• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nevojitet marrja e masave, Shqipëria rrezikohet nga rritja e fluksit të emigrimit

08:35 : 01/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Rritja e numrit të aplikimeve për azil nga shqiptarët drejt vendeve të BE-së pritet të mobilizojë institucionet shqiptarë për zbatimin e masave të reja.

Shqetësimi i fenomenit të shtimit të kërkesave për azil në 2021, pasi rënies së numrit të tyre në pandemi ngrihet në draftin e “Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian 2030” hartuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (institucion në varësi të Këshillit të Ministrave) publikuar në konsultimet publike.

Për shkak të rritjes së aplikimeve për azil në strategjinë për zhvillim dhe integrim europian theksohet nevoja e adresimit të masave të reja për uljen e numrit të emigrantëve.

“Për periudhën janar-dhjetor 2021, janë regjistruar 8,880 aplikime për herë të parë (4,880 në Francë). Ky vit shënon një rritje të aplikimeve duke sjellë nevojën për marrjen e masave shtesë nga institucioneve”.

Sipas dokumentit rënia e aplikimeve në 2020 rreth 66% më pak se 2019 u ndikua nga rritja e kërkesave për azil nga vendet pritëse, kthimet në Shqipëri (për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së), por edhe ndikimi i pandemisë së Covid-19, nëpërmjet kufizimeve në lëvizjen e lirë të shtetasve, në të gjithë botën dhe rajonin tonë.

Lexo edhe:

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Në total për vitin 2021 sipas Eurostat, në vendet e Bashkimit Europian aplikuan 9,000 shtetas shqiptarë, ku 54% e tyre e zinin aplikimet për në Francë. Në vend të dytë ishte Gjermania, me 13,5% të totalit të aplikimeve. E treta është Greqia, me 12,6% dhe më pas renditet Italia, me 8,5% të totalit të aplikimeve nga shtetasit shqiptarë për azil në një nga vendet e BE-27.

Aplikimet për azil vijuan rritjen edhe në 2022. Nga të dhënat paraprake të Eurostat për janar-gusht kanë aplikuar drejt BE-së 6,860 shtetas shqiptarë. Në raport me të njëjtën periudhë të 2021 aplikimet janë rritur 68%. Krahasuar me 2019 aplikimet janë 41% më të ulëta. Edhe për 2021 shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%.

Shqipëria rrezikohet edhe nga rritja e flukseve emigratore nga vendet e luftës

Shqipëria nuk vijon të jetë vetëm vend i origjinës së emigrantëve ekonomikë, por edhe vend tranzit për refugjatët që vijnë kryesisht nga vendet e treta. Problematika e flukseve të emigracionit të parregullt të refugjatëve me prejardhje nga lindja e mesme dhe Afrika ka prekur edhe Shqipërinë. Këto emigrantë përdorin vendin tonë për të emigruar më së shumti drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Gjatë vitit 2021, në shqipëri sipas të dhënave të draft dokumentit të “Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian” janë kapur në total 18,496 shtetas të huaj imigrantë të parregullt, duke rezultuar me një rënie të lehtë të shifrave krahasuar me vitin 2020, kur ky numër ka qenë 18,835. Grupi më i madh i hyrjeve është nga shtetasit sirianë, duke përbërë rreth 50% të tyre.

“Situata aktuale migratore tregon se vendi ende nuk është përballur me flukse të mëdha, por që rreziku i një fluksi të papritur është ende aktual, veçanërisht duke konstatuar situatat e konfliktit në vendet e lindjes së mesme dhe në Ukrainë. Qeveria e Shqipërisë ka hartuar gjatë vitit 2021 një Plan Kombëtar Kontingjence, për një krizë të mundshme të migrimit dhe refugjatëve. Miratimi i këtij plani do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve pritëse dhe në menaxhimin e flukseve të përziera, duke marrë parasysh vulnerabilitetet e popullatave në lëvizje (si të mitur të pashoqëruar, viktima trafikimi, azil-kërkues, individë me aftësi të kufizuara, etj)”, citohet në draft./ MONITOR

Etiketa: Britania e MadheemigrantegomoneMonitorshpopullimiShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

10:06 : 15/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
SPORT

Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares

08:09 : 14/11/2025
SPORT

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025
SPORT

Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos, ja dy lojtarët që do jenë në tribunë sot ndaj Andorrës

10:53 : 13/11/2025
Para

“Po na pushtojnë”/ Ministrja britanike: Asnjë shqiptar nuk do pranohet si refugjat!

TË GJITHA

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com