• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mister vdekja e 32-vjeçarit, çfarë nuk shkon me deklaratat e AMP-së dhe Traumës

11:07 : 20/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti gjatë shoqërimit nga policia në Komisariatin Nr.3 pas një ndjekje në zonën e “Don Boskos” është e shoqëruar me hije të forta misteri.

Janë pikërisht deklaratat e Uniformave Blu, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe zërat nga Spitali i Traumës që japin versione të ndryshme mbi ngjarjen dhe mënyrën sesi i riu ndërroi jetë, që ngjasojnë me historinë kontradiktore të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020 në kryeqytet.

Fillimisht ishte policia që njoftoi mediat duke thënë se gjatë patrullimit në zonën e “Don Boskos” rreth orës 23:07 i kanë bërë thirrje për të ndaluar Laer Kurti, por ai ka ikur me vrap.

Policia e ka ndjekur më pas duke e ndaluar dhe e ka shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku sipas tyre 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë AMP, që drejtohet nga Ardi Veliu deklaroi më pas se Kurti ishte dërguar në spital pas shqetësimeve në gjendjen shëndetësore dhe ka humbur jetën në ambientet e Traumës.

Lexo edhe:

“Kishte shenjë te brinja”, nëna e Lear Kurtit akuza policisë: Dha shpirt në duart e tyre

Vdekja e dyshimtë e Lear Kurtit, Prokuroria kërkon pushimin e hetimeve

“Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Por kjo deklaratë duket e dyshimtë, pasi burime për mediat nga Spitali i Traumës kanë sqaruar se i riu ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre dhe për këtë arsye trupi nuk është ekzaminuar, por është dërguar menjëherë për në morgun e QSUT-së.

Në bazë të procedurave në raste të tilla, kur një person mbërrin pa shenja jete dhe konstatohet që ka humbur jetën, mjekët e kanë të ndaluar ta prekin apo të bëjnë ndërhyrje në trupin e tij, ndaj te Spitali i Traumës mohojnë të kenë kryer ndërhyrje te 32-vjeçari.

Ndërkohë, sipas Top Channel që i referohet burimeve nga policia, Laer Kurti pas prangosjes ka qëndruar në një stol pa shfaqur probleme derisa ka mbërritur makina që e shoqëroi.

Në momentet e pritjes aty kanë kaluar dhe shokë të tij që kanë komunikuar me policinë për arsyen e ndalimit.

Sakaq, gjatë rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore si dridhje trupi dhe nxjerrje sekrecionesh.

Për të përforcuar edhe më tepër dyshimet lidhur me vdekjen e të riut, shërben edhe deklarata e babait të tij, i cili ka mohuar që 32-vjeçari të ketë pasur probleme shëndetësore si epilepsia, siç edhe është përfolur në media.

“Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan”, ka thënë Artur Kurti, i cili akuzon policinë se “e ka mbytur” djalin e tij.

Etiketa: Laer KurtiSpitali i Traumës në Tiranëvdes ne komisariat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kishte shenjë te brinja”, nëna e Lear Kurtit akuza policisë: Dha shpirt në duart e tyre

13:38 : 29/11/2023
AKTUALITET

Vdekja e dyshimtë e Lear Kurtit, Prokuroria kërkon pushimin e hetimeve

17:32 : 28/11/2023
AKTUALITET

Mbyllja e sallave të operacioneve prej ndotjes për dy ditë, reagon Spitali i Traumës

14:48 : 16/12/2022
AKTUALITET

Mbyllen sallat e operacioneve te Trauma, arsyeja

13:45 : 16/12/2022
AKTUALITET

U plagos me thikë nga kunati, 30-vjeçari niset drejt Traumës në gjendje kritike

09:44 : 05/12/2022
AKTUALITET

Vdiq në komisariat/ Del ekspertiza mjeko-ligjore, ja pse ndërroi jetë Lear Kurti

09:38 : 17/11/2022
Para

Vdekja e Lear Kurtit/ Berisha: Policia gënjen si me Klodian Rashën, i riu u dhunua

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com