• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga protesta te zgjedhjet/ Berisha shpalos programin e PD, ja si do mbrohet vota

13:29 : 05/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Në bashkëbisedimin virtual që zhvilloi përreth një orë në rrjetin social Facebook, kreu i PD Sali Berisha i preku të gjithë temat e nxehta që shqetësojnë aktualisht shqiptarët, përmes pyetjeve të mbështetësve të tij.

Fillimisht ish-kryeministri u ndal te protesta e 12 nëntorit duke zbulua se do të nisë në orën 16:00 dhe do të shënojë një rrugë pa kthim në misionin opozitar për të larguar qeverinë e Edi Ramës.

I ngacmuar nga qytetarët se protesta mund të kthehet në një kafë në bulevard, Berisha tha se tubimi do të jetë përballje me regjimin.

“Nuk është një xhiro, është një demonstrim i fuqishëm i forcës së qytetarëve. është një inaugurim i përballjes me këtë regjim, një refuzim i plotë i monizmit të Edi Ramës”, tha ai.

Më tej kreu i selisë blu u ndal te zgjedhjet lokale 2023, ku trajtoi edhe problemin e brendshëm të PD, me grupin e Enkelejd Alibeaj që me shumë gjasë do të dalë me kandidatët e vetë në garë.

Lexo edhe:

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

Berisha edhe njëherë e la derën e hapur për bashkim me këta deputetë, por nuk hoqi dorë nga deklarata e tij e prerë se Primaret janë mënyra e duhur për të zgjedhur kandidatët që do të sfidojnë benjaminët e Ramës në 61 bashkitë e vendit.

“Kam qenë dhe jam i hapur që çdo deputet, anëtar i kësaj partie të kandidojë për primare. Por, s’jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret dhe aq më tepër të zëvendësoj primaret me sondazhet”, deklaroi kreu i PD.

Pavarësisht shtrirjes së dorës për bashkëpunim duke thënë se çdo deputet i grupit të Alibeajt e ka vendin e vet në PD, Berisha parlajmëroi se ata që i lejojnë vetes të përdoren nga Rama do të bëjnë ‘vetëvrasje‘ fatale.

“Rama po mban peng flamurin e PD, ata që i lejon vetes të përdoren nga Rama bëjnë një suicide fatale. Çdo deputet ka vendin në PD, nëse ndjekin Ramën është zgjedhje e tyre. Jemi demokratë kemi tolerancë, nuk ka një parti ku kryetari të jetë i admiruar nga të gjithë drejtuesit apo anëtarësia. Ju garantoj se mbesim të hapur ndaj të gjithë deputetëve të cilët i kanë qëllim fitoren e PD dhe jo të Ramës”, nënvizoi ai.

Duke nënvizuar se Edi Rama betejën e ka me demokratët e 11 dhjetorit, Berisha u ndal edhe te mbrojtja e votës duke zbuluar strategjinë e PD për t’i dalë garant votuesve të saj se nuk do t’ju tjetërsohet besimi.

“Vota gjithashtu është delikate, unë mund t’ju them se për zgjedhjet e shkuara, bëra një deklaratë se vota u ekzekutua para se të hynte në kuti dhe kjo mund të ndodhë. Me këtë, nuk desha të hedh poshtë atë punë të shkëlqyer që bënë dhjetëra e qindra demokratë natën e numërimit të votave dhe në vazhdim, por theksova se Edi Rama e shndërroi shtetin në makineri elektorale, vendosi sistemin e patronazhistëve mbi votën, përdori sasi kolosale narko-eurosh për t’i blerë ato. A heq dorë nga këto Edi Rama? Jo, por ne do e mbrojmë votën më fuqishëm se kurrë. Dhe unë sot, i them në emër tuaj Edi Ramës, i bindur të jesh se kurrë nuk do gëzosh fitore me votë fiktive”, u shreh Berisha.

Më tej, kreu i demokratëve shpalosi edhe disa nga pikat kyçe të programit të kësaj force politike, me të cilin synon të bindë shqiptarët për të realizuar rotacionin politik në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij vëmendjen e merr rinia dhe siç ndodhi në Kosovë, edhe në Shqipëri çdo student do të subvencionohet me 100 euro, ndërkohë që tarifat e universiteteve do të përgjysmohen.

“Të rinjtë po afrohen dhe do marrin rol gjithnjë e më të madh. PD është e Rithemeluar dhe rithemelimi  i saj është vendimtar. Janë këto primare ku kanë vendosur të garojnë dhe unë i ftoj sa më shumë të rinj të garojnë për qytetarë të parë të bashkive. një seri departamentesh po krijohen dhe intelektualë të rinj kanë marrë drejtimin dhe janë interesuar në këto apartamente. do ketë një ripërtëritje të elitës politike të PD-së. ju shtroni pyetjen që po ikin studentët, ne kemi një program emergjence kundër varfërisë, vendosjen e minimumit jetik, dyfishim rrogash dhe pensionesh, subvencionim të çdo studenti me 100 euro, atë që bëri Kosova, përgjysmim të të gjitha tarifave të studentëve. do ketë një program, në epiqendër të ekonomisë shqiptare do të vendosen ëndrrat e të rinjve që përqendrohen sot në HiTech. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe ka çdo gjë të mundshme”, zbuloi Berisha.

Ndër të tjera ai u ndal edhe te sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale, duke hedhur akuza të forta mbi qeverinë si eksportuese të krimit pasi tashmë sistemi TIMS sipas Berishës është jashtë çdo kontrolli.

“Sistemi E-Albania u hakerua nga hackerat e qeverisë që s’ka ligj as moral. Hakerat nxorën në treg rrogat dhe postet e SHISH, duke kërcënuar dhe sigurinë e NATO-s. Ky ishte agresion që e dënoj me të madhe. Sistemi TIMS u hakerua nga bandat kriminale të mbështetura nga lart. Sistemi Memex u hakerua nga bandat kriminale për të hequr emrin e tyre. Në kufirin shqiptar nuk ka më kontrolle. Drejt Londrës kanë vërshuar dhe vërshojnë nga Shqipëria kriminelë, jo vetëm shqiptarë por dhe nga vende të tjera, pasi sistemi TIMS është rrënuar”, tha Berisha.

Etiketa: Edi Ramagrupi alibeajtprogrami i pdprotesta e PDSali Berishasulmi kibernetikzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

17:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

14:34 : 16/07/2025
Para

Ndodh në Elbasan/ Makina përplas motorin, shoferi "ja mbath" nga vendi i ngjarjes

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com