• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJE/Vdekja e të riut në komisariat, nga denoncimi për dhunë deri te ataku kardiak

10:20 : 20/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme shtetasi Laer Kurti (32 vjeç) pasi është shoqëruar në komisariat ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shkaqet janë ende misterioze.

Ndalimi i 32 vjeçarit u bë rreth orës 23:07, në rrugën “Riza Cuka”. Ndonëse të riut iu bë thirrje që të ndalonte, ai nuk iu bind policisë dhe tentoi të largohej, por më pas u ndalua. Policia pretendon se momenti i ndalimit të Kurtit nga efektivët, ka ndodhur pranë një supermarketi në “Don Bosko”, i cili rezulton të ketë kamera sigurie në ambientet e jashtme, dhe kanë filmuar momentin e ndalimit e të shoqërimit.

Është ende misterioze dhe natyrshëm lind pyetja: Çfarë ka ndodhur brenda automjetit të policisë nga vendi i arrestimit deri në mbërritjen e makinës së efektivëve në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë. Duke iu referuar njoftimit të policisë, Laer Kurti nuk ka mundur as të futet brenda godinës për t’u marrë në pyetje, ndërsa është ulur në një karrige në oborrin e komisariatit, ku është njoftuar edhe urgjenca.

Ndërkohë që gjendja e të riut përkeqësohej, efektivët kanë vendosur ta shoqërojnë me automjetin e tyre, ndërsa policia thotë se gjithë ky moment është fiksuar nga kamerat e objektit.

Lexo edhe:

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, i riu është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Dyshimet sipas policisë janë se i riu mund të ketë kaluar një arrest kardiak, por do të jenë mjekët që do të përcaktojnë saktësisht shkaqet e vdekjes së tij.

Laer Kurti, 32-vjeçari që ndërroi jetë në duart e policisë së Tiranës

 

  • Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së Laer Kurtit.

AMP njofton se aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Efektivët e policisë kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë apo të ketë patur përplasje fizike me të ndjerin, ndërsa do të jetë në duart e ekspertizës mjeko-ligjore që do hedhin dritë mbi këtë pretendim si dhe për rrethanat e ngjarjes.

Policia e Shtetit pretendon se Lear Kurti është proceduar të paktën 3 herë nga shërbimet policore.

 

  • Të dhënat e AMP nuk përputhen me qëndrimet e Spitalit të Traumës, çfarë nodhi?

Në të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti, i shoqëruar nga Policia në orët e vona të të mërkurës nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.

AMP në të dhënat paraprake, shkruan se 32-vjeçari pas shoqërimit në Komisariatin nr.3 shfaqi probleme shëndetësore dhe për këtë arsye u dërgua në Urgjencën e Traumës. Ndërkohë më tej theksohet se i riu shkoi me shenja jete edhe më pas gjeti vdekjen.

Ndërkohë që Spitali i Traumës ka dhënë një version ndryshe nga AMP, duke thënë se i riu është sjellë pa shenja jetë në spital.

 

  • Denoncimi i rëndë nga Sali Berisha

Menjëherë pas ngjarjes, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim të fortë për vdekjen e të riut të cilin e ka quajtur si një “krim të shëmtuar” brenda komisariateve të policisë.

Duke iu referuar denoncimit nga “qytetari dixhital”, Berisha jep disa detaje të rëndë duke theksuar se vdekja e Laer Kurtit ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga efektivët e policisë ndaj 32-vjeçarit.

Berisha shpreh ngushëllimet familjes të të ndierit dhe dënon me ashpërsi të madhe krimin e kryer sipas tij nga efektivët e Edi Ramës dhe ministrit Çuçi.

POSTIMI I PLOTE NGA SALI BERISHA:

“KRIM I SHËMTUAR! Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.”

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital të publikuar nga Sali Berisha:

“Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!”

 

“Ky eshte i riu 32 vjecar Laer Kurti qe xhelatet me uniforme i moren jeten! Vrasje shteterore e bandave Rama – Çuçi”, shkruan Berisha teksa poston foton e të riut.

Laer Kurti
Etiketa: komisariatkrimLaer KurtingjarjapoliciaSali Berishavdes ne komisariat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po shkatërrohet Tirana!”/ Urbanisti: Ndërtimi i pakontrolluar, një gabim në kufijtë e krimit

16:00 : 26/06/2025
Para

FOTOLAJM/ Ky është i riu që ndërroi jetë në duart e efektivëve të policisë në Tiranë

TË GJITHA

“Paqja nuk është më e garantuar”, Britania blen 12 avionë luftarakë F-35 nga SHBA

18:00 : 27/06/2025

U aludua se ka krizë në çift, Luiz Ejlli: Po bëjmë sikur jemi bashkë

17:57 : 27/06/2025

Michelle Obama rindez thashethemet për divorc me Barack Obama

17:56 : 27/06/2025

Zyrtare/ E papritur nga Anglia, klubi i njohur shkarkon trajnerin

17:54 : 27/06/2025

Zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO: Vendosa divorcin me Kryemadhin pasi…

17:49 : 27/06/2025

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

17:37 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com