• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon

22:10 : 02/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka hyrë edhe në zhargonin e Procesit të Berlinit. Qarqe qeveritare nga Berlini thanë të martën se tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet “që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë,” tha një zyrtar i lartë pranë kancelarit gjerman të martën në Berlin.

“Nuk ka më vend për konflikte”

Sidomos në adresë të Kosovës dhe Serbisë priten të dëgjohen mesazhe të qarta. Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që dy vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve. “Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zyrtari.

Sipas tij, këto janë pritmëritë e qarta edhe të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. “Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në ‘mollë sherri’ për çdo çështje”. Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sipas presidentit të Serbisë, Vuçiq, ai parashikon që Serbia, pa pasur nevojë të njohë shtetësinë e Kosovës të hapë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sidomos OKB, dhe në këmbim të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në BE.

Pritet nënshkrimi i marrëveshjeve

Lexo edhe:

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Statusi i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është një nga gurët që pengojnë përparimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, që është në fokus të Procesit të Berlinit. Që kur u iniciua Procesi i Berlinit, në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, është jetësuar vetëm heqja e tarifave roaming. Katër marrëveshjet e mobilitetit të arritura në samitin hibrid të Sofjes, në nëntor 2020, mbetën të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Prandaj edhe nënshkrimi i tre prej tyre që pritet të bëhet më 3 nëntor në Berlin konsiderohen nga Gjermania si sukses i rëndësishëm. I dërguari i qeverisë gjermane në Ballkan, Manuel Sarrazin, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, që drejtohet nga ish-ministrja shqiptare e integrimit evropian, Majlinda Bregu, kanë bërë shumë seanca negocimi me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të arritur më në fund një gjuhë diplomatike të pranueshme nga të gjitha palët. Tri marrëveshjet mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me karta identiteti, njohjen reciproke të diplomave, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.

Etiketa: gjermaniakosovestatusi

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
Para

Alimehmeti: Do t’ia dal pa mbështetjen e oligarkëve

TË GJITHA

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com