• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Partizan kujdes me të voglat”, Bylykbashi: Ja pse “Demat” nuk e fitojnë dot derbin

20:04 : 19/10/2022
në SPORT

Ish-fantazisti i Partizanit dhe Kombëtares, Dorian Bylykbashi i ka bërë një analizë të hollësishme të kuqve dhe asaj që skuadra e Kolelës ka bërë deri më tani.

Në një intervistë për “Panorama Sport, ai shprehet se “demat” ndodhen në pozicion komod në renditje, por duhet të përmirësojnë lojën ndaj ekipeve të vogla, sepse nuk duhet të bëjnë kaq shumë gabime nëse duan titullin kampion.

Përse nuk po e fiton dot Partizani derbin?

Derbi nuk ka asnjëherë favoritë dhe nuk varet aspak nga renditja e skuadrave. Tifozeria e pret me entuziazëm të madh dhe plot me emocion dhe kjo mund të ndikojë edhe te disa lojtarë, që ngarkohen psikologjikisht dhe nuk arrijnë të japin më të mirën e tyre. Pastaj ka edhe gabime të vogla, të cilat në fund rëndojnë shumë. Për shembull Partizani pati raste me Skukën dhe të tjerët në derbi, të cilat duhet t’i kishte shfrytëzuar. Në derbi fitohet edhe me gjysmë goli, apo merr ndeshjen në dorë edhe me detaje të vogla. Po përmend një situatë, nëse e kalon herën e parë mbrojtësin, fiton besim, por nëse nuk e bën bllokohesh dhe të bëhet gjithçka malore.

A tregoi Partizani ndonjë defekt në ndeshjen me Tiranën?

Lexo edhe:

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

Superliga/ Java e 6-të rezervon derbin Partizani-Tirana, njihuni me programin e ndeshjeve

Nuk di të them. Tirana me të vërtet luajti me 10 vetë, por ndonjëherë në të tilla raste lojtarët marrin një forcë të madhe brenda tyre dhe japin 120% për të zëvendësuar atë që është përjashtuar. Kjo e ka ndihmuar Tiranën, sepse të gjithë lojtarët dhanë shpirtin në fushë. Nga ana tjetër kur je me një lojtar më pak se ekipi kundërshtar, në këtë rast Partizani, kalon me idenë se tashmë i futëm gjërat në vijë, jemi më lirshëm. Këto situata ndonjëherë të kthehen edhe në “bumerang”, sepse nga minuta në minutë ti pret që të shënosh dhe ndien më shumë presion.

Çfarë tregon fitorja ndaj Vllaznisë pas humbjes së dhimbshme në derbi?

Kjo tregon se ekipi ka forcë brenda vetes. Por edhe me Vllazninë e nisën pak të ngurtë në fillim. Më pas u bë goli i Vllaznisë dhe reaguan. Treguan karakter të madh dhe treguan forcën e tyre. Padyshim që shpirti i garës është në karakterin e asaj skuadre, sepse nëse do të ishte ndryshe, nuk mund të ndodhte ajo përmbysje.

Si ju duket stili i lojës së të kuqve, ku duhet të përmirësohen?

Për mendimin tim Partizani ka një ekip të kompletuar, megjithëse gjithmonë ka vend për përmirësim. Krijon shumë raste dhe kjo është gjë e mirë. Partizani për mendimin tim duhet t’i marrë ndeshjet një nga një, të vlerësojë çdo kundërshtar, sepse 10 ekipe janë dhe situatat janë të paparashikueshme. Kemi parë ekipe që humbasin këtë javë e mundin një ekip të fortë javën tjetër. Kukësi ishte në fund, tani është në vendin e katërt. Prandaj nuk duhen gabime dhe duhen vlerësuar në maksimum të gjitha ndeshjet. Këta trepikëshit e vegjël janë ata që të nxjerrin kampion në fund fare. /Panoramasport

Etiketa: bylykbashiderbiish-kapiteniPartizan

Lajme të lidhura

SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
SPORT

Superliga/ Java e 6-të rezervon derbin Partizani-Tirana, njihuni me programin e ndeshjeve

16:39 : 29/09/2025
SPORT

Atletico “turpëron” Realin në derbin e Madridit

18:40 : 27/09/2025
SPORT

FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

20:09 : 25/09/2025
SPORT

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

16:38 : 05/09/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Pas shkëlqimit fshihet një qeverisje grabitqare, korruptive e lidhur me krimin

21:56 : 25/06/2025
Para

Fiken dritat në institucione dhe rrugë, masat e marra për kursimin e energjisë

TË GJITHA

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com