• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përjashtohet nga drejtësia shërbëtori i Geron Xhafës dhe Bandës së Lushnjes

17:59 : 19/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 14 tetor 2022 të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni, pas dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, është vendosur ndalimi i rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Më 19 shtator, Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni, pas dy kërkesave për dorëheqje nga detyra të dorëzuara gjatë muajve të fundit nga ky subjekt rivlerësimi.

Kërkesa e parë u dorëzua prej Gjermenit në KLGJ më 24 maj, por deri në muajin korrik nuk u mor vendim. Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ai u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje. Në vijim, më 13 shtator ai dorëzoi një kërkesë të dytë për dorëheqje, e cila u shqyrtua dhe u pranua nga KLGJ brenda javës.

Në të dyja kërkesat, Gjermeni sqaronte se po hiqte dorë nga funksioni i gjyqtarit, pasi kishte vendosur të ndiqte një stad të ri në karrierën e tij, duke u impenjuar si pedagog pranë një universiteti jo-publik.

Gjermeni ka një karrierë të gjatë në drejtësi është një ndër magjistratët më të lakuar në vend, kryesisht për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij në vite prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar atë për lidhje me bandën e Aldo Bares. Në atë kohë, Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjermenit nga detyra e gjyqtarit, por tentativa dështoi pas votës kundër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin Gjermeni ishte anëtar.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Gjyqtari u bë objekt i medias edhe pasi u raportua i plagosur në vitin 2018 dhe për një sërë vendimesh kontradiktore.

Dorëheqja është një masë e parashikuar në reformën e vitit 2016, që u mundëson magjistratëve largimin nga sistemi pa iu nënshtruar procesit të vetingut, por me masë përjashtimi prej 15 vjetësh nga sistemi. Mbi 86 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit të procesit të vetingut.

Prej afro tre vjetësh, gjyqtari Artan Gjermeni i është nënshtruar procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit. Deri në vendimmarrjen e KLGj-së për mbarimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt, Komisioni nuk e kaloi çështjen e tij në seancë dëgjimore.

Në vendimin e arsyetuar të KPK thuhet se dy anëtare të trupës janë përjashtuar. E para, komisionerja Alma Faskaj, menjëherë pas shortimit në dhjetor 2019, ka kërkuar dorëheqjen si anëtare e trupës, por kërkesa i është rrëzuar. Paralelisht ajo ka dorëzuar edhe një kërkesë për përjashtimin e saj nga procesi i rivlerësimit të Gjermenit, që është pranuar nga një tjetër trupë e KPK-së.

Faskaj është zëvendësuar nga komisionerja Etleda Çiftja në cilësinë e relatores. Por pas revokimit të dorëheqjes së parë, Gjermeni ka kërkuar përjashtimin e Etleda Çiftjas me pretendimin se nuk ofronte garancitë për një gjykim të paanshëm dhe të pavarur për shkak të marrjes së saj në cilësinë e të pandehurës, në një proces penal. Kjo kërkesë është pranuar nga Komisioni dhe Çiftja është zëvendësuar nga komisionerja Suela Zhegu, në cilësinë e relatores së çështjes.

Pasi trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa(Bungo), me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitajn ka konstatuar se Gjermeni nuk ka kryer ankim ndaj vendimarrjes së KLGJ-së për mbarimin e statusit të magjistratit, ka vendosur ndërprerjen e vetingut për këtë subjekt rivlerësimi si dhe sanksionin 15-vjeçar.

/Reporter.al/

Etiketa: artan gjermenibanda e lushnjesgeron xhafajkpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
Para

Zyrtare/ Gjigandi gjerman shkarkon trajnerin, shkak bëhen rezultatet e dobëta

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com