• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BSH: Investimet e huaja po diversifikohen, perspektivat janë pozitive

08:22 : 30/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka e Shqipërisë vlerëson se Investimet e Huaja Direkte në vitet e fundit po shfaqin tendencë pozitive, jo vetëm në rritjen e vlerës, por edhe në diversifikimin sipas sektorëve dhe vendeve të origjinës së investitorëve.

Sipas saj, pasuritë e paluajtshme po japin një kontribut në rritje vitet e fundit, megjithëse nuk ekzistojnë të dhëna të detajuara për origjinën dhe tipologjinë e investitorëve.

Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektivat e investimeve të huaja mbeten pozitive.

Sipas saj, prania e burimeve të shumta energjetike dhe të naftës dhe koniunktura e favorshme e këtyre çmimeve në tregun botëror pritet të mbështetin rritjen e qëndrueshme në këta sektorë, ndërsa paralelisht, ndërmarrja e projekteve të mëdha të infrastrukturës pritet të kontribuojë në rritjen e IHD-ve në horizontin afatmesëm.

Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë se deri tani, Investimet e Huaja Direkte po shënojnë vlera rekord. Në analizën tuaj, cilat janë burimet dhe sektorët kryesorë që po mbështesin rritjen e Investimeve të Huaja Direkte?

Lexo edhe:

Ivanka Trump flet për Zvërnecin dhe Sazanin

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

Investimet e Huaja Direkte (IHD), të para si një injeksion kapitali, njohurie dhe teknologjie, janë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, veçanërisht për vende në zhvillim si Shqipëria.

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka tërhequr vëllime në rritje të Investimeve të Huaja Direkte, të cilat në raport ndaj PBB-së qëndrojnë aktualisht rreth nivelit 8.1%. Ky raport ka qenë gjithashtu i lartë në krahasim me homologët rajonalë.

Ecuria në kohë e IHD-ve ka shfaqur disa tipare pozitive. Përpos trendit rritës, ajo ka shfaqur diversifikim në rritje si në aspektin sektorial dhe në atë gjeografik të vendeve të origjinës. Kështu, sektorëve tradicionalë të viteve 2000 si financa dhe telekomunikacioni, u janë shtuar edhe sektorët e industrisë nxjerrëse, energjisë, pasurisë së paluajtshme, e të tjera.

Rritja e IHD-ve në sektorët e tregtueshëm ka kontribuar në rritjen e fuqisë eksportuese të vendit dhe në ndërlidhjen e tij me projekte madhore (sikurse Gazsjellësi Trans-Adriatik). Në të njëjtën kohë, harta gjeografike e IHD-ve është zgjeruar për të përfshirë Zvicrën, Holandën, Kanadanë e të tjera, krahas partnerëve tradicionalë si Italia, Greqia e Turqia.

Aktualisht, stoku i Investimeve të Huaja Direkte në vend është 10.3 miliardë euro, ku peshën më të madhe e zënë IHD-të në sektorët e energjisë, naftës, aktiviteteve financiare dhe telekomunikacioni.

Rritja e Investimeve të Huaja Direkte u përshpejtua në tremujorin e fundit 2021 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ku vëllimi i IHD-ve hyrëse u rrit me 35% në terma vjetorë.

Kjo ecuri pasqyron, në masën më të madhe, shtimin e flukseve hyrëse në sektorin e pasurive të paluajtshme, ndonëse kontribute pozitive – por më të ulëta – dhanë edhe sektori energjetik, ai i naftës dhe industrisë përpunuese.

Pas investimeve të mëdha në infrastrukturën e transportit të energjisë të gazsjellësit Trans-Adriatik gjatë vitit 2016-2018, kontributi i sektorit energjetik u ngadalësua në vitet në vijim. Por, në gjysmën e parë të këtij viti, flukset e këtij sektori u gjallëruan sërish, në formën e fitimeve të riinvestuara. Në të njëjtën formë, kanë shënuar rritje dhe IHD-të e sektorëve të tjerë.

Duke njohur rolin pozitiv që Investimet e Huaja Direkte luajnë në zhvillimin ekonomik, politikat ekonomike duhet të synojnë tërheqjen e tyre për të nxitur përhapjen e teknologjisë dhe njohurive të reja, për të nxitur dhe për të diversifikuar eksportet dhe për të krijuar vende pune.

Në vitet e fundit, janë rritur ndjeshëm investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme. Si mund të shpjegohet kjo rritje dhe cila është tipologjia e subjekteve / individëve që shfaqin interes për të investuar në prona në Shqipëri?

Është e vërtetë që sektori i pasurive të paluajtshme ka tërhequr flukse në rritje të Investimeve të Huaja Direkte. Ky trend i nisur prej vitit 2018, u ndërpre përkohësisht në periudhën e pandemisë 2020, duke nisur përsëri vitin e shkuar.

Në gjysmën e parë të vitit 2022, IHD-të në sektorin e pasurive të paluajtshme u rritën me 79%, duke dhënë një kontribut prej 13.4 pikë përqindjeje në rritjen totale. Aktualisht, ato përfaqësojnë rreth 22% të flukseve hyrëse të IHD-ve totale.

Të dhëna mbi tipologjinë e subjekteve, apo edhe individëve jorezidentë, të cilët janë të interesuar për të investuar në prona në Shqipëri, janë të padisponueshme. Megjithatë, të dhënat anekdotike sugjerojnë se blerës potencialë janë kryesisht nga Kosova dhe Italia, ku këtu përfshihen edhe persona me origjinë shqiptare.

Si i vlerësoni perspektivat e përgjithshme dhe sektoriale të IHD-ve në Shqipëri në të ardhmen e afërt, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet makroekonomike të lidhura me inflacionin e lartë dhe pasigurinë energjetike?

Në opinionin tonë, perspektivat për rritjen e Investimeve të Huaja Direkte janë pozitive, ndonëse konteksti aktual gjeopolitik mbetet i vështirë, ndërsa ai makroekonomik, sfidues. Pritjet tona për një rritje të qëndrueshme të IHD-ve në vijim faktorizojnë potencialin ekonomik të vendit, avantazhin e tij gjeografik, kostot e punës konkurruese, si dhe perspektivën për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në terma të shpërndarjes së rritjes së IHD-ve, prania e burimeve të shumta energjetike dhe të naftës dhe koniunktura e favorshme e këtyre çmimeve në tregun botëror pritet të mbështetin rritjen e qëndrueshme të IHD-ve në këta sektorë. Paralelisht me to, ndërmarrja e projekteve të mëdha të infrastrukturës pritet të kontribuojë në rritjen e IHD-ve në horizontin afatmesëm.

Në një këndvështrim më afatgjatë, tendencat globale drejt shkurtimit të zinxhirëve të prodhimit dhe të tregtimit mund të krijojë mundësi të reja për tërheqjen e investimeve të huaja drejt Shqipërisë.

Në këtë kontekst, këmbëngulja në zbatimin e reformave strukturore, të cilat përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes, thjeshtojnë politikat tatimore dhe përmirësojnë aksesin në financë, marrin rëndësi primare për të krijuar një mjedis frytdhënës për rritjen e Investimeve të Huaja Direkte. MONITOR

Etiketa: BSHdiversifikiminvestime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ivanka Trump flet për Zvërnecin dhe Sazanin

08:33 : 03/06/2026
AKTUALITET

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

19:57 : 28/05/2026
RAJONI

Përplasja mes dy ligjeve që po i bllokon investimet në Kosovë

11:18 : 20/05/2026
AKTUALITET

Korreshi: Situatë alarmante te “Pushimi i Shoferit” në Lushnje! Njerëzit po vriten për një lopatë dhe

18:23 : 07/05/2026
AKTUALITET

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023

10:38 : 05/05/2026
AKTUALITET

10 miliardë € investime në dekadën e fundit! Qeveria Rama pranon se Shqipëria ka probleme në infrastrukturë

14:18 : 20/04/2026
Para

Rritet numri i viktimave nga festa tragjike e Halloween-in në Korenë e Jugut

TË GJITHA

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom