• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fërkonte gjoksin, uli kokën”/ Zbardhen dëshmitë e policëve që shoqëruan Lear Kurtin

17:22 : 24/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur dëshmitë e para të dhëna përpara hetuesve nga efektivët të cilët shoqëruan në komisariat 32-vjeçarin Laer Kurti. Në dëshmitë e siguruara, 24 efektivitë që e ndaluan të riun rrëfejnë versionin e tyre të ngjarjes së rëndë.

Efektivë i cili e ndaloi thotë se e ndoqi me vrap për rreth 2 minuta dhe kur e futën në automjetin e policisë 32-vjeçari ishte i qetë por kishte probleme në frymëmarrje. Sipas efektivëve thuhet se Kurti filloi të shfaqte probleme në momentin që e çuan në komisariat ku filloi të dridhej dhe të bënte lëvizje të pakontrolluara.

Në dëshminë e efektivëve thuhet se 32-vjeçari u ndje keq që në momentin e ndalimit, në kontradiktë me deklaratën e AMP-së ku nënvizohet se shqetësimet e të riut filluan në komisariat.

Dëshmitë:

“Rreth orës 23:07 bashkë me dy kolegët ishim në patrullim me makinë në rrugën “Riza Çuka” dhe në një moment konstatuam një të ri, i cili po ecte dhe kreu disa veprime të dyshimta. Në bazë të kësaj i kërkova verifikim. I kërkova mjet identifikimi, por ai nuk kishte. Më pas e pyeta nëse kishte sende të kundërligjshme me vete dhe më pas sa dola nga automjeti, i riu u largua me vrap. Pasi e ndoqa pas 2 minutash arrita ta ndaloj përballë një marketi. Pasi e ndalova, si unë ashtu edhe i riu u rrëzuam përtokë dhe në këtë moment u afruan edhe dy kolegët e mi. E ngritëm në këmbë të riun dhe kërkuam ndihmën e patrullave. E ulëm në trotuar dhe pamë që i riu kishte vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë kontaktova me drejtorinë vendore dhe kërkova një autoambulancë dhe që i riu të ndjehej më mirë e futëm në makinë, jo në makinën që kisha në shërbim, por në makinën tjetër. Filloi të ndihej më mirë dhe i thamë të qetësohej, ndërkohë që aty erdhën patrullat me kod 20 dhe 22. Në këtë moment kolegu tjetër i vendosi prangat dhe më pas u kthyem për të kontrolluar rrugën nëse kishte hedhur apo jo sende të kundraligjshme por nuk gjetëm, kurse patrulla tjetër e dërgoi të riun në komisariat.”

Lexo edhe:

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

Më pas vijon dëshmia e efektivit tjetër që thotë: “I riu fërkonte gjoksin dhe ulte kokën poshtë. Kur arritëm në komisariat i riu u kap te sedilja e makinës dhe nuk donte që të dilte, më pas e nxorëm nga makina me vështirësi dhe sapo doli prej aty filloi të dridhej, të shtrëngonte dhëmbët dhe bënte lëvizje të pakontrolluara. Menjëherë tentuam t’i jepnim ndihmë duke u munduar t’i hapnim gojën dhe i mbajtëm kokën mbrapa që të mos godiste pllakat, pasi po bënte lëvizje të pakontrolluara, i vendosëm një shkop hekuri në dorë pasi menduam për shenja epilepsie. Kolegët e mi njoftuan autoambulancën dhe duke parë gjendjen e tij, e futëm në automjet policie dhe e dërguam në spitalin e traumës pasi ambulanca po vonohej”.

Nga dëshmia e efektivëve disa momente kyçe:

-Efektivi deklaron se kur e ndaloi te riun u rrëzuan në tokë të dy. Filloi të ndjehej keq dhe qe ta ndihmonin e futen makinë për të qëndruar ulur. Deklaratë kontradiktore me AMP që tha se i riu u ndje keq në komisariat.

-Në komisariat u dërgua nga patrulla tjetër dhe jo nga patrulla që e ndaloi.

-I riu është mbajtur me forcë te sedilja e makinës dhe nuk donte të dilte dhe ta fusnin në komisariat.

-Në dëshmi efektivët thonë që ambulanca u vonua dhe prandaj e dërguan vetë në spital, ndërsa burime për Neës24 thonë që ambulanca shkoi në komisariatin nr.3

-Në deklaratë AMP thotë u ndje keq në komisariat, ndërsa efektivë kanë dëshmuar që, që në vendin që u ndalua u ndje keq dhe i merrej fryma./News24/

 

  • Ngjarja, çfarë ndodhi mbrëmjen e 19 tetorit me Lear Kurtin?

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore.

Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre.

Paraprakisht, nga hetimet e deri tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

 

 

Etiketa: dhuneefektivetLear Kurtingjarjapolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

11:33 : 08/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nisin hetimet për 40-vjeçarin

12:41 : 07/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare

11:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

11:04 : 07/08/2025
Para

E zhgënjyer nga shteti, Donjeta Sadiku: Fitova medalje historike, nuk më pritën

TË GJITHA

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com