• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Falsifikimet në Dhërmi, bllokohen projektet e resorteve të Gjikurisë dhe Ardian Nelo

11:38 : 24/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al

Sekuestrimi i rreth 60 mijë metra katrorë tokë në zonën e Gjilekës, në Dhërmi, ka bllokuar planet e disa biznesmenëve të fuqishëm për të ndërtuar resorte dhe fshatra turistikë mbi sipërfaqet e konstatuara si të fituara nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Prokuroria e Vlorës njoftoi pak ditë më parë se kishte identifikuar shkelje penale në regjistrimin e disa sipërfaqeve tokë në zonën bregdetare në bashkinë e Himarës, me vlerë totale tregu rreth 8 milionë euro.

Në bazë të këtij hetimi, gjykata e Vlorës pranoi kërkesat e prokurorisë dhe lëshoi urdhër arrestet për 24 persona, kryesisht ish-zyrtarë lokalë dhe persona që kanë kryer falsifikimin e pronave.

Lexo edhe:

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

Aksident me vdekje në Vlorë

“Boldnews.al” mëson se disa sipërfaqe të tokave të sekuestruara ishin pjesë e planeve për resorte të të paktën dy bizneseve të fuqishme; “Gjikuria” e Florenc Gjikuria dhe “Orion Construction”, në pronësi të biznesmenit Ardian Nelo.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Vlorës nuk rezulton që dy biznesmenët të jenë përfshirë në falsifikimin e pronave.

Megjithatë, tokat e siguruara prej tyre nëpërmjet kontratave të porosisë me personat e dyshuar për falsifikim, tashmë janë vendosur nën sekuestro preventive.

Gjikuria 

“Boldnews.al” ka mësuar se kompania “Gjikuria”, në Mars të vitit 2022 ka nënshkruar një kontratë premtim-shitje me familjen Leka në Gjilekë të Himarës, për një sipërfaqe toke 4 mijë metra katrorë.

Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj kontrate, kompania “Gjikuria” ka aplikuar për regjistrimin e saj pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Vlorë.

Në foto: Biznesmeni Florenc Gjikuria

Në planet e kompanisë “Gjikuria” mendohet se ka qenë ndërtimi i një resorti turistik në zonën e preferuar të Dhërmiut.

Por, ndërkohë që kontrata e porosisë është regjistruar në ASHK, hetimet e prokurorisë së Vlorës zbuluan se prona prej 4 mijë metrash katrorë, së bashku me shumë sipërfaqe të tjera në atë zonë, ishin përfshirë në një skemë falsifikimi nga persona zyrtarë e privatë.

Në këto kushte, në listën e pronave të sekuestruara nga gjykata, është përfshirë edhe sipërfaqja e tokës e marrë me premtim-shitje nga “Gjikuria”.

Orion Construction

Në të njëjtën pozitë aspak komode duket se është edhe biznesmeni Ardian Nelo, pronar i “Orion Construction”.

Në foto: Pronari i “Orion Construction”, Ardian Nelo

Sipas të dhënave hetimore rezulton se Nelo ka aplikuar pranë ASHK-së së Vlorës për regjistrimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), me sipërfaqe 1430 metra katrorë, me pronar Odhise Ruci.

Aplikimi është pranuar dhe është regjistruar në Agjencinë e Kadastrës së Vlorës në vitin 2022.

Edhe në këtë rast, besohet se biznesmeni Nelo ishte përgatitur për ndërtimin e një strukture turistike në bregun e Dhërmiut.

Por, njëlloj si “Gjikuria”, edhe kompania “Orion Construction” do të duhet të shtyjë planet për një kohë të pacaktuar, deri sa të qartësohet plotësisht dhe me vendim gjykate çështja e pronësisë së tokës.

Hetimet

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet kryesisht në vitin 2020, pas një serie informacionesh të mbërritura pranë saj për falsifikime pronash në zonën bregdetare të Dhërmiut kryesisht, por edhe në pjesë të tjera të territorit të Himarës.

Në kuadër të këtij hetimi, fillimisht, në Tetor 2021, janë arrestuar ish-drejtuesi i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, ish-drejtori i Tokave në Këshillin e Qarkut, Bardhyl Gjika, si edhe përfituesi Spiro Duni.

Në vijim, Prokuroria e Vlorës lëshoi në 20 Tetor të këtij viti urdhërat e arrestit për 24 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-kryetari i Këshillit të Qarkut, Anesti Dhimojani, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në shtëpi”.

Në foto: Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Anesti Dhimojani

Në një njoftim të Prokurorisë së Vlorës thuhet se personat e arrestuar, duke filluar nga viti 2020 e në vijim “kanë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumenta origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj, dokumente të cila janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore” duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet”.

Sipas Prokurorisë, dokumentat e falsifikuara janë rifutur në arkivën e D.A.M.T-së pranë Këshillit të Qarkut Vlorë si dokumente origjinale dhe nga ana e personave të interesuar është kërkuar kopje e njehsuar e tyre në rrugë zyrtare me kërkesë në Kadastrën e Qarkut Vlorë.

Në vijim kopja e njehsuar e këtyre dokumentave pronësorë me shkresë përcjellëse u dërgohej personave të interesuar, Bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë A.SH.K.Vlorë.

Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit, mbi bazën e akteve të administruara si dhe akteve të ekspertimit tekniko-grafik të kryera nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i disa prej praktikave të sekuestruara që bëjnë fjalë për pasuri të regjistruara në zonën e Himarës dhe të Dhërmiut, ka rezultuar i falsifikuar.

Etiketa: Anesti DhimojaniArdian NeloashkBashkia HimareDhermiFlorenc GjikuriaIsh-kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorëkompania "Gjikuria"ndertimeProkuroria e VlorësPronari i “Orion Construction”resortestrukture turistikevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

20:06 : 15/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

14:37 : 13/07/2026
Para

FOTOLAJM/ Protestës së pedagogëve i bashkohet dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste

TË GJITHA

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Vuçiç: Nuk pasqyron vullnetin tim

20:48 : 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet/ Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

20:41 : 15/07/2026

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş