• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të marr jetën, mor by***ir”/ Shefi i Komisariatit të Pukës rreh qytetarin (VIDEO)

20:47 : 08/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri. Ky i fundit, për një inat personal i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.

Zamir Puka: Unë quhem Zamir Puka e jetoj në Pukë. Kam punuar nja 9 muaj në Himarë. Kam ardhur në Pukë më datën 11 Gusht. Kam ardhur atë natë në darkë. Të nesërmen në mëngjes, kam dalë në qytet nga ora dhjetë a diçka e tillë, dhjetë e gjysmë. Më ka ndaluar policia. Më rrethon policia thonë “në komisariat, se ke ecur me shpejtësi”. I thashë unë: “Në qoftë se kam ec me shpejtësi më fut gjobën”! Jo, tha, jam shefi i komisariatit,- tha,- do vish në komisariat! Shkova në komisariat me makinë. Verifikuan makinën. Në rregull! Më vunë pipën e alkoolit, isha në rregull. Mbas 3 ditësh, diçka e tillë, diçka e tillë, dola prej shtëpie pasdite, më dalin policia prapë përpara. Ndaloje pak këtë makinën! E ndalova. Më thonë do vish në komisariat, se kemi ankesa për ty edhe unë i thashë: Në komisariat nuk vij. Para dy ditësh kam qenë. Jo,- thanë,- hajde! Më rrethuan makinën. I futa marshin, i thashë po vij edhe ika. Më kishin nxjerrë makinën në kërkim, më kishin nxjerrë edhe mua në kërkim. Më erdhi një letër prej poste, shkova u paraqita te komisariati. I dhashë patentën shefit të komisariatit në dorë në kat të tretë. Polici i qarkullimit, Antoni, më thotë, Zamir thotë: “unë s’kam ça me të bërë, më ka dhënë urdhër shefi i komisariatit, t’i heqësh patentën e këtij 6 muaj. Edhe më ka thënë “do të lëviz prej pune, do të heq prej pune.” Tha ka marrë vendim komisioni. I thashë unë: si ka marrë vendim komisioni, tu më thënë nesër dërgo letrat për Shkodër e pasnesër shko merre? Si u mor vendim komisioni? Jo po ka pas me u bo dje, unë i kam marrë një ditë me vonesë. Ku ta di domethënë, çdo gjë është bo e paligjshme dhe komisioni është bë i paligjshëm pa shkuar dokumentacioni atje. Një ditë rastisi unë me një kafe bashkë me shefin e komisariatit, ballë për ballë këto ditët e fundit. Më thotë mu, kam do flasim thotë bashkë, kështu me të vogël do flasim. Me mu i thashë do flasësh? Po,- tha,- do flasim edhe nuk e pashë më. Sot e pashë vetëm po hipte në makinë atje ishte te një kafe tjetër edhe i thashë “më ke thirr me fol me ty”.

Por shefi i “madh” nuk u mjaftua me kaq. Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.

Qytetari: O shefi! A mund të takoj një minutë? Si ia kalove?

Shefi i Komisariatit Pukë: Mirë!

Lexo edhe:

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

Impianti i pastrimit u quajt TEC/ Kush i “keqinformoi” institucionet për të goditur “Delvina Gas”?

Qytetari: A u lodhe?

Shefi i Komisariatit Pukë: Pak!

Qytetari: A je mirë? Si ia kalon? Zamir Puka!

Shefi i Komisariatit Pukë: E di e di, ta mësova emrin.

Qytetari: Po me, me. Më ke thënë një ditë me u taku.

Shefi i Komisariatit Pukë: Të kam thënë se… Unë tashi jam pa… (Nuk kuptohet). Ke shkruajtur diçka në emrin tim.

Qytetari: Në emrin tënd?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Ça kam shkruar?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ma kanë pru në “forward”.

Qytetari: Hë, hë, edhe…

Shefi i Komisariatit Pukë: Nëse e ke shkruajtur, ke bë shumë gabim, që më ke përmend emrin!

Qytetari: Për ça kam përmend emrin ty?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ç’… për ç’… edhe për mirë.

Qytetari: A po ta bëj një pyetje mor shok? Për cilën arsye mua ma ke heq patentën?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ta kena heq…, ta ka heq komisioni patentën.

Qytetari: Cili komision?

Shefi i Komisariatit Pukë: Komisioni. Ka një komision.

Qytetari: Mua më kanë thënë, e kanë bërë, është heq me urdhër të shefit.

Shefi i Komisariatit Pukë: I ke ik policave. Je për burg. Mosbindje.

Qytetari: Mosbindje?

Shefi i Komisariatit Pukë: A të kanë ndaluar?

Qytetari: Kush e ka nxjerr policinë përpara? Kush ma ka nxjerr policinë përpara?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë ta kam nxjerr.

Qytetari: Ma ke nxjerr ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Për cilën arsye?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për arsye, sepse për me të pyet për gratë, që janë anku për ty.

Qytetari: Janë ankuar për mua?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po! Pse ke ik ti?

Qytetari: Tashi, policia është private, a është e shtetit?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për private s’e rruaj k**n! S’ekziston kurrë ti, as shokët tuaj mor, me kë je tu fol ti? Me kë je tu fol privatisht ti?

Qytetari: Unë s’jam tu fol privatisht.

Shefi i Komisariatit Pukë: Por të degjeneroj, mor!

Qytetari: Ti je shteti, mo vlla!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe mo hej..! Të fus në dhe, mo…!

Qytetari: Ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: O B***rë!. Të fus në dhe mor k*r!

Qytetari: Ti, a je shteti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe, mor!  Jam Pjerini mor, jam Pjerini!

Qytetari: Mos luj me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo shteti! Jam Pjerin Lazri!

Qytetari: Mos shty me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jam Pjerin Lazri! Unë të marr jetën, mor!

Qytetari: Në rregull mor, ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të marr jetën mo, të thashë!

(Qëllon qytetarin)

Shefi i Komisariatit Pukë: Po kush je ti, mor?

Qytetari: Kush ma ka nxjerr policinë…?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë! Shef, shefi i komisariatit ta ka nxjerrë!

Qytetari: Pse?

Shefi i Komisariatit Pukë: Se kështu e kam gjyku unë.

Qytetari: E ke gjyku ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe ke me u ndal, kur të thirr policia!

Qytetari: Po!

Shefi i Komisariatit Pukë: Kanë marrë mo legen atje, ke bo xhiro, ke bo spektakël e të kam thënë ik në punën tënde, as gjobë… (Nuk kuptohet)

Shefi i Komisariatit Pukë: Spektakël ke bërë.

Qytetari: Mirë në rregull! Faleminderit shumë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ça? Faleminderit për ça?

Qytetari: Faleminderit, që më erdhe, më preke me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Më erdhe te unë, erdhe te unë ti.

Qytetari: A më ke thënë duar me të takuar, mo vlla? A më ke thënë atë ditë, dua me fol një çikë?

Shefi i Komisariatit Pukë: A je tu m’u vu mbrapa mu ti?

Qytetari: Unë s’jam, tu tu vu mbrapa ty mo!

Shefi i Komisariatit Pukë: Atëherë, bën mirë mos…! Bën mirë, ku të jem unë mos me hy ti! Përmend emrin ti by***ir, se…

Qytetari: By***r unë?

Shefi i Komisariatit Pukë: (E qëllon me shuplakë në fytyrë) Kam shkrim mo, kam shkrim.

Qytetari: Më ke rënë në qafë. Më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo, s’të kam heq bukën e gojës.

Qytetari: Ti më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Ti domethënë…

Qytetari: Ti je shteti, unë jam kërrkushi!

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Unë kam shkuar kam punuar për 350 mijë lekë në Dhërmi dhe në Himarë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Një minutë! Kam shkuar për 350 mijë lekë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Se janë t’u më prit pak. Nëse ke kohë rrimë prapë!

Qytetari: Po në rregull! Takohena, pimë kafe!

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe…

Qytetari: Unë kam kërku falje qysh…

Shefi i Komisariatit Pukë: Ia q** motrën, ia q** motrën!

Qytetari: Unë jam burrë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Prit një sekondë! Hej, erdhëm, ke kohë, që më provokon.

Qytetari: Të provokoj unë, hë?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po, ti shko…

Qytetari: Ti më ke rënë në qafë mu, më ke heq patentën në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Ti e ke nxjerrë policinë dy herë në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukë: O do folësh…?

Qytetari: A m’i ke nxjerrë përpara?  Ti, a the vetë?

Shefi i Komisariatit Pukë: Shtetërore! (bërtet)/tvklan.al

Etiketa: policipukeshefi i komisariatit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025
AKTUALITET

Impianti i pastrimit u quajt TEC/ Kush i “keqinformoi” institucionet për të goditur “Delvina Gas”?

11:44 : 06/08/2025
AKTUALITET

Me G-Class në breg të detit, policia e ndëshkon vetëm me gjobë 23-vjeçarin që rrezikoi pushuesit

10:13 : 06/08/2025
AKTUALITET

Gruaja dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i tij në Vlorë

12:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e Frrok Lleshajt, policia shoqëron pesë persona

10:34 : 05/08/2025
AKTUALITET

I parakaloi me makinë/ Dy vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë 35-vjeçarin (EMRAT)

11:49 : 04/08/2025
Para

Shteti lëshohet për fushatë në Kamëz/ Rama tall Veliajn: I ke të vogla

TË GJITHA

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

16:56 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com