• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD apel diasporës t’i bashkohet protestës më 12 nëntor: Rama e ka degraduar vendin

13:34 : 10/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka ftuar shqiptarët e diasporës që t’i bashkohet protestës së opozitës të organizuar më 12 nëntor para Kryeministrisë.

Ne një deklaratë për mediat, Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha thotë se Rama e ka degraduar Shqipërinë në gradën më të ulët. Protesta e 12 nëntorit tha Hoxha është një përpjekje për t’i dalë zot Shqipërisë dhe atdheut tonë të përbashkët.

Teksa drejton gishtin nga qeveria, Hoxha thotë se në 7 vjet, 750 mijë bashkëkombas kanë marrë rrugët e botës.

“Kohët e thërrasin sërish shqiptarin e Diasporës që të frymëzojë, të ndihmojë, të jetë në krah të vendit të të parëve.

Me këtë thirrje ju drejtohem sot shqiptarëve kudo janë: në Itali, Greqi apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Gjermani, Kanada, Zvicër, Austri, Francë dhe deri në Australinë e largët.

Lexo edhe:

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

Protesta e 12 nëntorit është një përpjekje për t’i dalë zot Shqipërisë, atdheut tonë të përbashkët të ngecur në darët e një pushteti që e sheh shtetin dhe arkën e tij si plaçkë për t’u grabitur, pasi janë vjedhur zgjedhjet dhe manipuluar vullneti i lirë i shqiptarëve.

Suksesi i qeverisë Rama ka qenë i qartë në mbrapshtinë e tij: e ka degraduar Shqipërinë në gradën më të ulët: në 7 vjet, 750 mijë bashkëkombas kanë marrë rrugët e botës.

Partia Demokratike i ka të qarta rekordet e saj. Vetëm në periudhën 2009-2013 janë kthyer në vend 134 mijë shqiptarë të Diasporës.

Dua t’ju bëj thirrje sot nga kjo foltore t’i bashkoheni protestës së 12 nëntorit.

Nëse qëlloni në Shqipëri apo nëse jeni afër, dhe i keni mundësitë ekonomike të vini.

Nëse jo merrini në telefon të afërmit tuaj, ftojini të na bashkohen të shtunën!

Ne e duam Diasporën, por kur ajo bëhet më e madhe se vendi amë, ai vend është në rrezikun e zhdukjes.

Pa Shqipërinë dhe njerëzit e saj, ne bëhemi një komb i shpërngulur, endacak, i pakrye.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka besim të plotë se angazhimi i diasporës në ringjalljen e frymës opozitare dhe shpëtimin e demokracisë së saj është një gur themeli për Shqipërinë dhe ka një rol themelor për të ardhmen. Shqipëria ju thërret”, theksoi Hoxha.

Etiketa: 12 nentordiasporaindrit hoxhakorrupsionkryeministriaPartia Demokratikeprotestaqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
Para

Tritan Shehu takon kreun e CDU: PD mbështet vetëm Procesin e Berlinit

TË GJITHA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com