• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Azilkërkuesit/ Meta për median britanike: Faji i qeverisë, Rama të ndalë provokimet

14:13 : 05/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për radion e njohur britanike LBC, ku është trajtuar problemi i krijuar në brigjet angleze me emigrantët shqiptarë që zbarkojnë me gomone nëpërmjet kalimit të rrezikshëm në “La Mansh”.

Meta tha për LBC se ikja masive e shqiptarëve ndodh për shkak të mungesës së mundësive të shtetit të së drejtës nën qeverisjen e Edi Ramës dhe kërkoi nga kryeministri të ndal provokimet në drejtim të qeverisë britanike.

INTERVISTA

Përse po ikin shqiptarët?

Fatkeqësisht kjo po ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama, i cili është në detyrë prej 10 vitesh. Dhe gjithashtu prej mungesës së shtetit të së drejtës në vend. Janë këto, dy arsyet kryesore që kanë vrarë shpresat e të rinjve shqiptarë dhe po i detyrojnë ata të largohen nga vendi.

Lexo edhe:

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon Ilir Metën

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Por, pse duhet të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar? E kuptoj që ka njerëz që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pse të kërkojnë azil?

Sepse për shumicën prej tyre, standardi i jetesës që kishin në vendin tonë ka ardhur duke u përkeqësuar.

Por Shqipëria nuk është në luftë, nuk është në gjendje lufte, janë kushtet ekonomike që padyshim janë shumë të vështira. Gjermania për shembull deklaron se Shqipëria është një vend i sigurt.

Po ke të drejtë, por gjendja ekonomike, gjendja sociale, përjashtimi social është në nivele të tilla, sa janë gati të marrin çdo rrezik dhe të kalojnë La Mansh me gomone, sepse qeveria shqiptare është aktori kryesor përgjegjës për vrasjen e shpresave të tyre për të ndërtuar të ardhmen në vend. Nëse krahasojmë numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, me të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, është aq i madh sa që nuk mund të krahasohen.

 

‘We’d like to see equal treatment for these hopeless Albanians who risk their lives by taking these rafts.’

Former Albanian President, Ilir Meta, calls for UK authorities to show ‘flexibility and maturity’ to Albanian migrants.@TomSwarbrick1 |@ilirmetazyrtar pic.twitter.com/gso902j80r

— LBC (@LBC) November 4, 2022

Por a mendoni atëherë se autoritetet britanike duhet të pranojnë kërkesat për azil të të rinjve shqiptarë, nisur nga rrethanat që po përshkruani?

Mendoj se së pari është shumë e rëndësishme që kryeministri Rama të shmangë tonet provokuese me autoritetet britanike, sepse kjo situatë është rezultat i qeverisë së tij të dështuar dhe të korruptuar dhe së dyti, ai duhet të punojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë dhe autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe me autoritetet franceze, dhe agjencitë ligjzbatuese europiane, sepse jemi thellësisht të shqetësuar për jetën e mijëra shqiptarëve, që janë ngujuar në fakt në pyjet e Francës, në pritje të ardhjes në Britani të Madhe.

Pse situata në Shqipëri duhet të nënkuptojë që Britania e Madhe duhet të marrë më shumë kërkesa për azil?

Ne mendojmë se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar duhet të punojnë me autoritetet shqiptare, në mënyrë konstruktive për të adresuar këtë fenomen. Dhe së dyti, fatkeqësisht ka shumë prej tyre që ndihen të përjashtuar dhe të persekutuar për arsye politike nga qeveria shqiptare. Ne nuk i inkurajojmë ata të largohen nga vendi. Ne i inkurajojmë ata të luftojnë këtu për të drejtat e tyre dhe të bëjnë gjithçka për të hequr qafe këtë qeveri të papërgjegjshme, në mënyra demokratike.

Etiketa: emigrantet me gomoneIlir Metashqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon Ilir Metën

09:52 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

09:15 : 14/11/2025
AKTUALITET

Avokati i Metës largohet nga seanca, akuzon prokurorët e SPAK për shkelje të procedurave ligjore

12:21 : 11/11/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, shtyhet seanca për Metën në Apelin e Posaçëm

10:50 : 11/11/2025
AKTUALITET

“I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Metën në burg

18:52 : 08/11/2025
AKTUALITET

Meta kërkoi të shpallet antikushtetues ‘arresti me burg’, GJK e kalon në seancë plenare

14:09 : 05/11/2025
Para

Mediat: Rama përdoret nga Alistair Campbell për luftën e brendshme politike në Angli

TË GJITHA

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

15:11 : 16/11/2025

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com