• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtohen prindërit denoncues: Vajza pi drogë, nuk e duam në burg, por as të vdekur

20:25 : 12/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Është 69 vjeçe dhe ka vetëm një vajzë. Të dy burrë e grua përsërisin se jeta e tyre nuk ka më kuptim. Po përballen me tragjedinë moderne që sjell përdorimi i drogës në shumë familje shqiptare. 34-vjeçarja aktualisht është përdoruese e heroinës dhe prindërit e saj kanë dyshime që e bija i hyri drogës gjatë kohës që frekuentonte studimet e larta.

“Kuptuam që R. nuk kishte më asnjë lidhje me fëmijën që kishim rritur ne. Marrëdhëniet e saj nuk ishin më të qëndrueshme. Por dyshimi kryesor lidhej me depresionin. Jemi të dy intelektualë si prindër dhe asnjëherë nuk e dyshuam në vitet e para që realisht ajo kishte rënë në kurthin e drogës,”- thotë 69-vjecarja për Gazetasi.al. Pamja u bë e qartë për 2 prindërit që s’po kuptonin asgjë nga e reja gjatë ditëve që ajo zhdukej. Aty ata dyshuan që po përdorej për prostitucion, por sërish mbetej e pabesueshme.

“Në krye të shtatë viteve, R. nuk ngjante aspak me vajzën që edukuam ne. Ishte e dhunshme, depresive, kur mbetej pa para përplaste çfarë t’i dilte përpara. Më pas kthehej sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, kujton nëna e saj.

Me kalimin e viteve, burrë e grua vunë re se ndonjëherë mungonte diçka në shtëpi, pastaj edhe televizorin e vodhën.

“Nuk guxuam ta gjenim kush ishte hajduti, sepse e dinim që ishte vajza që po na vidhte. Në një nga këto ditë më rrahu dhe kërkoi para. Aty kuptova se ajo pi drogë. Ishte njeri tjetër”, rrëfen gruaja. Ajo i thotë Gazetasi.al se e ndau shqetësimin me kunatën e saj, që i tregoi histori të dëgjuara nga të tjerë.

Lexo edhe:

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

“Person pas personi mësova se kishte të tjerë që vuanin me këtë dramë. Se djali i ca të njohurve në Kombinat ishte denoncuar nga familja për dhunë, mbasi ishte përdorues. Tani s’dimë më ku të përplasemi. Jemi dy prindër të dhunuar që nuk e duam vajzën në burg, por nuk duam as që një ditë dikush të na telefonojë e të na tregojë se ajo nuk jeton më”, ankohet 69-vjecarja. Çifti është interesuar ngado për një qendër rehabilitimi, këmbëngul se disa herë e shoqëruan të renë për të marrë metadon në një qendër, por që më pas kuptuan se ajo e kishte vështirë të dilte nga rruga e drogës.

E kundërta ka ndodhur me një grua që pa një pa dy e tregoi dramën nga droga në polici.

“Pi hashash, pi heroinë, nuk mund të duroj më…”

Gruaja u mundua që oficerët mos t’ia shikonin qafën e nxirë. Por fjalët e saj ishin aq me dhimbje sa edhe shenjat që i kishin mbetur në trup.

“Ka dhunë të vazhdueshme. Për më tepër se dhjetë vjet, djali që është konsumues i rregullt i hashashit dhe heroinës më ka dhunuar herë pas here”, ka thënë nëna.

Sipas burimeve policore, ajo ka deklaruar se e kishte denoncuar edhe herë tjetër.

“Para dita ditëve ai mori orenditë dhe i shiti për 40 mijë lekë. Me këto lekë që ka marrë ai ka paguar lekët e drogës dhe ka blerë lëndë narkotike”, shprehet gruaja. Siç bën me dije policia, e ëma kërkoi informacion për orenditë por mori si përgjigje grushtat e tij.

“Më ka thënë se do shesë dhe shtëpinë po u gjend ngushtë për para. Sot më kërkoi prapë para. I thashë që nuk kisha asnjë lekë. Donte 100 mijë lekë. Më pas, kur po bëja sikur s’po dëgjoja, nisi të ulërasë, të më qëllojë, kërkonte paratë duke thënë: ‘Do të bëj varrin’”./GazetaSi

Etiketa: denoncimidroge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025
SHOW BIZ

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Kush është Melissa Said? Influencuesja braziliane e akuzuar si mbretëreshë e drogës

15:23 : 28/10/2025
Para
Foto: AFP

Bayern vijon marshimin në kampionat, 19-vjeçari shkruan historinë

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com