Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, ka renditur 22 arsye pse shqiptarët duhet të dalin në protestën e thirrur ditën e sotme.
Mes arsyeve që rendit Leskaj në FB, janë, boshatisja e vendit nga largimi i shqiptarëve si emigrantë, kanabizimi i vendit, cilësimi i opozitës si armike, rrënimi ekonomik nga PPP-të, dorëzimi i interesave kombëtare etj.
POSTIMI I PLOTE:
. . Sipas INSTAT, në tetë vite vitet 2014-2021 Shqipërisë i janë larguar në emigracion ekonomik mbi 637 mijë qytetarë, ose sa qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit së bashku! Largohen të rinjtë, profesionistët, madje edhe sipërmarrësit.
. , . Megjithëse me një sufiçit të ardhurash në Buxhetin e Shtetit mbi gjysëm miliardë euro në dhjetëmujorin janar-tetor 2022 dhe parashikim për rritje të ardhurash buxhetore me 10 përqind për vitin 2023, asnjë paketë ndihme për shtresat më të pambrojtura të popullsisë. Paturpësi dhe skandal!
. . Sipas Raportit të vitit 2022 për tregun e drogës në vendet e BE-së, të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga (https://ëëë.emcdda.europa.eu/…/trends-developments/2022_en), ” Shqipëria për disa vite ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun europian”.
. -. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 përqind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon ose të gjitha, ose pjesën më të madhe, Buxheti i Shtetit.
. . Sipas organizatës prestigjoze Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka cituar në raportet e tij, Shqipëria “shkëlqen” në ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar. Mjafton të përmendim Ligjin për Teatrin Kombëtar, masakrën e tokave sipas Ligjit 2020, si dhe abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik.
. , duke rrënuar perspektivën e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare, me pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur” të vëllait siamez të Ramës, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
. , me një rënie dakord me qeverinë e vendit fqinj, për ta adresuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, duke dobësuar dukshëm pozitën kombëtare në përcaktimin e ujrave të Shqipërisë sipas rregullave të mirëdefinuara të vijës bregdetare.
. . Në nëndë vjet 2013-2022, borxhi publik i Shqipërisë(ai zyrtari dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP, detyrimeve të TVSH, detyrimeve nga gjygjet ndërkombëtare, etj.) ka kërcyer nga 68% në 116%!
. . Kosto mesatare e 1 km rrugë e trefishuar në nëndë vitet e fundit!
. . Shpenzime në nivele 50-60 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike.
. .. Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive me koncesionet në naftën shqiptare dhe me blerjet dhe shitjet skandaloze të energjisë elektrike nga KESH.
. . Asnjë nga zyrtarët e lartë të sektit Rama, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura të vendit, nuk është larguar nga detyra. Në të kundërt, disa janë promovuar.
. . Fjalori denigrues, sulmet verbale dhe tentativat për blerje të përfaqësuesve të opozitës janë kthyer në dukuri të përhershme e të zakonshme të sektit në qeverisje, të motivuar dhe duke dhënë shembullin personal në këto sulme vetë Lideri Global.
. . Nuk mjaftojnë vetëm insinuatat dhe sulmet verbale të mediave pranë qeverisë. Sa herë mediat e pavarura të vendit sulmojnë dhe denoncojnë aferat qeveritare, nga organet tatimore dhe doganore, nisin si breshër kontrollet selektive dhe gjobat ndaj kompanive që i financojnë këto media, për t’i rrënuar.
. “ ”. Përdorimi i elementëve me të kaluar kriminale dhe i grupeve kriminale gjatë fushatave zgjedhore është tashmë një dukuri e zakonshme gjatë nëntë viteve të fundit, e denoncuar dhe nga raportet e OSBE/ODHIR.
. () . Rasti i fundit flagrant ishte ai i përdorimit të Autoritetit të Dosjeve në sulmin e paprecedent dhe të turpshëm ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.
. . Realizimi i politikave fiskale inkoherente dhe bllokuese të prodhimit të brendshëm. U zerua rimbursimi i TVSH 6 përqind në blerje për fermerët dhe u vu një taksë e re 10 përqind TVSH për lëndët e para. Pragu i rimbursimit të TVSH për investimet kapitale në bujqësi (blerje makinerish, linjash prodhimi, etj.) u dhjetëfishua! Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022 ishte më i ulët se ai i vitit 2021, ndërsa mungojnë për këtë vit investimet për kanalet vaditëse dhe kulluese nga fondet e Buxhetit të Shtetit.
. . Janë me dhjetëra biznese të rrënuara nga kontrollet selektive dhe gjobat ndaj aktivitetit të tyre, ndërkohë që bizneset “mavi”, favorite të Ramës dhe sektit të tij, nuk kontrollohen asnjëherë dhe fitojnë tendera pafund nga buxheti i Shtetit.
. . Çdo ditë, që nga orët e para të mëngjezit, mendja e qytetarit të thjeshtë bombardohet nga mijëra mesazhe dhe statuse, si dhe qindra shkrime, intervista dhe video në faqet në internet të institucioneve qeveritare, në mediat sociale dhe në mediat tradicionale. Çdo ditë deformohet realiteti, për të sprucuar vetëm bojën rozë të pseudo-“arritjeve” të sektit.
. . Kjo formë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedent në Evropë, e dhënies me koncesion privatit të thesareve arkeologjike të vendit, si Parku Kombëtar i Butrintit, përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.
. , “”. Ndërhyrjet në Shesh përbëjnë një goditje të rëndë të simbolit dhe vetëdijes kombëtare për vlerat tona historike.
. . Procedura koncesionare po realizohet përmes kontratave dhe marrëveshjeve okulte, duke dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë kombëtare dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të portit kryesor të vendit.
Ndërkaq, mësohet se policia do të marrë masa të shtuara lidhur me tubimin. Mendohet se rreth 1 mijë efektivë do të jenë në gatishmëri për protestën. Në gatishmëri pritet të jenë dhe forcat speciale.
Opozita nga ana tjetër, ka siguruar se protesta do të jetë paqësore, por ka paralajmëruar pjesëmarrje masive. Por këto fjalë nuk janë “dukur bindëse” për kryeministrin, i cili ka blinduar Kryeministrinë mbrëmjen e djeshme.