• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti/ “Drejtësia” e pakënaqur, KLP si SPAK do para shtesë: S’paguajmë dot dritat!

12:02 : 02/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT

Institucionet e drejtësisë kanë shprehur rezerva gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve sa i përket pjesës së Buxhetit të përcaktuar nga Ministria e Financave për vitin 2023 që u takon atyre.

I pari që shprehu shqetësim për mungesë fondesh ishte kreu i SPAK, Arben Kraja, teksa dy ditë më parë iu drejtua përfaqësuesve të Ministrisë së Financave duke thënë se kjo po kufizon pavarësinë e institucionit për të funksionuar.

“Na është dhënë më pak se kemi kërkuar. Nëse ne kemi kërkuar totalin 273 nga janë dhënë 256. Një diferencë prej 15 punonjësish. Ka qenë ideja për të krijuar një sektor të ri për raportimet në BE. Për të forcuar sektorin e sistemit financiar, kemi propozuar të shtohet edhe një numër prej 7 të tjerë plus. Nga pikëpamja e investimeve kemi kërkuar fond shtesë për shpenzime procedurale për të bërë blerje të vogla. Kemi kërkuar një fond shtesë është një fond i vogël rresht 6 milionë”, tha Kraja.

Ai madje shkoi më tej duke thënë se SPAK e ka nxjerrë buxhetin e katër viteve me vetëm dy procese penale, ku janë siguruar 20 milionë euro të konfiskuara në bankë.

“Vetëm me dy procese e kemi nxjerrë buxhetin për katër vite. 20 milionë euro të konfiskuara në bankë. Kemi qenë edhe efektivë në punë. Jemi edhe modestë. Nuk po kërkojmë të investojmë diku. Kur i kemi marrë kemi ngritur laboratorë. Herë pas here me akt normative është ndërhyrë në buxhetin e SPAK duke ndërprerë fonde të caktuara. Nuk kemi reaguar. Por duke filluar nga viti 2023 kjo nuk duhet të ndodhë më sepse kufizohet pavarësia e institucionit për të funksionuar”, deklaroi ai.

Lexo edhe:

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

Por sikur të mos mjaftonin rezervat e shprehura nga kreu i SPAK një tjetër institucion i drejtësisë i ngritur pas aplikimit të reformës, si Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kundërshtuar sot në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjithçka lidhet me numrin e punonjësve dhe fondeve të akorduara, me Sekretarin e Përgjithshëm Alfred Balla që tha se numri i punonjësve duhet të rritet nga 65 në 78. Balla duke argumentuar kërkesat e KLP tha se fondet e akorduara për këtë institucion nga buxheti i shtetit nuk mbulojnë dot as pagimin e faturës së energjisë elektrike.

DISKUTIMET NË KOMISION:

Alfred Balla (KLP): Ne jemi organ i pavarur, jemi pjesë e sistemit të drejtësisë. E përcaktojmë vetë strukturën tonë. Kur jemi krijuar, struktura jone përcaktohej nga Kuvendi, por tani puna jonë realizohet më mirë duke u shtuar. Buxheti ynë është modest, ne kemi vetëm 4% të buxhetit, Prokuroria e përgjithshme merr 66% dhe SPAK 30%. Kërkesat tona nuk janë të ekzagjeruara, por të nevojshme. Sekretari i përgjithshëm i KLP: Kemi bërë kërkesë për blerjen e një serveri qendror, një vlerë 2.5 milionë lekë për dixhitalizimin e arkivës, si dhe kemi kërkuar edhe 5 milionë për pjesën e Sigurisë. Në mars na u ulën shpenzimet dhe pagat në një një vlerë të konsiderueshme gjë që bëri që sot të mos kemi fonde për dritat dhe ujin. 70% e fondit të shpenzimeve korrente shkojnë për dritat, pastrimin dhe mirëmbajtjen. Kërkesa jonë për 10 milionë lekë është minimumi që ne kërkojmë për të plotësuar detyrat tona për të qenë në rregull me shtetin.

Causholli (Ministria e Financave): Për disa kërkesa të institucionit nuk mund të jap një vlerësim, pasi nuk i kanë sjellë më herët. Në numrin e punonjësve nuk kemi parashikime të rritjes së numrit. Buxheti i KLP njeh rritje në % dhe shifra absolute, duke mbuluar të gjithë veprimtarinë bazë të institucionit.

Alfred Balla: Ju thoni që ka rritje në 2023, mos e keni fjalën për indeksimin e pagave se gjë tjetër nuk ka. Për shtesën e punonjësve që kemi kërkuar, nuk kanë paga të larta, janë nga shoferi te shefi i sektorit.

Stojani (KLP): Si do ti bëjmë ne trajnimet me 65 punonjës? Ne kërkojmë një minimum që kërkon ligjvënësi. Në ligjin tonë nuk parashikohet që numrin e punonjësve e përcakton Kuvendi, siç është te ILD-ja. Ligji na ngarkon ne të bëjmë strukturën, të cilin duhet ta përcaktojë Këshilli. Kërkesat tona nuk janë të ekzagjeruara.

Etiketa: buxheti i vitit 2023klpKomisioni i ligjeveministria e financaveprojektbuxheti i vitit 2023spak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
Para

Sevilla “i mbylli derën”, Julen Lopetegui gjen ekip të ri

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com