• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Firmoset marrëveshja, Kosova e Bosnja i heqin vizat njëra-tjetrës

16:33 : 21/10/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan të premten një marrëveshje që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve dhe njohjen reciproke të diplomave universitare.

Marrëveshja parashikon lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Ministrja gjermane e punëve të Jashtme, Annalena Baerbock theksoi të premten gjatë fjalës hapëse në konferencë se përfitimin më të madh nga kjo marrëveshje e kanë njerëzit nga Kosova dhe Bosnja-Hercegovina, të cilët nuk do të kenë nevojë për vizë për të vizituar njëri-tjetrin.

“Kjo do të thotë që të rinj kosovarë dhe boshnjakë do të vizitojnë njëri-tjetrin pa viza, gjë që për ne evropianët është e zakonshme. Do të thotë që studentët nga Shqipëria mund të përdorin diplomën e tyre bachelor për të punuar në Maqedoninë e Veriut, dhe që arkitektët nga Serbia të punojnë në Mal të Zi”.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu tha se edhe studentët do të jenë përfitues të mëdhenj.

Lexo edhe:

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

“Studentët tani duhet të paguajnë 300 deri në 500 euro vetëm për të njohur diplomat. Me këtë marrëveshje, kjo kosto do të jetë zero,” tha Bregu përpara një takimi të zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Bregu tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor –Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina – do të bien dakord gjithashtu për lëvizjen e lirë të njerëzve pa karta identiteti.

“Kjo do të thotë se muri i fundit i regjimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, do të zhduket”, tha Bregu, e cila drejton prej vitit 2019, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, që promovon integrimin evropian të rajonit.

#Servicetweet: starting live here at 1 pm CET – Western Balkans Conference: Opening statement by Foreign Minister @ABaerbock. #WesternBalkans https://t.co/yj26IxCTaK

— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) October 21, 2022

Etiketa: BosnjaKosovamarreveshjevizat

Lajme të lidhura

RAJONI

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

19:56 : 17/09/2025
RAJONI

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

12:54 : 17/09/2025
BOLD BLOG

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025
RAJONI

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025
RAJONI

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

13:11 : 14/09/2025
RAJONI

I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person në Kosovë

09:56 : 14/09/2025
Para

Denoncimi/ Zhupa poston videon: Deklarata shokuese e Kumbaros në Gjirokastër

TË GJITHA

Dëshmimi i Paul Williamsit: Çfarë tregoi në Gjykatën Speciale?

14:58 : 18/09/2025

Franca në protestë masive/ 800,000 njerëz kundër shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së moshës së pensionit

14:57 : 18/09/2025

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit – themeli i besimit mes qeverive e popujve

14:43 : 18/09/2025

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes! Mashtrimet online po marrin forma të reja

14:37 : 18/09/2025

Policia e Kosovës gjen municion luftarak në veri, çfarë dyshohet

14:27 : 18/09/2025

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com