• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 3 mln €/ Manovrat e Nadir Çaushollit dështojnë para oligarkes Vilma Nushi

19:59 : 22/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Nadir Çausholli dhe kompania e tij farmaceutike, “CFO Pharma” ka pasur një fat interesant në tenderat e zhvilluara nga strukturat spitalore.

Siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, në disa prej procedurave tenderuese, ‘CFO Pharma” është shpallur fituese, pasi më parë janë skualifikuar të gjithë konkurentët e tjerë në garë.

Kështu ka ndodhur, për shembull, në një tender të zhvilluar në Shtator 2022 nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër për blerje materialesh stamatologjike apo në një tjetër procedurë, të mbyllur në Tetor 2022 nga Spitali i Durrësit për pajisje mjekësore.

Lexo edhe:

Vokshi para SPAK: Nuk do të ndalem së denoncuari aferat e Vilma Nushit

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

Por, kur kompania e Çaushollit duhet të përballet me “pesha të rënda”, me kompani të lidhura ngushtë me Edi Ramën, duket se nuk i bëjnë punët “manovrat” e skualifikimit të të gjithë operatorëve të tjerë dhe as fijet që ka lidhur me Erion Veliajn e Bashkisë së Tiranës.

Në këto raste është “CFO Pharma” që skualifikohet, për t’i liruar vendin grosistëve, siç janë kompanitë të lidhura prej vitesh me emrin e Vilma Nushit.

Tenderi 3 milionë euro i Traumës

Në fillim të Shtatorit 2022, Spitali Universitar i Traumës shpalli tenderin me objekt “Blerje pajisje konsumi ortopedike”, për një periudhë 24 mujore, me fond limit 356 milionë lekë të reja ose mbi 3 milionë euro.

Në tender marrin pjesë tre konkurentë; bashkimi i operatorëve “Trimed & Layo”, shoqëria “OrthoNet 360” dhe “CFO Pharma”.

Bazuar në dokumentat që ka konsultuar “Boldnews.al”, rezulton se nga gara është përjashtuar vetëm kompania e Nadir Çaushollit, “CFO Pharma”.

Në foto: Rezultatet e tenderit 3 milionë euro për materialet ortopedike në Spitalin e Traumës

Titullarja e autoritetit kontraktor, pra Spitalit të Traumës, Edlira Bode, ka konstatuar se në ofertën e kompanisë “CFO Pharma” rezulton “të ketë gabime në lidhje me përllogaritjen e vlerës totale me TVSH, pasi mallrat objekt prokurimi bazuar në legjislacionin tatimor në RSH nuk kanë TVSH. Ndodhur në kushtet kur oferta ekonomike e paraqitur nga OE ka gabime në përllogaritje, rrjedhimisht oferta është e pavlefshme.

Në këtë mënyrë, Nadir Çausholli dhe kompania e tij farmaceutike humbi rastin për të fituar pjesë nga fondi 3 milionë euro i Spitalit të Traumës.

Kjo shumë do të ndahet mes “Trimed” dhe “Orthonet 360”.

Ky është momenti kur Çausholli duhet të ketë kuptuar se deri ku mund të arrijë pesha e tij në tregun farmaceutik shqiptar.

Vilma Nushi dhe Trimed

Kompania kryesore fituese e tenderit 3 milionë euro të Spitalit të Traumës është “Trimed”, e cila për shumë vite është menaxhuar nga rrethi i ngushtë familjar i biznesmenes Vilma Nushi.

Në vitin 2014, kompania “mëmë” e Vilma Nushit, “Marketing and Distribution” dhe “Trimed” krijuan shoqërinë “3P Life”, e cila fitoi koncesionin e parë në sektorin e Shëndetësisë të nënshkruar nga Ilir Beqja, atë të “Check Up”.

Biznesmenia Vilma Nushi kontrollon thuajse të gjithë paketën e kompania koncensionare e shërbimit Check Up, “3P Life Logistic”.

Shumicën e aksioneve në kompaninë koncensionare e ka “Marketing e Distribution”, e krijuar në vitin 1997 dhe në pronësi 100 përqind të Vilma Nushit.

Kompania tjetër, përbërëse e koncensionarit, është “Trimed”, aktualisht në pronësi të Shani Peposhit (50%) dhe Gentiana Peshkatarit (50%).

Por, më herët në këtë kompani kanë qenë familjarë të afërt të Vilma Nushit.

“Trimed” është krijuar në vitin 2004 nga biznesmeni Shani Peposhi. Rreth 4 vjet pas krijimit, në vitin 2008, Peposhi i dhuron Vilma Nushit 50% të aksioneve të “Trimed”.

Vilma Nushi, në vitin 2017, pra, 3 vjet pasi kishin fituar koncensionin e “Check UP”, vendos të shesë aksionet e saj në “Trimed”, për vlerën 300 mijë euro.

Blerësi është një shtetas britanik, Dominic Noel William Evans, për të cilin, të dhëna publike thonë që është bashkëshorti i mbesës së saj, Ledina Hido (vajza e Majlinda Hido, motra e Vilma Nushit).

Në vitin 2019, britaniku Evans i shet aksionet e tij në ‘Trimed”, po për vlerën 300 mijë euro, shtetasit Endrit Hido, nipi i Vilma Nushit, vëllai i Ledina Hido.

“Monopoli” i ortipedisë

Rreth 17 muaj më parë, “Boldnews.al” publikoi një investigim me titull “Si po favorizohet Vilma Nushi e “Check Up”, fiton pa garë miliona euro të tenderave të protezave në spitale”.

Në atë kohë, kur ishte “nëpër këmbë” Covid-i, Nushi përfitonte miliona euro në këto tendera.

“Boldnews.al” ka siguruar dokumentet e disa tenderave, të kryera në harkun kohor 2016 – 2021, të cilat kanë si objekte blerje implante ortopedike, pra hekurat/protezat apo pajisjet qe vendosin pacientët me thyerje kockash.

Megjithëse me një distancë prej 5 vitesh, fituesit dhe procedurat janë të njëjta; fituese del kompania “Trimed”. Madje, shpesh pa garë dhe me vlera shumë afër fondit limit.

Në vitin 2021, Spitali Ushtarak bëri tenderin për implante ortopedike. Sipas dokumenteve, në tender ka marrë pjesë BOE “Trimed” & “Layo” me ofertë 198.048.450 lekë, shumë afër fondit limit. Gjithashtu edhe kompania “OrthoNet” me vlerë 199.243.370, ose 99% të fondit limit. Ato kanë lidhur menjëherë kontratën.

Por, a kanë qenë të paracaktuara këto kompani?

“Boldnews.al” ka hulumtuar dokumentet e vjetra të tenderave të kryera për blerje implantesh ortopedike.

Sipas një dokumenti të vitit 2016, Ministria e Shëndetësisë shpallte “Trimed” dhe “Layo” fitues të tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro.

Tenderi kishte si objekt “furnizimin me materiale mjekësore për shërbimin e ortopedisë së QSUT-së, Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Rajonal Durrës”.

Afati ishte 2 vjeçar. Fondi limit, 199.694.742 lekë. Këto dy kompani kishin ofruar 198,520,968 lekë pa TVSH, ose rreth 98% të fondit limit. Në 2016-ën morën pjesë edhe 5 firma të tjera, por në zarfe kishin 0 lekë! Pra, një garë farse.

“Boldnews.al” ka mësuar se edhe tenderat në vitin 2019 me këtë objekt i ka fituar sërish e njëjta firmë. Dhe, pa garë.

Etiketa: CFO Pharmacheck upnadir caushollispitaleSpitali i TraumestenderTrimedvilma nushi“OrthoNet”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi para SPAK: Nuk do të ndalem së denoncuari aferat e Vilma Nushit

12:32 : 06/05/2025
AKTUALITET

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

09:30 : 06/05/2025
AKTUALITET

Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

08:50 : 04/05/2025
AKTUALITET

Tenderi 5.2 mln € në QSUT/ Myzyri i KPP “i dha” fitoren Alko Impex të Arbër Abazit

20:43 : 01/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Do i vemë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit, japin ilaçe me niseshte dhe amidon

13:55 : 01/05/2025
AKTUALITET

AKSHI heq dorë nga tenderi i kamerave në dogana/ Prapaskenat me kompaninë e sanksionuar

15:35 : 29/04/2025
Para

Publikohet video, momenti kur Policia shoqëron pa ndjenja Lear Kurtin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com