• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudira shqiptare, Lagunës së Nartës i del pronari?! (Pamje skandaloze)

13:46 : 01/11/2022
në AKTUALITET

Dhjetëra tabela “pronë private” janë vendosur  në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë në Lagunë e Nartës, të Vlorës. Madje, tabela të tilla janë vendosur në pjesën moçalore të Lagunës.

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” mbërritën disa video nga qytetarë të ndryshëm, të cilët ankoheshin për tabelat dhe tharjen e lagunës.

“Çudi e parë kjo tabelë që thotë ‘pronë private’ brenda lagunës. Ky vend gjatë gjithë vitit është një lagunë, por shohim që tani paska mbirë një tabele që thotë ‘pronë private’, ndërkohë që çuditërisht laguna është tharë. Shikoni, kjo lagunë gjithmonë deri te pishat ka qenë me ujë deti e furnizuar. Dikush e ka tharë për arsye që nuk dihen” ishte denoncimi i qytetarit. Sipas tij, gjërat natyrale, dora njerëzore i ka frenuar që të vazhdojnë rrjedhën e tyre normale.

“Ndoshta për 10 vjet, për 5 vjet, kjo lagunë mund të thahet e gjitha dhe i gjithë uji i detit që ka kjo lagunë mund të kthehet në pronë private. Sipas logjikës së kësaj tabele, mendoj! Diku më poshtë ishte një tabele që thoshte, lajmëronte, se jemi përballë Parkut Natyror të Zvërnecit, ku qëndrojnë pelikanë, ku qëndrojnë flamingo, që shtegtojnë mijëra milje për të ardhur këtu dhe ndërkohë laguna po thahet. Nuk e di arsyen përse. E frekuentojmë këtë vend prej shumë vitesh, është hera e parë që e shikojmë këtë thatësirë të frikshme, në limitet e katastrofës natyrore” përfundon qytetari.

Laguna e Nartës është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, me një sipërfaqe prej gati 20 mijë hektarë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Narta është laguna e dytë në vend pas Karavastasë për nga rëndësia për shpendët e ujit, ndërsa përreth lagunës gjendet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Prej vitit 2004, kjo lagunë gëzon statusin e zonës së mbrojtur, ndërkohë që është brenda “Peisazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë”.

Lexo edhe:

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Pas videove që mbërritën, gazetarët udhëtuam në territorin e Lagunës për të parë dhe vëzhguar këto tabela. Tabelat ishin vendosur në brendësi të Lagunës, në pjesën që mbulohet nga uji.

“Pronë private. Ndalohet gjuetia. Ndalohet peshkimi” është njëra nga tabelat e vendosura në pjesën e ujit.

Ndërkohë, që ecim dhjetëra metra më larg, gjejmë të njëjtën tabelë, sërish në pjesën që mbulohet nga uji. Por, në momentin e filmimit, Laguna ishte tharë. Tabela e tretë është në pjesën e pyllëzuar, në “rripin” e tokës midis Lagunës dhe Detit Adriatik. Në afërsi të një prej kanaleve që furnizon me ujë deti lagunën. Është e njëjta tabelë: “Pronë private”.

Gazetarët shkuan në afërsi të kanalit që furnizon me ujë deti lagunën. Zona është e rrethuar, ndërkohë që metra më larg është edhe një ekskavator, i cili duhet të pastrojë kanalet. Fiksi bisedon edhe me një person, i cili thotë se punon te një firmë e cila ka marrë në shfrytëzim zonën për peshkim. Ai thotë se firma quhet “Dajlani Nartë”, ndërsa e pyesim se kush i ka vendosur tabelat “Pronë private”. Na thotë se këto tabela i kanë vendosur punonjësit e kësaj firme.

Fiks Fare mësoi se subjekti i cili operon në atë vend është “Dajlani Nartë”. Madje, ka nën shfrytëzim një sipërfaqe të konsiderueshme të kësaj zone të mbrojtur. Fiksi i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Bujqësisë, nëse ka dhënë ndonjë leje peshkimi në atë zonë.

“Aktiviteti i peshkimit në këtë lagunë zhvillohet nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë. Laguna e Nartës është në pronësi të shtetit dhe e drejta e pronësisë së shtetit është e patjetërsueshme. Shoqëria ‘Dajlani’ është anëtare e OMP-së Nartë. Kjo shoqëri nuk është pronare ose nuk ka prona në Lagunën e Nartës, pasi kjo lagunë është pronë shtetërore, e gjithë pjesa ujore e saj. Në lidhje me pronat e saj në tokë, ky nuk është objekt i veprimtarisë apo kontrollit të Ministrisë, e cila siç e theksuam më sipër, në rastin e peshkimit, rregullon aktivitetin që zhvillohet në ujë” thotë ministria.

Tabelat ishin vendosur në pjesën ujore, madje edhe në një pjesë të pyllëzuar, që ndan lagunën nga deti Adriatik. Ja se çfarë shkruan ministria: “Duhet mbajtur parasysh gjithashtu, se bazuar në nenin 3, të ligjit “për pronat e paluajtshme të shtetit”, i përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:

a) Vija bregdetare për të hyrë në tokë, ujërat territoriale, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a rrjedhave të tjera ujore, liqeneve, lagunave…”.

Fiksi e pyeti Ministrinë e Bujqësisë edhe për “brigjet”, pasi në atë vend ishin vendosur tabela “pronë private”. Por, përgjigjja e ministrisë ishte shumë teknike dhe vetëm sa ka referuar disa ligje dhe rregullore, por pa përcaktuar nëse ajo zonë ka apo jo pronar! Gazetarët pyetën edhe në AdZM-në e Vlorës. “Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë ka detyrë përdorimin me efikasitet të burimeve peshkore të ujërave të lagunës. Lidhur me pyetjen mbi prezencën e pronës private në brendësi të hapësirës së lagunës së Nartës, ky informacion administrohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Sa i përket tabelave të konstatuara në zonë të mbrojtur, pas informacionit të dhënë nga ana juaj, AdZM Vlorë do të vijojë me verifikimin në terren dhe përcjelljen e rastit tek organet kompetente” thuhet në këtë përgjigje.

Ministria dhe Zonat e Mbrojtura nuk dhanë asnjë informacion nëse pjesa ujore apo bregu që lidh lagunën me detin, kanë apo jo pronar. Sipas tyre, uji është pronë e shtetit, ndërsa informacionin për tokën e ka Kadastra. Disa vite më parë, ka pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës për tjetërsimin e qindra hektarëve, toke dhe uji, brenda Lagunës së Nartës. Madje, janë sekuestruar një mori shkresash nga Kadastra, por deri më tani, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Mosveprimet e tyre kanë sjellë që tabela “pronë private” të vendosen brenda Lagunës, madje në pjesën ujore të saj!/ TCH

Etiketa: laguna e nartespronariPronë privatevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

14:37 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ketaminë, kokainë dhe ekstazi/ Shisnin drogëra të forta, arrestohen 5 persona në Vlorë

11:25 : 12/07/2026
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri makina në Vlorë, dyshimet

19:09 : 10/07/2026
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët zona kodrinore e Babicës, digjen ullinj dhe bimësi

15:26 : 09/07/2026
Para

Nëntori do të sjellë shumë para për këto shenja të Horoskopit

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş