• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse Liz Truss po luan lojën e Macron-it?

22:20 : 19/10/2022
në BOTA

Kryeministrja duket se është joshur nga presidenti francez. A është Emmanuel Macron një mik i Mbretërisë së Bashkuar?

Liz Truss tha gjatë verës se ajo nuk e dinte, gjë që u duk si një përgjigje e arsyeshme për rrethanat. Ky është një president i rrethuar nga këshilltarë të ngushtë që e mbajnë Britaninë në përbuzje pothuajse të maskuar.

Përveç një bisede të shkurtër të shtirur me Boris Johnson, të cilin Macron e goditi menjëherë me thikë në shpinë dhe e quajti klloun, presidenti francez kërcënoi se do të ndërpresë ndërlidhjen e energjisë elektrike midis Francës dhe Britanisë në një grindje në lidhje me licencat e peshkimit. Qeveria e tij merr miliona nga Britania në këmbim të të bërit sikur ndalon ngarkesat me emigrantë që nisen nëpërmjet kanalit.

Macron e ka përshkruar NATO-n si të ‘vdekur nga truri’ dhe ka fantazuar se roli i saj i sigurisë mund të evropianizohet. Përtej retorikës, kontributi i tij në përpjekjet e luftës në Ukrainë ka qenë i papërfillshëm.

Përgjigja e Macron ndaj pasigurisë së Truss për të, ishte të deklaronte se paqartësia e saj do të provokonte probleme serioze. Megjithatë, Truss, pa asnjë justifikim të dukshëm, e ka shpallur tani Macron një mik të ngushtë.

Lexo edhe:

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë

U konfliktuan pas lojës së dominove, plagoset me thikë i moshuari në Durrës

Macron përshkruhet nga babai i tij si një mjeshtër i joshjes.

Truss duket se i është dorëzuar hijeshisë së tij pa luftë. “Unë punoj shumë, shumë ngushtë me presidentin Macron dhe qeverinë franceze dhe ajo për të cilën po flasim është se si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca mund të punojnë më ngushtë së bashku për të ndërtuar më shumë termocentrale bërthamore dhe për t’u siguruar që të dy vendet të kenë siguri energjetike në të ardhmen. Të dy jemi të qartë se armiku është Putini, i cili përmes luftës së tij të tmerrshme në Ukrainë ka kërcënuar lirinë dhe demokracinë në Evropë dhe ka rritur çmimet e energjisë, me të cilat tani duhet të përballemi të gjithë.’

Për të çimentuar deklaratën e saj të miqësisë, Truss ka nxituar të marrë pjesë në Komunitetin Politik Evropian të Macron, një koncept ende rudimentar që presidenti synon të funksionojë si një sferë e ndikimit të Bashkimit Evropian. Ai dëshiron që ajo të ‘ndërtojë një intimitet strategjik’ me të gjitha vendet evropiane dhe të jetë një dhomë pritjeje për vende si Shqipëria, Turqia dhe Ukraina, që kanë ambicie për t’u bërë anëtarë të plotë.

Macron, deklaroi pa hezitim kryeministrja britanike, pas takimit të parë të këtij grupi në Pragë, ‘është një mik’. Truss është ajo që amerikanët e quajnë një ‘cheap date’ [një takim i lirë, pa shumë shpenzime]. Në të vërtetë, ajo e pagoi shtrenjtë mundësinë e artë për të dalë në foto me presidentin francez, duke rënë dakord që taksapaguesit e saj t’i paguajnë EDF-së së nacionalizuar të Francës 35 miliardë £ (sigurisht do të jenë shumë më tepër në fund) për të ndërtuar një stacion të ri bërthamor, Sizewell C. Ai do të modelohet sipas Hinkley Point C, stacioni që po ndërtohet nga EDF, i cili është në mënyrë katastrofike mbi buxhetin dhe i vonuar. Në këmbim, Britania nuk ka marrë asgjë nga Macron.

Truss mbërriti në skenën evropiane në një kohë kur Macron është reduktuar në një hije të staturës së tij të mëparshme. Ai ka mërzitur ose fyer ndër të tjera italianët, polakët, hungarezët, suedezët dhe zviceranët. I rizgjedhur pa dëshirë nga votuesit francezë, ai ka humbur shumicën në Asamblenë Kombëtare. Aleatja e tij Angela Merkel është larguar, duke e lënë politikën evropiane të energjisë në një rrëmujë të vërtetë. Diplomacia e tij me Putinin ka qenë e dështuar. Ushtria e tij është mundur në Afrikë. Kundërshtarët e tij politikë të brendshëm në të majtë dhe të djathtë nuhasin gjak. Truss mund të kishte kërkuar shumë më tepër në këmbim të mbështetjes së hapur ndaj tij. Në vend të kësaj, ajo thjesht u rrokullis në vend. /The Spectator 

Etiketa: lojemacrontrus

Lajme të lidhura

RAJONI

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë

09:42 : 04/08/2025
AKTUALITET

U konfliktuan pas lojës së dominove, plagoset me thikë i moshuari në Durrës

15:43 : 28/07/2025
BOTA

Macron: Franca do ta njohë shtetin palestinez

08:54 : 25/07/2025
BOTA

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025
BOTA

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

09:30 : 14/07/2025
BOTA

Biseda telefonike me Putin, Macron: Rusia dhe Ukraina janë ende larg armëpushimit

15:47 : 04/07/2025
Para

VIDEO/ Rashica fantastik, shënon sërish për Galatasaray-n

TË GJITHA

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com