• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Media në Shqipëri/ VOA: Përkeqësim i treguesve të lirisë së shprehjes

19:11 : 02/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE

Media në Shqipëri vijon të funksionojë në spiralen e problemeve të reja dhe të mbartura të cilat po dëmtojnë lirinë e shprehjes. Edhe raporti i fundit i Komisionit Europian evidentoi mangësi që lidhen me pavarësinë e saj. Gazetarë dhe analistë i thanë Zërit të Amerikës se transparenca e institucioneve është përkeqësuar dhe se tani ka gjithë e më pak informacion mbi kontratat publike me prapavijë korruptive. Edhe media online në gjykimin e tyre kërkon rregullim juridik, për të shmangur fenomene të tilla si shantazhi, presioni dhe anonimati.

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve dhe grupimet shoqërore që monitorojnë zhvillimet në spektrin mediatik, shprehin shqetësim për cëninim e vazhdueshëm të lirisë së shprehjes. Së fundi edhe raporti i KE-së veçoi se nuk është shënuar progres në fushën e medias, dhe se ndërthurja e interesave të politikës dhe biznesit vijoi të pengojë pavarësinë e saj dhe cilësinë e gazetarisë. Analistë dhe gazetarë konstatojnë, se gjithnjë e më shumë media po kthehet në një zgjatim të politikës. Institucionet publike thonë ata e kanë përkeqësuar transparencën, kryesisht në dhënien e informacionit mbi çështje që lidhen me afera korruptive duke penguar investigimet mbi korrupsionin, kontratat konçensionare, dhe mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit.

“Institucionet po rezistojnë gjithnjë e më shumë për të dhënë edhe informacionet që më herët i kanë dhënë me lehtësi. Ne jemi në një betejë të përhershme, gjithmonë e më keq tani, për të marrë informacion për kontrata, ku autoritetet publike i japin të drejtën vetes t’i bëjnë konfidenciale, për të mbrojtur kryesisht veten në këto kontrata dhe për të vendosur një perde ndaj informimit të publikut”- tha për Zërin e Amerikës Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN-it.

Analisti Lutfi Dervishi, thotë për Zërin e Amerikës, se mungesa e transparencës së institucioneve publike i ka lënë shteg të hapur propagandës qeveritare të depërtojë me lehtësi në publik, si rrjedhojë edhe të zhvillimeve të vrullshme teknologjike.

“Për fat të keq ne shohim një përkeqësim të vazhdueshëm të marrjes së informmacionit, bazuar në ligjin për të drejtën e informimit të publikut mbi dokumentat zyrtare. Ky nuk është një ligj i keq, por zbatimi i tij ka ardhur duke u përkeqësuar. Është ironike, kur mendon se hakerat marrin çfarë duan dhe gazetarët nuk marrin atë që u jep ligji”– tha për Zërin e Amerikës analisti Lutfi Dervishi.

Lexo edhe:

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media

Sipas analistëve një mungesë e tillë transparence, u pa dhe në një rast të fundit kur kryeministri Edi Rama takoi pak kohë më parë në Turqi presidentin e këtij vendi, Reçep Tayyp Erdogan dhe nuk dha asnjë njoftim për shtyp mbi përmbajtjen e këtij takimi.

Krytari i unionit të gazetarëve shqiptarë Aleksandër Çipa shpreh keqardhje kur thotë se problemeve të vjetra u shtohen dhe të reja, duke ju referuar kaosit në funksionimin e medias on line. Qeveria është tërhequr nga ajo që njihet si paketa antishpifje për median on line, e cila i jepte autoritetit të mediave audiovizive atributet e gjykatës. Në raportin KE-së, nënvizohet vetërregullimi në këtë fushë, ku dizinformacionet janë të përsëritura. Por zoti Çipa shkon më tej kur flet për një kuadër ligjor që nxit regjistrimin e mediave on line, me qëllim largimin e gazetarisë nga mjaft fenomene negative.

“Sot ne kemi një skenë të medias on line inflacioniste, rreth 750 media on line. Mungesa e rregullimeve ligjore në këtë sektor të medias ka mbishtuar problematikat, që lidhen me trashëgiminë e tranzicionit, siç janë çështjet e informalitetit në marrëdhëniet e punës, parregullsitë financiare, thashethemin, lajmin e rremë, anonimitetin, shantazhin, intimidimin dhe në të njëjtën kohë ka ndotur klimën etike të munguar në vend”- u shpreh për Zërin e Amerikës Aleksandër Çipa, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Një prej shqetësimeve serioze për komunitetin e gazetarëve në Shqipëri, lidhet me pronësinë e medias. Mjaft media mbështeten financiarisht, përveç fondeve nga buxheti i reklamave, edhe nga të ardhura që vijnë nga aktivitete të pronarëve në fushën e biznesit. Kjo e përkeqëson lirinë e shprehjes thonë analistët për disa arsye.

“Zhvillimi i punës së gazetarëve pengohet nga interesat e pronarëve në media. Këtu kemi mungesë të transparencës së pronësisë të financimeve dhe jo një ligj të qartë për financimet publike. Në momentin që një kompani shtetërore, apo institucione shtetërore financojnë një media të caktuar, nuk e ka më misionin e informimit të publikut dhe për të bërë një raport kritik, apo shqyrtim të fakteve, por priret drejt propagandës”- vijoi Lutfi Dervishi, analist.

Gazetarja Aleksandra Bogdani, duke i qëndruar të njëjtit argument, shprehet se interesat fitimprurese të pronarëve të mediave e kanë dëmtuar informimin, e publikut.

“Media është bërë një armë në duart e pronarëve. Ata nuk hyjnë në këtë biznes për të informuar publikun, futen në këtë biznes për të qenë sa më afër me politikën dhe grupe të tjera interesi. Dhe nëse në mëngjes një pronar është duke negociuar një lejë ndërtimi apo një kontratë të madhe me qeverinë, çfarë do bëjë media pasdite? Do mbajë nën kontroll këtë institucion në mënyrë që interesi publik të jetë i mbrojtur, apo në fakt thjesht do fshehë lajme dhe do çensurojë gazetarët që do tentojnë të bëjnë punën e tyre”- u shpreh Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN-it.

Media në Shqipëri nuk ka shënuar asnjë përparim, në vitin 2021, ashtu siç thuhet në raportin e KE-së, por gazetarët thonë se përkundrazi ajo ka shënuar hapa pas. Problemet e vjetra qëndrojnë pezull dhe të rejat shtohen në vijimësi. Gazetaria cilësore duket se ka hyrë në udhëkryq për shkak të pengesave të shumta, që vijnë nga të gjitha anët. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë se vetëm në 3 muajt e fundit 32 gazetarë të redaksive të informacionit dhe raportimit të thelluar, kanë lëvizur nga një media audiovizive në tjetrën. Kjo sipas këtij unioni tregon klimën e tensionuar dhe të pasigurt në sektorin mediatik. Dhe duket se në fund ajo që paguan është cilësia e informimit të publikut./VOA/

Etiketa: mediavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media

20:43 : 07/05/2025
BOTA

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

08:19 : 04/05/2025
BOTA

Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

21:40 : 03/05/2025
AKTUALITET

Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

21:08 : 03/05/2025
AKTUALITET

Gaztorë dhe gazetarë

13:30 : 03/05/2025
Para

Kovaçi: Pedagogët po kërcënohen nga politika për grevën e urisë

TË GJITHA

Vota nga Diaspora i jep PS mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com