CEO i “Acromax”, Aldor Nini, foli pak kohë më parë për klikimet e blera nga artistët shqiptarë në këngët e tyre dhe shkaktoi shumë bujë pasi zbuloi edhe një listë emrash të artistëve që blejnë klikime. Ndër emrat e parë ai përmendi Alban Ramosajn, Ardit Çunin dhe vetë Ledri Vulën.
Së fundmi, i ftuar në “Glamour Zone”, Nini u pyet edhe në lidhje me dy emra shumë të njohur që përfliten për klikime të blera. Bëhet fjalë për Noizy-n dhe Enca Haxhian. Mirëpo për të gjithë dyshuesit, ai tha se asnjëri nga ata nuk i ka të blera.
“Noizy ka klikime reale, Sinan Hoxha dhe Meda gjithashtu. Mund të përmend edhe Encën. Pavarësisht asaj që thuhet në publik, por Enca i ka klikimet reale”– tha Aldor Nini.