Nuk mund të lejojmë vakum”, tha Kurti, teksa ai kundërshton zbatimin e formimit të një bashkësie të komuniteteve serbe në veri të Kosovës, të rënë dakord në vitin 2013, siç kërkohet nga Serbia, por edhe nga SHBA-të dhe BE-ja.

“Do të duhet të organizojmë zgjedhje të reja për katër kryetarë komunash në veri të Kosovës”, tha kryeministri kosovar. Të tjerët do të duhet të zënë vendin e dhjetë deputetëve serbë të parlamentit të Kosovës nga lista serbe, e cila është besnike ndaj Beogradit. Nëse nuk duan, duhet të vazhdojmë me partnerët tjerë”, thotë Kurti.

“Po ashtu punonjësit e policisë do të duhej të ndërroheshin sa më shpejt dhe pa probleme, sepse duhet të garantojmë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë”, shton ai, teksa thekson se Kosova ka nevojë për policë të mirë me integritet personal dhe profesional, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Lexo edhe:

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, shkak mungesa e kuorumit

Aksident tragjik në Kosovë/ Humb jetën një e mitur, plagosen katër të tjerë

Në një përshkallëzim të ri të konfliktit në Kosovën veriore, serbët etnikë dhanë dorëheqjen nga zyrat e tyre në institucionet kosovare si policia, gjyqësori, parlamenti dhe komunat në shenjë proteste javën e kaluar. Shkak për këtë ka qenë obligimi i vendosur nga qeveria kosovare për të zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia fqinje me ato kosovare. Kryeministri kosovar sheh vetëm “një pakicë ekstremiste brenda pakicës serbe” pas aksionit të protestës. Shumica dërrmuese prej 90 për qind e serbëve të Kosovës tashmë i kanë ndërruar targat e veturave, sipas tij.

Edhe me 1500 dënime të vendosura për pronarët serbë të veturave deri më tani, nuk ka pasur asnjë ankesë apo incident. “Të gjithë serbët e marrin letrën dhe as nuk u thonë asnjë fjalë të keqe policëve, qytetarët janë të mirë dhe të qetë”, shprehet Kurti. Problemi sipas tij janë strukturat ilegale të financuara nga Beogradi në veri të Kosovës.

“Unë kam ardhur në pushtet vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi që kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi, pse nuk e zbatuan atëherë?”, tha Kurti lidhur me marrëveshjen për asociacionin.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka cilësuar si jokushtetuese dispozitat e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e BE-së.

“Kushtetuta jonë nuk është në përputhje me një bashkim etnik”, sepse thelbi i kushtetutës së Kosovës është natyra multietnike e shtetit. Kërkesat për një autonomi të tillë për zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk erdhën as nga popullata vendase. “Vetëm Beogradi e dëshiron këtë në mënyrë që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit, por kjo nuk është e realizueshme”, shton Kurti.

Megjithatë, Kurti ishte i bindur se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve do të arrihet në dy vitet e ardhshme. “Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Kurti e përshkroi një plan franko-gjerman të paraqitur së fundmi për të dyja palët si “një bazë e mirë për diskutime” pa hyrë në detajet e planit, i cili aktualisht nuk dihet. Është pozitive që është e bazuar në vlera dhe jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si qasjet e mëparshme. “Ka shumë mangësi, por është një pikënisje e mirë”, tha kreu i qeverisë.

Në muajt e fundit padyshim që ka pasur suksese, tha Kurti, duke iu referuar marrëveshjes për udhërrëfyesin për çështjet e energjisë në veri të Kosovës dhe marrëveshjes së arritur në verë për dokumentet hyrëse. Është gjithashtu një sukses që që nga gushti, një marrëveshje është përcaktuar si objektiv i qartë i negociatave. “Unë jam gjithashtu shumë optimist sepse kemi një mundësi të mirë për të arritur një marrëveshje me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington dhe kancelarin Olaf Scholz në Berlin”, shtoi ai.

Ai njoftoi se qeveria e tij ka ndërmend të paraqesë një kërkesë për anëtarësim në BE deri në fund të vitit. Duam të tregojmë publikisht se duam të anëtarësohemi në BE”, tha Kurti.

Etiketa: kosoveKurtiserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, shkak mungesa e kuorumit

14:59 : 01/09/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Kosovë/ Humb jetën një e mitur, plagosen katër të tjerë

19:13 : 31/08/2025
RAJONI

Analiza e REL: Fuqia dhe tensionet e Vetëvendosjes

15:12 : 31/08/2025
RAJONI

Vuçiç i prerë: Nuk kam shef, Serbia refuzon sanksionet ndaj Rusisë

21:49 : 30/08/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë nënkryetarin serb, vendi futet në krizë të re

12:47 : 30/08/2025
RAJONI

Lista Serbe ankohet në Kushtetuese lidhur me votimin për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës

11:34 : 30/08/2025
Para

Porti i Durrësit “arenë sherri” mes PD-PS në Komision: Qeveri hajdute! Të pa skrupuj

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com