• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbi 100 mijë rusë vendosen në Beograd

23:21 : 31/10/2022
në BOTA

Në çdo vend të Beogradit flitet gjuha ruse. Kudo në dyqane, tregje, bare dhe në rrugë, sepse që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, në Serbi kanë ardhur 104 mijë rusë dhe rreth 18 mijë ukrainas.

Pronat e paluajtshme tani reklamohen edhe në rusisht, tregu i të cilave reagoi menjëherë ndaj një numri kaq të madh të huajsh, ndërsa çmimet e qirave u rritën me njëqind për qind, dhe apartamentet në shitje janë 50 për qind më të shtrenjta se vitin e kaluar.

Rusët e ardhur në Beograd edhe përkundër faktit se pavarësisht çmimeve të larta, ata blejnë apartamente, hapin firma biznesi dhe i dërgojnë fëmijët në shkollë, andaj të gjitha këto në një kohë kaq të shkrutër ngrisin pyetjen se a janë ata në një farë mënyre një kërcënim për sigurinë e vendit, për shembull, ndoshta mes tyre ka punonjës të inteligjencës dhe a ka Serbia një mënyrë për t’i kontrolluar ata.

“Propagandistët rusë në Serbi me muaj e drejtuan gishtin nga Izraeli dhe propaganduan operacionin ‘Moisiu’, sipas të cilit hebrenjtë duhej të vinin dhe të vendoseshin në Serbi dhe e kundërta ndodhi me rusët në Serbi”, shprehet Darko Trifunoviq nga Fakulteti i Sigurisë.

Ai paralajmëron se fluksi i madh i rusëve në një periudhë të shkurtër kohore është një sfidë e madhe e sigurisë për Serbinë, sepse nuk ka ditë që një grup i caktuar i qytetarëve rusë në Evropë të mos zbulohet dhe të identifikohet me shërbimin rus.

Lexo edhe:

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

Avioni rus pranë territorit të Alaskës, SHBA dërgon luftarakët F-16 në ndjekje

“Së fundmi në Norvegji u arrestua një anëtar të GRU-së, një rus që erdhi me pasaportë false braziliane, ai ishte edhe në samitet e NATO-s”, citon shembullin Trifunoviq dhe kujton se Shishmakov dhe Popov ishin në Beograd të papenguar dhe rekrutuan Singjeliqin në Kalemegdan për të vrarë presidentin e Malit të Zi.

Rusët erdhën në Serbi në tre valë: menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në mars, mbërriti vala e parë, e dyta ishte në qershor dhe e treta, më e madhja, mbërrit në shtator, pasi u shpall mobilizimi në Rusi.

Në valën e parë menjëherë pas shpërthimit të luftës erdhën biznesmenët, ndër të cilët më së shumti të teknologjisë dhe informacionit që blenë apartamente, kurse në qershor dhe korrik filluan të vijnë familje të tëra dhe nga shtatori erdhën kryesisht të rinj me fëmijë.

Shtetasit rusë jetojnë kryesisht në zonat urbane, si në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevc, ku hapën kompani që kryesisht merren me punë në sektorin e IT-së.

Sipas të dhënave të disponueshme, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës deri më 30 shtator, qytetarët rusë kanë regjistruar 2,091 kompani në Serbi që punësojnë rreth 25 mijë njerëz dhe që merren kryesisht me punë në IT: programim kompjuterik, shërbime konsulence dhe agjenci reklamash.

Përveç regjimit pa viza, ajo që i tërheq më shumë rusët për të ardhur në Serbi, është edhe vendimi i Qeverisë nxjerrë në muajin maj, sipas të cilit punëdhënësit që punësojnë punëtorë me arsim të lartë me pagë mbi 300 mijë dinarë, lirohen nga pagesa e një pjese të taksës.

Nga interpretimi i ekonomistëve, Qeveria synon me këtë vendim që të tërheqë ekspertë të IT-së dhe kompani nga Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina që të shpërngulen në Serbi për shkak se Serbisë i mungojnë ekspertët në këtë sektor.

Etiketa: beogradrusvendosje

Lajme të lidhura

BOTA

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

19:40 : 30/09/2025
BOTA

Avioni rus pranë territorit të Alaskës, SHBA dërgon luftarakët F-16 në ndjekje

16:14 : 25/09/2025
BOTA

“Erdhi koha të mbyllim çezmën”, BE kërkon ndalimin e gazit rus deri në vitin 2027

19:37 : 19/09/2025
SPORT

Në Beograd u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb, a do t’a mbyllë UEFA stadiumin ndaj Shqipërisë?

16:58 : 10/09/2025
BOTA

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025
BOTA

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025
Para

Debati mes Këlliçit e Rakipit, gazetari: Qenke si Veliaj, s’përmend oligarkë

TË GJITHA

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

13:44 : 07/10/2025

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

13:24 : 07/10/2025

Rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin: Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja

13:19 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com