• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Dash Peza te gruaja e Kokoneshit/ Politikanët që morën miliona nga skema e IPARD

23:16 : 01/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është një ndër përfituesit e skemës së IPARD. Ajo ka përfituar, një mbështetje totale prej 45 mijë eurosh investim per blerje pajisje dhe makineri linje prodhim vere. Këto janë vreshtat e kryetarit të bashkisë së Divjakës ku do të implementojë paratë e fituara.

Bashkëshortja e kreut të bashkisë së Divjakës është në konflikt të pastër interesi, pasi 25% e fondeve dhe më konkretisht 11 mijë euro që do ti falen janë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e BE-së.

Ndryshe nga fermerët e Divajkës që nuk kanë mundur ti afrohen skemës së IPARD, nga thirrja e dytë e kësaj skeme ka përfituar edhe nipi i kreut të bashkisë së Divjakës, Andi Kokoneshi. Ai është mbështetur me 32 mijë në sektorin e qumështit.

Dash Peza, një ndër emrat më të njohur të partisë socialiste ka përfituar një shumë të majmë prej 222 mijë euro për diversifikimin e fermës së njohur në pezë “Il PAESE”. Investimi do të përdoret per zhvillimin e turizmit rural, restaurimin e godinës ekzistuese dhe ndertimi i nje Guest-House . Edhe në këtë rast ish-deputeti ka përfituar 60.7 mijë euro nga buxheti shtetit që do ti fallen në fund të investimit.

Alban Berisha, administrator i “Ferma 100”, i njohur më së shumti si kunati i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ka përfituar rreth 48 mijë euro mbështetje për rikonstruksionin e një stalle në Vaqarr.

Lexo edhe:

Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027

Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

Në të njëjtën thirrje edhe Elda Alia, kontaktet e së cilës rezultojnë të jenë të shënuara si të dhëna zyrtare të “Fermës 100”, është shpallur fituese e plot 121 mijë euro. Me këto para ajo pretendon se do të krijojë nje pemtari me bajme dhe lajthi, do të blejë traktor dhe agregate bujqesor si dhe do të ndërtojë dhoma të reja. Edhe në këtë rast adresa është e njëjtë me atë të “Fermës 100”, në Vaqarr.

Duke qëndruar tek lidhjet e politkës që mund të kenë favorizuar në përfitimin e parave falas nga skema e IPARD “Myzo clean” një kompani e krijuar me 5 qershor 2020, ka përfituar plot 300 mijë euro. Ndonëse vetëm në jë fjali në fund të objektit të kësaj kompnaie e ka të shënuar se do të merren edhe me mbarështim, pikërisht për këtë gjë ka përfituar fondin bujar të IPARD.

Kompania rezulton të jetë 70% në pronësi të Klajdi Myzaferaj, cili rezulton të jetë anëtar i Partisë Socialiste të Vlorës.

Anila isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtor të LSI që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qëndrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, ka përfituar 255 mijë euro për ndërtimin e Një serre në Sheq të Fierit. Marjus Isufaj që njihet ndryshe edhe si miku i Ben Qimes, u dëmshpërblye nga gjykata me shumën marramendëse prej 493 mln lekë me pretendimin se është diskriminuar për shkak se është me LSI-në.

Në listë e përfituesve të IPARD rezulton të jetë edhe Arben Isufaj që është emri i vërtetë i “Ben Qimes” një ndër më të kërkuarit në vend për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Ai ka përfituar plot 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.

Libonike Nurellari, keshilltare e këshillit bashkiak të policanit për PD-në, man rekordin si aplikantja që ëhstë shpallur më shumë herë fituese. Ajo është shpallur fituese dy herë në thirrjen e parë, ku ka përfituar jë total prej 50 mijë eurosh, një herë në thirrjen e dytë ku ka përftituar 72 mijë euro dhe një herë në thirrjen e tretë gjatë së cilës ka përfituar 265 mijë euro për mbjellje vreshti dhe mekanikë.

Leart kohila, punonjës pranëAlbetrol Fier, vëllai Agron Kohila, inpsektor tatimesh në tiranë, djemtë e ish-kryetarit të Partisë Socialiste, dega Delvinë, Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, ka përfituar 62 mijë euro nga thirrja e tretë e IPARD.

Dolenc Shtepani, i cili rezulton të jetë njëkohësisht edhe administrator i “Mega Store”, ish “Medicamenta” nje kompani faramceutike qe ka deklaruar nje xhiro prej 377 mln lekë përgjatë 2021, ka përfituar 621 mijë euro nga thirrja e tretë e IPARD. Megjithë ka aplikuar në sektorin e fruta perimeve me këto para ai premton të investojë ne asetet fizike per perpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqesore dhe te peshkimit

Pronar i “medicamenta” ku erezulton administrator Dolenc Shtepani, është Ilir Shehu, një emër mjaft i përfolur për tenderat në shëndetësi. Ajo që ngre dyshime është fakti se 60 % të “medicamenta” i zotëron “Farmacia Celesia SRL”, një kompani e dyshuar fantazmë, pasi nuk dihet kush e zotëron.

“Kronos Construction” në pronësi të Vasil Jovani, një tjetër peshk i madh i tenderave publikë ka përfituar 720 mijë euro nga IPARDI për investime në sektorin e fruta perimeve.

Duke parë listën e përfituesve a e përmbushi IPARD qëllimin për të cilin erdhi në Shqipëri? Ekspertët mendojnë se jo dhe marrja e parave falas është kthyer në qëllim.

“Njerëzit e biznesit, njerëzit e lidhur me qeverinë në momentin që marrin sinjalin që ka disa fonde që jepen, bëjnë letrat për të përfituar nga këto fonde. Rreziku është që këto fonde të mos shkojnë në destinacion sepse pas 5 vjetësh ndryshon destiancionin e atij investimi”, u shpreh Eduart Sharka, shoqata e fermerëve.

/Inside Story, Top Channel/

Lexo edhe: Skema anemike e naftës për fermerët, përfitojnë vetëm 50% e atyre që aplikojnë

Etiketa: BujqesiIPARDskema ne bujqesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027

15:11 : 23/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

14:14 : 15/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

09:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

10-fishohen kostot e prodhimit në bujqësi, perimet dhe blegtoria kryesojnë

10:15 : 07/07/2025
AKTUALITET

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

09:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

12:29 : 14/06/2025
Para

Rroga mesatare 3500 euro/ AKSHI kërkon rritje pagash me 350%

TË GJITHA

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025

Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

14:56 : 25/07/2025

Zbulohet parcela me kanabis në Fier, arrestohet 41-vjeçari/ EMRI

14:47 : 25/07/2025

Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve

14:38 : 25/07/2025

“Maratona”/ Nesër do të bllokohen për dy orë këto rrugë në Pogradec

14:31 : 25/07/2025

Ky është Anesti Rama që u vra barbarisht nga vajza e tij në Fier

14:19 : 25/07/2025

Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që pritet të kenë rritje financiare gjatë muajit gusht

14:12 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com