• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nis ‘eksodi’ i kompanive nga Europa drejt SHBA-së, ja cilat janë disa prej tyre

20:57 : 31/10/2022
në BOTA

Pse po largohen kompanitë nga Europa drejt SHBA-së?

Kriza energjetike në Europë ka rezultuar të jetë më shumë se pozitive për tregun amerikan.Vetëm gjatë vitit 2022, çmimet standarde të gazit natyror në Europë u rritën me plot 400%.

Dhe tani që gazi rus është ndaluar plotësisht në tregjet europiane, Shtetet e Bashkuara janë kthyer në eksportuesin kryesor të gazit të lëngshëm në Europë, duke rritur eksportet me plot 40% qysh prej fillimit të luftës.

Përballë kësaj krize dhe një recesioni të mundshëm, Presidenti francez Emanuel Macron ka akuzuar së fundmi Shtetet e Bashkuara se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë.

“Politikat tregtare të SHBA-së sipas tij, kanë krijuar një standard të dyfishtë që e ka lënë Europën të vetme përballë krizës energjetike, teksa SHBA vazhdon të përfitojë nga shitja e gazit të saj të lëngshëm drejt Europës me çmime tejet të larta”.

Lexo edhe:

Premtoi apartament, ndërtoi karburant/ Si ndërtuesi Robert Ilia mashtroi familjen Musaj, iu shiti pronën

VIDEO/ Golin e fitores ndaj Serbisë, Rey Manaj ia dedikon shqiptarëve të eksodit në Kosovë

Për ta përkeqësuar edhe më tej situatën, çmimet e larta të gazit po i shtyjnë prodhuesit e kompanive të mëdha evropiane të ‘braktisin’ BE-në për t’u zhvendosur drejt SHBA-së.

Të goditur nga rritja e çmimeve, kompanitë që prodhojnë çelik, pleh kimik apo dhe lëndë të tjera të para në Evropë, po zhvendosin operacionet e tyre në SHBA, të tërhequr nga çmime më të qëndrueshme të energjisë dhe mbështetja e qeverisë Biden.

Wall Street Journal raportoi javën e shkuar se prodhuesi i çelikut me bazë në Luksemburg, ArcelorMittal tha se do të shkurtonte prodhimin në dy fabrika gjermane pas një performance më të mirë se sa pritej në një fabrikë në Teksas.

Të njëjtën lëvizje ka raportuar edhe kompania kimike me bazë në Amsterdam OCI ndërsa gjigandi gjerman BASF ka ndaluar gjithashtu prodhimin duke përmendur çmimet 6 herë më të ulëta të gazit në SHBA si arsyen kryesore për këtë lëvizje.

Volkswagen dhe argjendaria daneze Pandora janë dy kompani të tjera që kanë njoftuar zgjerimet në SHBA dhe sipas Wall Street Journal, gjigandi i makinave elektrike Tesla ka anuluar planet për të prodhuar bateritë e saj në Gjermani, ndërsa pret të kualifikohet për një kredi tatimore nga administrata Biden.

Të gjitha këto lëvizje kanë alarmuar Europën duke bërë që dy liderët europian, Emanuel Macron dhe Olaf Scholz të lënë mënjanë diferencat, për t’u takuar ditën e enjte për një dreke pune.

Mesazhi nga dreka e Parisit ishte i qartë: Nëse SHBA-të nuk tërhiqen, BE-ja do të duhet të kundërpërgjigjet. Skema të ngjashme nxitëse për kompanitë europiane do të nevojiten për të shmangur konkurrencën e pandershme ose humbjen e investimeve.

Kjo ama rrezikon të zhysë marrëdhëniet transatlantike në një luftë të re tregtare.

Macron ishte i pari që bëri publik paralajmërimin e tij të ashpër.

“Ne kemi nevojë për një Akt tonin për të tërhequr kompanitë drejt Europës siç kanë bërë amerikanët,” tha ai në një intervistë me kanalin televiziv France 2.

Scholz gjithashtu është pajtuar se BE-ja do të duhet të ndërmarrë kundërmasa të ngjashme me skemën e SHBA-së nëse Uashingtoni refuzon të adresojë shqetësimet kryesore të shprehura nga Berlini dhe Parisi.

Në mes të gjithë kësaj situate, protestat kanë mbërthyer kryeqytete të ndryshme europiane këtë muaj, me qytetarë që kërkojnë fundin e krizës dhe uljen e kostove të jetesës.

Pikërisht tani, Europës i duhet solidariteti i Shteteve të Bashkuara, e cila nëse nuk tregohet mirëkuptuese mund të rrezikojë jo vetëm destabilitetin brenda eurozonës por edhe një një shkëputje të mundshme të shteteve të djathta si Italia apo Hungaria, të cilët kanë sugjeruar më shumë se një herë se sanksionet ndaj Rusisë mund të mos jenë zgjidhja e duhur për Europën.

Ministrat e tregtisë së BE-së do të mblidhen për një takim jozyrtar në Pragë të hënën e ardhshme, me të dërguarin e tregtisë së SHBA-së Katherine Tai, ku pritet të diskutohen tensionet e fundit dhe një zgjidhje e mundshme për situatën.

Etiketa: eksodieuropkompani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Premtoi apartament, ndërtoi karburant/ Si ndërtuesi Robert Ilia mashtroi familjen Musaj, iu shiti pronën

21:42 : 16/10/2025
SPORT

VIDEO/ Golin e fitores ndaj Serbisë, Rey Manaj ia dedikon shqiptarëve të eksodit në Kosovë

13:05 : 14/10/2025
AKTUALITET

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025
BOTA

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

14:41 : 28/09/2025
AKTUALITET

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

19:36 : 27/09/2025
BOTA

Gara amerikane për litiumin, pse Trump e dëshiron aq shumë kompaninë kanadeze

10:13 : 26/09/2025
Para

Nagelsmann: Nuk më ka habitur kualifikimi i Interit, kanë një ekip fantastik

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com