• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta çakordon Ramën, sulmon pedagogët: Sindikata me kryetar atë skuthin e SHIK!

13:31 : 19/10/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Përplasjet midis kryeministri Edi Rama dhe Sindikatës së Pedagogëve janë intensifikuar në dy ditë e fundit, kryesisht pas deklaratës së tij në mbledhjen me rektorët, ku tha se nuk do të ketë më në Shqipëri rritje uniforme të pagës së pedagogëve.

Në krahun tjetër, Sindikata u përgjigj sot duke njoftuar përshkallëzimin e bojkotit me protestë kombëtare ditën e nesërme para Universitetit Politeknik.

Kreu i saj Sandër Kovaçi dhe pedagogë të tjerë njëzëri shprehën shqetësimin se janë duke u shantazhuar për të hequr dorë nga bojkoti, ndërsa e cilësuan kërcënim thirrjen e Ramës ndaj agjencive tatimore për të bërë “Vetting” të pasurisë së tyre.

“Nuk i frikësohemi kryeministrit”, ishte një nga parullat që u lëshua sot nga pedagogët, ndërsa kreu i qeverisë iu është përgjigjur nga Gjirokastra duke sulmuar hapur dhe drejtpërdrejtë kreun e Sindikatës, Sandër Kovaçi.

Teksa tha se rritjen e pagës duhet ta harrojnë pasi nuk janë “as si pensionistët, as si mësuesit as policët dhe zjarrfikësit”, Rama tha se Sindikata e atyre që dalin të protestojnë drejtohet nga një anëtar i SHIK-ut.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

“Ata pedagogët me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shumë se të tjerët, që përveç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësit dhe pensionistët të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim”, u shpreh Rama.

Duke qenë se mbledhja e tij me rektorët dhe kërcënimet duket se nuk i trembën pedagogët, Rama duket se ka nisur strategjinë për anatemimin dhe shpërbërjen e kauzës së protestës, duke i cilësuar drejtuesit e saj si të lidhur me politikën dhe opozitën.

Kjo, pasi në fjalën e tij në Gjirokastër Rama shkoi më tej duke thënë se ata që sot po kërkojnë rritje pagash janë një “zinxhir foltorezhinjsh që çojnë ujë në mullirin e rublave”, duke iu referuar kështu Partisë Demokratike.

“Nuk mund të lësh pa mësim studentë dhe studente që prindërit paguajnë që të qëndrojnë atje, kur paga të është rritur. Si t’i themi zjarrfikësve dilni dhe ju dhe vini ndonjë zjarr. Pedagogët punojnë edhe në universitete private. Merrni më shumë se deklaroni dhe këto do i shikojmë. Jo për t’ju bërë vetting, Këtu dalin bërtasin ata që kanë më shumë. Po t’i qanin hallin të tjerëve do thoni janë mjaftueshëm se janë më shumë se zjarrfikësit që hidhen në zjarr çdo vit e më shumë. Një figurë e SHIK-ut famëkeq nuk mund të japë orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën në universitet në foltore. Bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e rublave dhe spiunëve dhe non-gratave. Le të bëjnë protesta kundër meje. Por të bësh protesta si skuth dhe të bësh sikur po shantazhojmë. Kush po i shantazhon këto?! Shantazh bëhet këtu nga mediat kundër qeverisë. Asnjë pakt nuk ka me ta. Le ta bëjnë si të duan punën në ekrane. Ne do bëjmë punën tonë. Nuk bëjmë pakte pas shpinës tuaj”, deklaroi Rama.

Etiketa: Edi Ramapagat e pedagogeveprotesta e pedagogeveSandër Kovaçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
Para

“Më dridhet zemra për pensionistët”, Rama: Do t’i japim bonusin në fund të vitit

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com