Në një postim në rrjetet sociale, ambientalisti dhe aktivisti i njohur Sazan Guri ka “shpërthyer” kundër shtetit gjerman, për të cilët thotë se kanë realizuar 7 sulme ndaj Shqipërisë dhe po vijojnë me një “ottavë” të tetë në ditët e sotme.
Guri ndalet te fakti se në Gjermani është humbur aftësi e shoqërisë për t’u riprodhuar si pasojë e plakjes së popullsisë. Sipas tij, arsyeja pse “gjermanët nuk mbarsin dot më”, i ka shtyrë ata që të kërkojnë “për hamshorë e për farë meshkujt shqiptarë, dhe femrat shqiptare”, çka shpjegon “eksodin” masiv të të rinjve nga vendi ynë.
Ambientalisti shton më tej se Gjermania është organizuar sesi “të çojnë për farë e për arë femra e meshkuj shqiptarë e të ngjizin një popull gjermanë nga e para me arbanë si në fillimet e veta”, por të quajtur shtetas gjermanë.
Postimi i Sazan Gurit:
Po vijnë gjermanët për popullin shqiptar është njësoj si të thuash se po vijnë dushmanët, pra, po vjen armiku, që shpesh herë simbolizonte thirrjen – futi pulat brenda nëno se po vjen armiku! Ose më sakt, futu mbrenë të keqen nëna se erdhi ai që vetëm e ka rrënuar këtë vend. E dhimbshme është që ta pranosh në kushtet e sotme, se elbete, gjermani, gjermania në syrin e sotëm simbolizon vendin, ku të thërret pasuria e mirësia, por që na fakt është sulmi i 7 plus një otavë (i teti sot) për Shqipërinë dhe shqiptarët:
- Sulmi i parë i tyre, kur së bashku me keltët në vitet 310 p.e.s iu sulën Ilirisë dhe dogjën e shkretuan edhe gurët e sokakut, por si ka mundësi që ky popull ja doli dhe prodhoi dy strategë me famë botërore dhe histroike si Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, duke e kthyer këtë njerëzi shqiptare në shkëlqimin e vet.
- Sulmi i dytë ishte kur në fund të shekullit VI mb.Kr. iu sul sërish Ilirisë me gotë e visigotë e me fise gjermanike, e me Totila e stërtotila, duke shkatërruar e bërë që të harrohej Iliria nga faqeja e dh?ut, por ky popull mbijetoi dhe prodhoi fisin Alban dhe Themat e shteteve më të pasura në vlerat kristiane si Themën e Durrësit, Themën e Epirit, etj.
- Sulmi i tretë ishte kur fiset gjermane së bashku me ato vikinge (ilirët e egër e të mbetur nga epoka e gurit deri te ajo e hekurit e viteve 3000 – 700 p.e.s) në vendet skandinave dhe/ose vendet e ulta përfshi edhe ato gjermanike iu turrën me Guiskardët në fund të shek. të parë të mijëvjecarit të dytë, ku me hekur plot zjarr e shpata plot mllef shkatërruan çdo vlerë kulturore të popullit arban, por ky popull sërish mbijetoi dhe doli më i fortë, duke prodhuar strategun dhe diplomatin më të fuqishëm të historisë botërore, siç qe i madhi Skënderbe, duke formuar Shtetin e parë në Evropë, siç qe ai i Arbërit dhe që hodhi bazat për shtetet evropiane, pasi turku u ul këmbëkryq mbi këtë dh? dhe atdhe të quajtur Arbëni.
- Sulmi i katërt ishte kur filosofë gjermanë si LGBT-isti Ëinkëlmani, përfshi edhe të mëdhenjt, por të mashtruarit Gëte dhe Hygo, tradhtuan me dashje dhe akoma s’kërkojnë falje që historinë dhe të shkuarën e popullit shqiptar, me rrënjë pellazgo-iliro-epire, trojane, hitite, frigje, sumere, egjyptiane të Thotit, etj., mjerisht dhe qëllimisht e quajtën histori biblike helene, greke, izraelite, egjyptiane e gjithçka, vetëm shqiptare e arbane kurrsesi deri sa bën Ballkanin në vend të asaj që quhej Iliri.
- Sulmi i pestë ishte kur kancelari gjerman Bismarku u ul me rusët tre-katër muaj para në dimrin e acartë të vitit 1878 dhe nisi e copëtoi në verën e nxehtë për herët të parë dhe zyrtarisht Shqipërinë dhe Dardaninë, aq sa e la 1/12 e vendit Ate Am, sikundër qe Iliria dhe kurrë nuk kanë thënë një ‘skuza’ të thjeshtë unë e barre. Nga njera anë e ndanin pa prezencën e një përfaqësuesi shqiptar që ishin jo pak, por katër vilajete, nga ana tjetër ky kancelar nuk dinjoi të priste dy korifejt e lëvizjes shqiptare si A. Frashërin dhe M. Vrionin?! Këtij Bismarku i janë drejtuar me qindra letra nga bejlerët e njerëzit e mençur të asaj kohe, ku ruhen nëpër arshivat gjermane si pekajmbere e pergamene për shkak të kërkesave më të bukura diplomatike, ku vetëm një gjuhë si shqipeja, megjithëse e e ndaluar, dinte t’i shprehte më mirë e më me kuptim se vetë gjuhët e lëvruara, qoftë ajo diplomatike si fërngjishtja apo edhe se vetë gjuha letrare e gëtes gjermane.
- Sulmi i gjashtë Shqipërisë i erdhi nga Konferenca e Londrës, përsëri më gjermanët në krye që morri përlyerjen edhe të fuqive të tjera si Angli, Francë e Itali, por edhe të katër cakejve përreth që e donin Shqipërinë, por të shqyer, si Serbia, Greqia, Mali i Zi e Bullgaria, por të paktën Anglia kërkoi falje duke qenë promotor i Kongresit të bërjes së Shqipërisë si ai i Lushnjes, Franca lëshoi shpejt e shpejt tokat e zaptura, Italia, jo rastësisht u tërhoq nën ndikimin Anglez! Po Gjermania asgjë deh askund për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por si ka mundësi, ore vllezër, që ky vend i quajtur fajtor, sepse ishte At e am për Evropën kishte kundra vetes edhe tre Superfuqitë e kohës si atë ruse, danubiane dhe atë turko-osmane? Në këtë Konferencë për tetë orë u vendosën fatet e popujve të sipërmendur, ndërsa për këtë popull e shtet të vogël nuk u mjaftuan 8 muaj (17 Dhjetor 1912 – 17 gusht 1913). Sa për popullin At e Am të Evropës gjejeni se si quhet perëndia e parë e njerëzimit, si ajo S(h)umere që fillon me At e mbaron me Am.
- Sulmi i shtatë është pushtimi gjerman, që në dukje erdhi si për të kaluar, apo erdhi si për të asgjësuar ndonjë kamunist rrugës që i dilte, po me floririn ç’pati që e vodhi, po me hedhjet në erë ç’pati që i bëri?! Po pse nuk kanë paguar një qindarkë dëm si ai dhe të tjerët këtij vendi At e Am nga ato të planit marshall që ky vend si gjermania mori.!? Këto ishin shtatë sulmet e gjermanit, si notat e muzikës apo të dushmanit ndaj popullt at e am të popullit gjerman që i ka dhënë 2000 emërvendesh, që i ka mbushur muzetë me atë që ai mburret sot dhe kur i pyet ciceronët po kjo çfarë gjuhe është dhe ata të gjegjen se është një gjuhë e vjetër gjermane ose një greqishte e vjetër e humbur, kur ato (qindra dokumente e piktura) lexohen ende me shqipen e sotme. Që i ka mbushur arkën me flori që një gjerman sot punon 37 orë në javë dhe pi 37 birra në ditë, ndërsa një shqiptar punon 100 orë në javë dhe nuk pi dot një birë në ditë.
- Dhe vjen sot (aktualisht) nota ‘ottavë’, sulmi i tetë i gjermanëve ndaj Shqipërisë. Nga ajo që janë kthyer në një popull që nuk mbarsin dot më, një popull të ri të vetvetes thërrasin për hamshorë e për farë si ata meshkuj shqiptarë, dhe po ashtu kërkojnë për tokë e për arë edhe femra shqiptarë, ku dje Top Channel dhe mijëra zyra me ‘trapër e gjakprishur’ shqiptarë janë organizuar sesi të çojnë për farë e për arë femra e meshkuj shqiptarë e të ngjizin një popull gjermanë nga e para me arbanë si në filimet e veta, por të quajtur shtetas gjermanë. Këta gjermanë që na bënin zborr neve shkencëtarëve në dyertë e Ambasadës për një copëz kartë vizë, po aq zborr edhe nëpër aeroporte kur me viza kërkonim të hynim për punëra shkencore andejza, sot na bëjnë thirrje mjafton të jesh shqiptar e shkodran se të tana i bën, duke e kanosur këtë vend me minimumin jetik, duke e boshatisur këtë vend deri në nivelet e skamjes në njerëz, por shqiptari është si fara e drurit të lisit në pyll – mjaftojnë të ngelen disa filiza ndër pyeje me ara, bletët (ne shqiptarët e ndershëm) do të biem polenet për ta filluar shqiptarinë nga e para.