• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Ndjeva sikur po përplasesha me një shkëmb”, Kristi Vangjeli: Ja si e ndala Ronaldon

18:45 : 07/11/2022
në SPORT

Lexo edhe:

Djali i Cristiano Ronaldos ftohet për herë të parë nga Portugalia

Ronaldo dhe Al Nassr nuk ia dalin, eleminohen në gjysmëfinalen e Champions-it të Azisë

Kristi Vangjeli, në një rrëfim si asnjëherë tjetër. Lojtari i Kombëtares shqiptare, Arisit, Odesës, Skënderbeut dhe Prishtinës flet për “athletestories.gr”, duke zbuluar të gjitha vështirësitë e tij në karrierën futbollistike.

Fillimet si futbollist– “Që në moshën 10-vjeçare nisa futbollin në akademitë e Korçës, derisa në vitin 1997 prindërit e mi u zhvendosën në Greqi. Doja të vazhdoja të luaja dhe Fotis Hatzitheodorou, i cili ishte atëherë në Agios Georgios Nea Krinis, më ndihmoi ta bëja këtë gjë. Më pa duke luajtur në shkollën fillore dhe më sugjeroi të shkoja në një seancë stërvitore. Shkova. Padyshim që pa diçka tek unë dhe më tha: ‘Eja nesër, kemi ndeshje’. Problemi ishte se nuk kisha federimin dhe më çoi të garoja me dikë tjetër. Në moshën 15-vjeçare kalova tek ekipi i parë”.

ARISI – “Marcelo ishte ai që më ndihmoi të shkoja tek Arisi në vitin 2001. Rregulloi gjithçka që të shkoja dhe të testohesha. Mbaj mend ishte një e mërkurë e fundmuajit, ndoshta prill. Në atë kohë, Aris me Michalitsos-Semertzidis kishte fituar kampionatin dhe ishte i famshëm për akademitë e tij. U paraqita me nënën. Ajo dhe zoti Michalitsos po më ndiqnin nga jashtë, ndërsa unë po stërvitesha me z. Semertzidis. Që në stërvitjen e parë ai tha se vogëlushi nuk do të stërvitet më me Krinin, por do të vijë këtu. Për dy javë u stërvita me Arisin dhe luaja në ndeshjet zyrtare me Krinin. Në fund të sezonit, më bleu skuadra e Selanikut. Mbaj mend që transferimi im kushtoi 1.5 milionë dhrahmi. Problemi qëndronte se unë nuk kisha letërnjoftim grek dhe merrja pozicionin e një të huaji, ndërsa nga zyrat më thanë se transferimi nuk mund të bëhej, edhe pse im vëlla luante tashmë në ekipin e dytë të PAOK-ut. Arsyeja kryesore që qëndrova ishte Yiannis Michalitsos. Vuri veton dhe më mori në verë për t’u përgatitur me ekipin ‘B’”.

ROLI DHE KËRCËNIMI – “Në atë kohë luaja qendërsulmues dhe ndonjëherë ai më përdorte si anësor të majtë. Por kur doli federimi im, ndodhi si më poshtë. Për shkak se nuk ishin lëshuar shumë federime të tjera, ne kishim një problem në qendër, kështu që ai më kërkoi të luaja si mesfushor mbrojtës. ‘Ti do të bësh vetëm gjërat themelore’, ishte porosia që më dha. Kjo është. Unë e vendosa veten si mesfushor, duke punuar dhe përpjekur ta bëja sa më mirë këtë pozicion. Do të kujtoj gjithmonë nga këta dy njerëz fjalët se: ‘Nëse keni punuar, jeni të justifikuar’. Këtë e them tani si trajner. Edhe sot, para një ndeshjeje me Olimpiakosin, ku Mendrinos ishte ‘yll’, më kujtohen fjalët që më tha në vesh: ‘Do ta mbulosh një për një dhe nuk do ta lësh të prekë topin, përndryshe do të kthej në Shqipëri…’ Sigurisht e tha me shaka, por ishte kokëfortë me mua! Ishte sezoni kur kishim një diferencë të madhe në kampionat dhe ata ndryshuan papritur mënyrën e fitimit të titullit, duke u futur në ‘play off’. Nuk ia dolëm, pasi të gjithë kishim provime në shkollë, për pasojë humbëm kampionatin, edhe pse i kishim mundur të gjithë brenda dhe jashtë.

DEBUTIMI – “Sezoni i ardhshëm ishte prezantimi im i parë në ekipin e parë. Skoboe ishte atëherë trajner dhe kishim një miqësore me Agrotiko Asteras. Fati më kishte përgatitur sërish një surprizë që do të luante një rol të rëndësishëm në karrierën time. Karaliopoulos kishte një problem dhe më pyetën nëse mund të luaja mbrojtës i djathtë. Pa menduar, thashë po. Në pesë minuta kisha bërë 10 ndërhyrje të pastra. Ndoshta me topin në sulm isha prapa, por në mbrojtje dhashë gjithçka. Rreth minutës së 70-të nuk mund të ecja nga dhimbjet. Këmbët më ishin ënjtur nga këpucët, pasi binte shi dhe i kisha marrë hua. Ishin me vida dhe një numër më i vogël. I harrova të gjitha kur, pas përfundimit, Skoboe më njoftoi se tani do të stërvitesha me ekipin ‘A’. U drodha… Ishte nëntor, por nuk munda të luaja me ekipin e parë deri në janar”.

PËRBALLJA ME RONALDON – “Për sa i përket Kombëtares, kam bërë 35 paraqitje dhe do të ishin më shumë, nëse nuk do të kisha vuajtur dëmtimin në ligament, pasi nuk u thirra më pas. Dy ndeshjet që luajtëm kundër Portugalisë për kualifikueset e Botërorit dhe ndeshjet e mia me Kristiano Ronaldon kanë hyrë në histori. Rezultati 0-0 që morëm në Braga do të jetë i paharrueshëm për mua. Në atë kohë ai ishte në maksimumin e tij. Në duelin e parë u ndjeva sikur po përplasesha me një shkëmb. Ishte në formë dhe pyesja veten se si do ta përballoja. Thashë ose topin ose atë. Në çdo fazë shkova me 1000. Ndjeva sikur një nga ata ‘kuajt arabë’ po vinte drejt meje dhe ishte më i gjatë se unë. I kisha kërkuar para ndeshjes që të më jepte fanellën e tij, dhe më tha ‘po’, por në fund, kur iu afrova, më tha ‘kurrë për ty’, i irrituar që nuk e lashë të prekte topin. Në takimin e dytë zhvillova një ndeshje të mirë, por humbëm me një gol në minutat e fundit”.

 

Etiketa: cristiano ronaldoKristi Vangjeli

Lajme të lidhura

SPORT

Djali i Cristiano Ronaldos ftohet për herë të parë nga Portugalia

18:30 : 06/05/2025
SPORT

Ronaldo dhe Al Nassr nuk ia dalin, eleminohen në gjysmëfinalen e Champions-it të Azisë

20:32 : 30/04/2025
SPORT

Ronaldo “këput” edhe Piolin, trajneri pranë largimit nga Al Nassr për shkak të portugezit

19:26 : 29/03/2025
SPORT

E mbani mend Louis Saha? Është bërë më i pasur se Cristiano Ronaldo

13:47 : 16/03/2025
SPORT

Video/ Realizim fantastik me kokë, Cristiano Ronaldo rikthehet te goli në Arabi

22:37 : 25/02/2025
SPORT

A është Cristiano Ronaldo më i miri në histori? Kjo është përgjigjja e Carlo Ancelotti-t

19:20 : 05/02/2025
Para

VIDEO/ Aksident fatal në Turqi, të paktën 7 viktima

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com