• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mirela Bogdani: Replikë e detyruar me Ben Blushin për Rrugën e Bogdanëve

17:17 : 25/10/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE

Nga Mirela Bogdani

Replikë ndaj shkrimit “Flamurët e Rrugës së Bogdanëve” të Ben Blushit! Shqetësimi ndaj këtij shkrimi nuk është thjesht për deformimin e historisë së një fisi autokton tironas apo ruajtjen e emrit të një rruge, por për një çështje më të rëndësishme dhe principiale, atë të ruajtjes se historikut, identitetit dhe trashëgimisë së Tironës si qytet dhe komunitetit të saj, që përbën dhe misionin kryesor të “Tirona Intellectum”!

“Meqë kishe marre persiper (guxim i madh, duke pas parasysh qe nuk je as historian, as studiues) te tregoje historine e njeres prej rrugeve autentike te Tirones dhe nje prej fiseve me te vjetra te komunitetit tone, e shikoj te arsyeshme, si pjese e fisit te Bogdaneve, te sqaroj disa gjera mbi shkrimin tend gazetaresk ku ka shtremberime faktesh e datash historike.

Por duket sikur gjithe ket mundim nuk e ke marre per te shkruar mbi bukurinë e Rr. së Bogdaneve apo “historikun” e fisit Bogdani (se ate ka kush e ben), por per ti bere reklame nje biznesmeni i cili ka pak vite qe ka ardhur ne rrugen tone dhe te ka “impresionuar” me suksesin e tij. Ca saktesime fillimisht mbi historikun e fisit dhe rruges sone.

E para dhe me kryesorja, Bogdanet nuk kane ardhe ne Tirane 120 vjet me pare apo akoma me keq ne 1900. Bogdanet e Tiranes konsiderohen si nje nga familjet autoktone tiranase, e vjeter 400 vjecare. Dhe kjo nuk eshte nje “histori entuziaste” nga ato qe prodhoni ju gazetaret, por fakt. Dhe per t’ju permbajt evidencave dhe jo muhabeteve te kafja e lagjes, po sjell dy fakte:

Lexo edhe:

Dokumenti/ Inceneratori i Tiranës, konsulencë 1 mln € në muaj me kompaninë e Mërtirit, Blushit dhe Zotos

Konflikti me Ben Blushin, Gjykata i jep te drejte biznesmenit Andon Dhima

Se pari, Tirana shtrihej pertej atyre “kufijve” qe mendon ti. Sheshi Skenderbej nuk ka qene bosh, sepse aty ishte Xhamia e Karapiceve (nje nga me te medhate e qytetit). Sa per zonat ku sot shtrihet Rr. e Kavajes dhe e Durresit, ato jane te vjetra po aq sa Tirana, ndonese popullsia aty ka qene me e rralle.

Qe nga mesi i shek.19 kur Abdurrahman Bej Toptani beri ndarjen e pare te Tiranes me lagje, e deri ne vitet ’30 te nje shekulli me pas, qyteti do kishte 6 lagje. Lagjia e Re, apo sic i thonin tironcit “M’hallja e Re” ishte njera prej tyre. Ajo shtrihej ne perendim te Tiranes dhe perfshinte zonen e Rruges e Kavajes dhe Rruges se Durresit.

Ne Rrugen e Kavajes ajo shtrihej nga Banka Kombetare deri tek kryeqezimi i 21 Dhjetorit. Në te banonin rreth 5 fise tiransish qe identifikoheshin me territorin ku banonin: mehalla e Bogdanve, e Llagamve, e Zelve, e Mënikve dhe e Xhafëve!

Pra, ti njeson/ngaterron Rrugen e Kavajes (te ndertuar ne vitet 1928-29 ne kohen e Mbretit Zog, te quajtur fillimisht “Bulevardi Musolini”) me M’hallen e Re (qe ka ekzistuar qe ne fillim te shek.19). Bogdanet e Tiranes jane vendos ne Tirane qe ne 1700-ten, pikerisht ne ket lagjen e quajtur M’halla e Re, pra jo kur u ndertu Rr.e Kavajes, sic pretendon ti. Familjet e Bogdanve popullonin zonen midis Xhamise se Dine Hoxhes dhe Rruges se Ambasadave. Sot shumica e familjeve jetojne ne “Rrugen e Bogdaneve” dhe rrugicen “G. Strazimiri”.

E vetmja periudhë kur Rrugës së Bogdaneve ju ndërru emri ishte gjate kohes se komunizmit, që u quajt Rruga “A.Z.Cajupi”. Por pas demokracise ajo e rimori emrin e saj te vjeter me nje vendim te Keshillit Bashkiak te 2000, fale perpjekjeve te bera nga prof. Ramazan Bogdani dhe te tjere personaliteteve te shquar te ketij fisi…që me që ra fjala nuk ka pas vetëm “qeleshpunues”, por ka nxjerrë nder vite nje sere intelektualesh te spikatur te çdo fushe, bile të shkolluar në universitete prestigjoze të botës.

Se dyti, ekzistencen ne Tirane të Bogdanëve para asaj 1900-es tende e vertetojne Pemet Gjenealogjike te dy degeve te fisit Bogdani (i cili ka tre dege), njera prej te cilave u paraqit në Simpoziumin që TI organizoi në 2021 mbi pemët gjenealogjike të familjeve tironase! Aty jane paraqitur, me evidenca 6 breza, të cilat nga pikepamja kohore perfshijne periudhen e fillim viteve 1800 deri ne ditet tona, pra me shume se 200 vjet.

Stergjyshi im Jusuf Bogdani ka lindur ne 1880 tek po i njejti vend ku sot jetojme ne trashegimtaret e tij. Bogdanet e Tiranes kane ardhe nga Rrajca e Librazhdit ku akoma nje fshat eshte pothuaj i gjithi me mbiemer Bogdani, por gjenden dhe në vise të tjera të Shqipërisë si në Kukës, Korçë, Pogradec e Berat!

Ne shkrimin tend ka pastaj plot gafa historike, qe Esat P.Toptanin e ke nxjerre dajen e Zogut, apo qe Avni Rustemi u vra 5 min larg Rr. së Bogdaneve (e prandaj i vune emrin shkolles). Ai eshte vrare afer Pazarit te Ri, pikerisht ne sheshin qe mban padrejtesisht emrin e tij.

Dhe qe ta mbyll me ate per te cilin qartazi more mundimin te shkruash per rrugen tone, biznesmenin Dritan Gremi. Rrugen tone nuk e beri destinacion nderkombetar Gremi – ka dhe te tjera biznese qe e kane bere multi-kulturaleske rrugen tone, si psh Hosteli “Tirana Backpackers” ku vijne te rinj nga e gjithe bota. Por Hosteli dhe te gjithe ato biznese qe ti permend ne shkrimin tend, punojne modestisht, pa buje, pa zhurme dhe mbi te gjitha pa kap gazetaret e mediat per ti bere reklame dhe “show off”.

Pa shpalos flamuj, qe aq shume te paskan impresionu! Dhe mbi te gjitha, pa pasur synime diabolike per te hequr emrin e rruges qe mban prej me shume se nje shekull emrin e fisit autokton Bogdani dhe per ta zevendesu me emrin e biznesit apo brandit te tyre (that’s too far). Sepse kur ambicjet kthehen ne malinjitete dhe delire edhe tironcit qe historikisht jane shquar per mikpritesa dhe njerez tolerante e te bute, dijne t’ja japin pergjigjen.
“Jane te thella keto pune Nikollaq Jorganxhi” – tha teto Olimbia. Prandaj i dashur Beni, mos u magjeps aq shume nga pizzat, akulloret dhe flamujt e nje biznesmeni!”

 

* Prof. Mirela Bogdani
Pinjolle e Fisit Bogdani
Kryetare e Shoqatës “Tirona Intellectum”

Etiketa: ben blushiMirela BogdanireplikeRrugës së Bogdanëve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dokumenti/ Inceneratori i Tiranës, konsulencë 1 mln € në muaj me kompaninë e Mërtirit, Blushit dhe Zotos

14:52 : 23/07/2024
AKTUALITET

Konflikti me Ben Blushin, Gjykata i jep te drejte biznesmenit Andon Dhima

20:34 : 17/07/2024
AKTUALITET

Mirela Bogdani zgjidhet në krye të KLP-së, fituese e paracaktuar që në 2022-shin

11:12 : 07/06/2024
AKTUALITET

Shkarkimi i Ballës/ KLP mblidhet për të zgjedhur kryetarin e ri, në garë vetëm një kandidate

10:13 : 07/06/2024
AKTUALITET

Dosja e Inceneratorit/ SPAK kontrollon banesën e Ben Blushit

17:29 : 16/03/2024
AKTUALITET

Blushi: Veliaj preku fondet për arsimin për të paguar inceneratorin e Tiranës

14:03 : 06/02/2024
Para

Zyrtare/ Tirana rikthehet në “Selman Stërmasi”, ndryshon ora për sfidën ndaj Kukësit

TË GJITHA

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com